top of page

NJË BISEDË (në largësi) ME ROBERT MARTIKON


NJË BISEDË (në largësi) ME ROBERT MARTIKON

Një miku im Robert Martiko, ka disa kohë që jep leksioone mbi atë se sa e rëndësishme është të jemi të stërvitur në dijet filozofike perëndimore. Kjo si ide është e mirëpritur. Dhe një shoqërie, edhe vetë individit njeri i bëjnë mirë thellimet në filozofi. Për mua është një ngushëllim i madh të mendoj si "filozof" në jetën praktike. Psh dua të ngrihem e të bëj një vrap, më thotë mendja që në mëngjes. Pastaj, si filozof, i them vetes: mblidh mendjen, nuk ke gjunjë ti 80-bukëshi të bësh vrap.

Disa gjëra me kohë i humbet, dhe filozofia të thotë: mësohu të jetosh me ato që mundesh, jo me ato që dëshiron. Flmd o filozofi (me hidhërim) që më mëson vetëpërmbajten.... e leshit...

Të vijmë te Martikoja.

Roberti këtë thellimin në filozofi ia jep dhe shkrimtarit. Si domosdoshmëri.

I dashur Robert, të bësh letërsi dhe të bësh filozofi janë profesione më vete.

Ke kaq kohë që këmbëngul te filozofia. Filozofia, filozofia... Mirë, po mos thuaj kështu si them unë dhe nuk ka gjë më tutje.

Historia botërore e letërsisë njeh shkrimtarë gjenialë... vetëm shkrimtarë. (Mbi 30 vjet ka qenë profesioni im të jap historinë e letërsisë botërore nga gjimnazi deri në Universitet) Filozofët, sociologët, estetët, psikologët (Frojdi), kanë pasur nevojë t'u referohen shkrimtarëve për argumentim të tezave të tyre dhe jo e kundërta siç ngulmon ti.

Nuk lexonte Molieri, Shekspiri, Balzaku, Hemingueji filozofi...as i përfillnin filozofët.

Po shoqëria ku jetojmë, për më tepër,, ata që lëvrojnë temat e mendimit në një shoqëri të dhënë, ata që duan të ngrihen mbi.nivelin empirik të interpretimit të tipave, sjelljeve, dukurive, veseve e huqeve të një kohe të dhënë, të kohës që po jetojnë, këta po, duhet të jenë të ushtruar në filozofi.

Berti, ti je zhytur me kokë në këtë mani- idenë tënde se duhet të hash tru e filozofi 24 më 24 orë. Lum si ti. Po të hash të njëjtën gjë... ndien neveri. Jetohet... pastaj mendohet, veprojmë, më pas filozofojmë mbi këtë të jetuar. Bëhet Troja, pastaj vjen Homeri, historiani,...Tuqididi me "Lufta e Peloponezit". E para është vepra, lufta, pastaj mbi këtë "luftë" ngrihen teza, bëhet filozofi, bëhet letërsi, histori. Jeta është e para.. Është e dështuar ideja platoniane (ide e rimarrë dhe te disa enciklopedistë frëngë) që e përjashtojnë poetin nga Polisi, që edhe mbreti duhet të jetë filozof..

Berti, bëj poezi, letërsi...ti ke poezi të mira. Unë ti kam lexur dhe pëlqyer...

Nuk di të vlerësoj sesa filozof je ti.

Sa për kujtesë:

 Aristoteli është filozofi i parë që ka një libër estetik 'Poetika". Ai i pari klasifikoi gjinitë: lirika, epika, dramatika. Është një libër që edhe sot bota shkencore i referohet. Por ai është filozofi që bëri sinteza, jo para se të shkruante Homeri, Safoja, Alkeu, Eskili, Sofokliu... Filozofi Aristotel erdhi kur shkrimtarët, pa e njohur atë, e kishin bërë letërsinë.

Prapë, unë të respektoj ty, i respektoj filozofët..

24 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page