Unë jam Ti
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 23, 2022
- 1 min read

Unë jam Ti
Unë jam Ti që vrave heshtur,
Goditur zemra hënë e murg,
Njëra tretur fsheh zemërimin,
Tjetri mençur hënën mund.
Udhëtojmë ne jetët tona,
Shpejtësia nuk është kusht,
Lumturia vjen munduar,
Dikush rruges të ve gur.
Unë jam Ti që mbjell trishtimin,
Jam Ti mbetur me vetminë,
Rrëzoj frikën ndaj një krua,
Bëhem flutur shpresë lirë.
Jam aty ku mbruhet forca,
Shpirt i bardhë detin trazon,
Unë jam Ti qiell kulluar,
Shpez krenar ne horizont.
Shiko lart qiell i praruar,
Shikim poshtë toka kurorë,
Unë jam Ti ne skaje jete,
Herë jam diell,Ti dëborë.
Herë të marr pishtarët dua,
T'a zbardh natën me një frymë,
Të besoj se Ti penduar,
Di se ç'mund të bësh më mirë!
Rrëqethëse! Në cdo varg ndjej veten, nje poezi-pasqyrë për çdokënd..
Urime poete! Nje rrefim i shpirtit krijues i vendosur ne penelin dhe dalten e piktorit dhe skulptorit Poet.