Unë emigranti….
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 3, 2020
- 1 min read

Unë emigranti, mbeta si çelës i thyer,
brënda një brave tjetër:
E para, pothuajse më ka harrur
dhe e dyta, më akuzon se unë
i kam prishur qetësinë…
Askush s’më kërkon
dhe askush nuk monton copat e mia të thyera…
Jam një i lirë i burgosur,
nga ikja dhe grindja e një fryme…
Njëra gjysmë,
ka mbetur e ndryshkur nga bodrumi i djeshëm
dhe tjetra,
është ngrënë nga plakja e të pa qënit i plotë…
Mbeta, çelës i thyer
ku çelsa- rregulluesit,
përçmojnë indiferentë rolin e dy copave të thyera…
Askush s’më njeh,
përveç ajrit ku dikur unë,
kisha mbyllur
dëshirat… !
Mars 2020
XINGOGRAFIA:
Po, ashtu është. Por, mos u ligështo, miku im. Se, mjafton të shkosh në depo dhe të hedhësh një vështrim. Aty do të gjesh një tufë ÇELSANDRYSHKUR nga shpërfillja e ustallarëve./ XINGOGRAFIA.