UNË E DI
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 7, 2020
- 1 min read

UNË E DI
Hapi duart Le të pushojnë aty Pëllumbat e fjalëve tinguj E di ti sa fjalë bëhen melodi? Unë e di!
Hapi krahët Le të mbyten në gjoksin tënd Të gjitha pafundësitë. E di ti sa dëshira bëhen pamundësi? Unë e di!
Dhe hape zemrën tënde Është vendi më i ngrohtë në botë, Aty ka bërë fole trishtimi im. E di ti si bëhet trishtimi, poezi? Unë e di!
06.05.2020
Commenti