![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_423d40222bab4bbebfdeef1664cb69f4~mv2.png/v1/fill/w_49,h_61,al_c,q_85,usm_0.66_1.00_0.01,blur_2,enc_auto/a48dbc_423d40222bab4bbebfdeef1664cb69f4~mv2.png)
NJË LIRIKË NGA MYSLIM MASKA
UNË DHE MILINGONA
Si t’ia bëjmë?-
Më pyeti milingona!
Kur e mora në pëllëmbë, e përkëdhela:
Që të bëhet
Më e bukur bota
Hap – mbyll sytë është jeta!...
Ç’të të them,
Dhe pse jam NJERI!
Jeta është një mister…
Është një pabesi
Ti e puth
Ajo me thonjë të çjerrë,
Prapëse prapë është një mrekulli…
20 -02- 2023 – Athinë.