U rrzuen britmat territ
Në rrugën si gjarpën E udhtari nxjerrë prej krahnorit Vlagën e kullueme Me kredhë në dritën që bjen Prej verigash të verdha.
Mandej mbyllë sytë Me gurin nën krye E zhytet në pus të mohimit. Ndërsa kuajt e heshtun Të gjurmës që mbet I bzâjnë trokun kronik.
Në ag Dita shkapetë dhimbën për gur E fjalët e idhta digjen si eshkë. l. lekaj
Comments