U QETH KËTO DITË BARI
- May 18, 2021
- 1 min read

U qeth këto ditë bari Me kosën- makinë Babai, i ndjeri E qethte më mirë.
Mbledh një tufëz bar T’i ndiej aromën Jam fshatar Që larg i ndiej erën.
Më deh kjo aromë bari Është parfum i rrallë S’e gjen në asnjë parfumeri Sado të vish vërdallë.
Dhe ju po ta provoni ( Disa e kanë provuar) Mua do më besoni Dhe kini për t’më kujtuar.
Boston, 14 maj 2021








Respekte dhe mirënjohje i nderuar mik. Pak rreshta por flasin shumë. Po na kujtohet era e barit të kositur, era e tokës së pluguar, aroma e grurit gjatë korrjes, aromat e shumta të bujqësisë dhe blegtorisë pranverore. Çdo stinë në vendin tonë na kanë rritur me aromat e tyre. Por këtë poezi e ndjejnë thellë jo vetëm ata të rritur në fshatra, por dhe ata që kanë patur fatin të punojnë si administratorë në sektorër e bujqësisë, blegtorisë, pyjeve, kullotave, bonifikimeve etj.
Përshëndetje dhe urime mik i viteve aktive në strukturat e sistemit të bujqësisë.
Fahri Dahri. Itali, më 18/05/2021-