UÇK - krenaria me e larte e shqiptareve.


Rexhep Shahu


Gjykata speciale mund te therrase e te vrase dhjete, njeqind, njemije ushtare e komandanta te UÇK, por mos t'i shkoje askujt neper mend se ajo gjykate mund te denoje UÇK.

Krijimi i UÇK eshte arritja me e larte, me madheshtorja me e pa perseritshme e shqiptareve ne historine e tyre mijevjecare.

UÇK ka qene ushtri dhe jo ansambel artistik, ka bere lufte dhe jo mbremje vallzimi, ne lufte vritesh se luhet me plumba e jo me trendafila.

Mund te denohen te gjithe qe meritojne, te gjithe qe kane hak le te denohen por kjo nuk do te thote se mund te denoje ndokush UÇK.

Po te mos ishte UÇK, qe nuk eshte prone e askuijt dhe e te gjitheve, ne te cilen u rrjeshtuan shume shqiptare, te cilen e perkrahen te gjithe shqiptaret, sot mund te thonim dobrodan ne Prishtine.

Ata qe e barazojne UÇK me komandantat apo ushtaret qe thirren e mund te thirren ne Hage, qe mund te denohen ose jo, nuk dine asgje per UÇK ose duan ta bejne ate cete bandash dhe jo Ushtri Çlirimtare te Kosoves.

UÇK eshte krenaria me e larte e shqiptareve, qe ua drejtoi kurrizin e historise, qe ua kujtoi e mesoi se edhe serbet i vret pushka e shqiptarit e jo vec shqiptaret pushka e serbit. 

9 views

Shkrimet e fundit