Turqia, vëndi më humanitar i Botës-mik i madh i shqiptarëve


Turqia

Turqia, vëndi më humanitar i Botës-mik i madh i shqiptarëve

Nga Skënder Sadri KAPITI

Turqia prej vite e vitesh është vëndi më humanitar i Botës.

Sipas Raportit të Organizatës së Pavarur të Zhvillimit Ndërkombëtar, Development Initiative (DI), vetën në vitin 2018, 8 mijë e 400 million dollarë apo 29% e të gjitha ndihmave humanitare nga e gjithë bota vinin nga vëndi më bujar në Botë, që është shteti turk.

Ne shqiptarët dhe Shqipëria duhet t’u jemi mirënjohës qeverisë dhe presidentit turk Erdogan , popullit turk, për ndihmën vëllazërore që Turqia ka dhënë gjithmonë për Shqipërinë dhe për shqiptarët, jo vetëm për ndërtim të xhamive me të cilën vetëm sa spekulojnë disa individë dhe qarqe të caktuara turkofobe, pasi Turqia ka realizuar mbi 400 projekte ne Shqipëri në fushën e arsimit, shëndetesisë, kulturës; në turizëm, cerdhe, shkolla, universitete, spitale, konvikte, parqe etj., si dhe ka ndihmuar financiarisht ushtrinë e policinë shqiptare si dhe me ndihma, infrastrukturë e pajisje.

Nuk duhet të deklarohet falenderuese dhe mirënjohëse për ndihmën turke për Shqipërinë dhe për shqiptarët vetëm kryeministri e qeveria shqiptare aktuale, por i gjithë populli shqiptar duhet ta shprehë mirënjohjen tij, duhet ta shprehë edhe Presidenti i Shqipërisë si edhe opozita politike sepse Erdogan nuk po ndihmon sot pas tërmetit ,për eliminimin e pasojave të tij Kryeministrin e Shqipërisë por po ndihmon shtetin dhe popullin shqiptar.

Presidenti Erdogan nuk ka thënë vetëm për Ramën se e ka mik, por ai i ka konsideruar miq të gjithë personalitetet e larta shtetërore të Shqipërisë; dhe Turqia, shteti e politika turke i kanë respektuar njësoj të gjithë Presidentët, kryeministrat dhe shtetarët e Shqipërisë si Berishën,Nanon,Majkon,Metën, Nishanin, Edi Ramën etj., pa marrë parasysh se prej cilës parti politike në Shqipëri dhe se cilit besim fetar ata i përkasin.

Kështu si dashamirës dhe mik i madh për shqiptarët që sillet sot Turqia dhe Erdogan, ashtu është sjellë dhe ka vepruar gjithmonë Turqia dhe të gjitha qeveritë e saj , si dhe të gjithë Presidentët dhe Kryeministrat e saj.

Turqia gjithmonë ka qenë në krye të shteteve e vëndeve mike të Shqipërisë, Kosovës dhe të shqiptareve, gjë që e tregoi edhe së fundmi me rastin e fatkeqësisë së tërmetit që ra në Shqipëri me 26 Nëntor 2019.

Ne shqiptarët duhet të mësohemi që ta respektojmë dhe ta bëjmë mik atë popull dhe atë vënd jo prej servilizmit por duhet ta mbajmë mikun i cili gjithmonë tregohet, mbetet e gjëndet mik në ditë të vështira.

Ne nuk na intereson shume p. sh. se si SHBA, Turqia, por edhe Serbia, Greqia, Rusia e Kina se cilin ata kanë miq e vella sepse askush as nuk na pyet për këtë, por na intereson se kush është prej tyre dhe shteteve të tjera është mik i sinqertë me shqiptarët; shqiptarëve duhet t’u interesojë se kush prej shteteve dhe kombeve të tjera është mik i sinqertë dhe i vërtetë për shqiptarët.

Ne nuk duhet të na interesojë shumë “internacionalizmi” e as globalizmi , por para së gjithash dhe mbi të gjitha të na interesojë interesi kombëtar e shtetëror i yni; dhe duhet ta kemi dhe ta mbajmë mik dhe të kemi marrëdhënie miqësore e vëllazërore me atë shtet dhe me atë komb i cili dëshiron dhe zhvillon marrëdhënie të tilla me Shqipërinë dhe Kosovën.

Ne nuk duhet të ndikohemi dhe as nuk duhet që t’i publikojmë e t’iu kushtojmë vëmendje mediatike disa farë servilëve, mercenarëve, injorantëve dhe fanatikëve islamofobë, as disa farë patriotëve falso dhe mashtruesish të cilët u shërbejnë kauzave antshqiptare dhe që nxisin me finesë dhe djallëzisht urrejtjen kundër Turqisë dhe kundër muslimanizmit patriotik shqiptar.

Erdogan dhe Turqia ndihmojnë Shqipërinë dhe shqiptarët pa qenë nevoja që shteti shqiptar t’i kërkojë asaj ndihmë, sic po bëjnë edhe sot pas dy javësh nga dita e tërmetit kryetari parlamentit të Shqipërisë dhe institucionet e tjera shtetërore të Shqipërisë drejtuar SHBA-së, BE-së dhe shteteve të rajonit.

Ndërsa ndonjë turkofob si një farë turkofobi nga Kosova “shqetëohet” pse kryeministri i Shqipërisë citon ajete kuranore, dhe dikush tjetër islamofob nga Shqipëria nuk i bën përshtypje se Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi për familjet shqiptare, por shqetësohet se mos do të ndërtohet ndonje xhami, kur në SHBA një Kishë në shtetin e Nju Jorkut, Bashkia nuk ua dha atyre që kishin kërkuar për ta bërë klub, por ua dha muslimanëve për ta shndërruar atë në xhami, si një vënd ku të vazhdojnë lutjet për Zotin.

Për islamofobët dhe turkofobët mercenarë shqiptarë dihet se ata vetëm sa edhe në raste të tilla vetëm sa e mallkojnë Turqinë pse ajo ndihmon Shqipërinë e shqiptarët, dhe të cilët vetëm sa kanë llomotitur se Rama po e orienton Shqipërinë nga Stambolli dhe jo nga BE-ja ?!

Të shohim se kush janë miqtë e vërtetë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve,tani me rastin e tërmetit, të shohim se sa ndihma do të japin ata të cilët shqiptarët i quajnë bashkevëllezër europianë dhe i konsiderojnë miq strategjik dhe aleatë jetikë në këto ditë të vështira të tragjedisë natyrore të tërmetit. Të shohim se kush do t’i japë ndihmë dhe do t’i ndihmojë seriozisht Shqipërinë e shqiptarët.Të shohim perendimin i cili me të drejtë u interesua dhe u angazhua në maksimun dhe u trondit e gjithë Europa për djegien e Katedrales Notre Dame në Francë, dhe të presim që edhe BE nën shëmbullin e Turqisë e të Katarit të ndihmojë maksimalisht Shqipërinë dhe shqiptarët , të shohim se cfarë do të bëjnë BE për Shqipërinë dhe për kombin më proamerikan dhe me proeuropian në Botë, për shqiptarët që deri tani padrejtësisht as negociatat nuk ia hapën Shqipërisë për në BE. Ku janë humanizmi dhe vlerat njerëzore e demokratike të Perendimit për popullin europian shqiptar?

Shqiptarët, shteti shqiptar kudo dhe kurdo i gatshëm ku e këkojnë interesat globale perendimore dhe vatrat e krizave humanitare dhe konfliktet civile, dhe aq sa Shqipëria ka takatin, ajo përgjigjet dhe kotribuon, po perendimi pse nuk iu është mirënjohës dhe korrekt aq sa duhet shqiptarëve.

Urgjentisht në ndihmë Shqipërisë i vjen Turqia dhe Presidenti i saj Erdogan ky mik i deklaruar si vëlla për shqiptarët i cili edhe gjithmonë e ka justifikuar me vepra dashurinë dhe respektin për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Dhe pavarësisht se Turqia akoma ka pasojat rrënimtare të tëmetit katastrofal të saj; pavarësisht se Turqia po përballon katastrofën humanitare të 5 milion refugjatavë sirianë të larguar nga lufta civile në Siri dhe tronditjen e grushtit të shtetit të para dy vitesh, e megjithë këto Shteti turk dhe populli shpirtmadh e vëlla turk gjen mundësinë dhe akordon ndihmën jo vetëm urgjente me materiale e ndihma humanitare, por Presidenti Erdogan i premton kryeministrit shqiptar ndërtimin e 500 shtëpive brënda një viti.

Dhe jo vetëm kaq por Presidenti turk bën propagantë dhe u kërkon vëndeve mike të Turqisë që të kontribuojnë për rindërtimin e Shqipërisë, ashtu sikurse u bën thirrje të gjitha vëndeve jo vetëm muslimane por të gjitha shteteve antare të OKB-së për ta njohur shtetin shqiptar të Kosovës.

Mik më të mirë dhe më të sinqertë për shqiptarët se sa populli turk nuk ka.

Dëgjojeni atë fjalim të Presidentit Erdogan drejtuar shteteve muslimane për ta ndihmuar popullin vëlla shqiptar se sa me ndjesi, me urtësi e përmallim , se sa me dhimbshuri shpirtërore u drejtohej ai atyre për të ndihmuar Shqipërinë dhe popullin shqiptar, që kaq të tillë nuk e bëjnë e as nuk e kanë as politikanët dhe as kryeministrat shqiptarë për popullin e tyre.

Pra gjithmonë Turqia avokate dhe aleate e madhe dhe e sinqertë e shqiptarëve.

“Gabim”- E.Rama duhet t’u kishte marrë “leje” turkofobëve për ndihmën e Turqisë si I.Kadaresë, K. Myftarit, G. Mehmetaj, Ben Blushit, Spartak Ngjelës, Maks Velos, A.Xharës, P.Priftit, M. Nanos. B.Buzhales e ndonjë tjetri.

Dhe Turqia duhet edhe t’i kishte “pyetur” turkofobët shqiptarë para se ajo ta refuzonte pjesmarrjen e saj në ceremoninë e dhenies së cmimit Nobel shkrimtarit austriak Peter Handke, mbështetësit dhe simpatizantit të genocidit serb milloshevician kundër shqiptarëve të Kosovës..

Para se Edi Rama të shkonte në Stamboll dhe të takonte Presidentin Erdogan , i cili ishte i pari që pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 premtoi ndërtimin e 500 shtëpive, Kryeminstri shqiptar duhej t’u kishte marrë “leje” turkofobëve shqiptar të Shqipërisë dhe të Kosovës të cilët gjithmonë kanë lehur e llomotitur kundër Turqisë, kundër aleancës strategjike Shqipëri-Turqi, kundër marrëdhënieve vëllazërore dhe të sinqerta të popullit shqiptar dhe atij turk, kundër muslimanizmit shqiptar dhe kundër xhamive ku xhami ka edhe në SHBA, Rusi, Francë, Itali, Gjemani, Hollandë, Britani të Madhe e kudo në botë ku ka besimtarë muslimanë ashtu sikurse ka kisha edhe në Turqi, Egjipt dhe në vënde të tjera me shumicë popullsie të besimit Islam .

Turkofobët shqiptarë me turkobizmin e tyre përpiqen të maskojnë shqiptarofobinë e tyre, urrejtjen kundër muslimanizmit shqiptar patriotik e kombëtar; përpiqen të maskojnë e të fshehin mercenarizmit dhe serbo-grekofilizmin e tyre. Por pavarësisht këtyre vemjeve turkofobe dhe sahanlëpirësve mercenarë, Turqia është e para e cila ka premtuar dhe ofruar ndihmën për ndërtimin e 500 shtëpive për familjet të cilat ua rrënoi banesat tërmeti. Presidenti turk Erdogan ky mik i madh i shqiptarëve jo vetëm si shtet turk po e ndihmon Shqipërinë por ai po ua bën prezent dhe po kërkon që Shqipërinë ta ndihmojnë edhe shtete të tjera të Botës muslimane , ku thirrjes së tij iu përgjigj menjëherë Mbreti i Katarit i cili akordoi 20 milion $ ndihma për Shqipërinë , Katari një shtet i vogël musliman me siperfaqe 12 mijë km2 dhe popullsi 2 milion banorë, dhe 3 milion $ Emiratet e Bashkuara Arabe

Turkofobët dhe islamofobët shqiptarë shqetësoheshin pse Turqia ndihmonte për ndërtimin e xhamive të shëmbura e të rrënuara nga regjimi ateist e komunist në Shqipëri, por ja që Turqia ndihmon edhe për ndërtimin e shtëpive për shqiptarët. Turkofobët shqiptarë shqetësoheshin pse Erdogan në shënjë respekti i quan shqiptarët vëllezër kur Turqia nuk ka asnjë interes dhe asnjë nevojë për Shqipërinë, por si do të reagojnë ata tani kur Turqia me të vërtetë shqetësohet dhe ndjen dhimbje për shqiptarët në Shqipëri edhe në rastin e tërmetit?


#skender #kapiti

0 views

Shkrimet e fundit