Trung Atëror Fatmir Terziu
… kënga e kokrrizave të ujëta të mëngjesit është çast nuk më miklon më është rast kapërcen kufirin e e shtrydhjeve magjike të ëndrrave në udhë të largëta të çmendura që zvarrisin lumenjtë më të rrëmbyer në qiejt e ngulur mes kafkës sime më duhet të shkul një pasthirmë të rimbursuar pak nga pak me gjithë hutimin e ditëve të ikjes ajo që dhemb përmbyt një botë të tërë ku jeta shkruhet me laps dhe fshihet me gomën e dhimbjes.
Dhimbjet ushqehen nga ditë të brejtura koha u vesh kostume të ndryshme si natyra zogjve me cikël hënor aty janë dhe orakujt e nanurisjeve në mundimin e zgjimit vizatuar në harta të vegimit shpirtëror duke rindërtuar prej mishi e gjaku një trung Atëror…
Comments