top of page

Tre shkrime


Gjak i rremë

Astrit Lulushi


Njerëzit jetonin më gjatë në kohët e lashta. Historia thotë se njerëzit jetonin më shumë se 100 vjet. Ka shumë shembuj të njerëzve që janë më të vjetër ose në moshë më të re nga sa mendojmë.

Por, shpesh, jetëgjatësia mesatare në mesjetë nuk ishte më shumë se 40 vjeç, kryesisht për shkak të luftrave dhe nivelit te lartë të vdekjeve foshnjore. Kishte edhe njerëz shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë vjeç. Nëntëdhjetë ishte një gjë e rrallë. Dhe do të kishte qenë shumë e rrallë që dikush të arrinte njëqind. Duket ndonjëherë, se një përshtypje krijohet edhe nga librat. Bibla, është tregues se si është regjistruar Tora, nga e ka burimin Dhjata e Vjetër. Atëhere kishte një tendencë për të shtuar zero në fund të numrave, kur bëhej fjalë për eksod, pjesmarrje në ndonjë përleshje ose luftë. Dhe kjo është pjesë e problemit me disa nga numrat e lartë të ushtrisë, ose me numrin e të vrarëve në luftë. Në djegien e Gadit, Dhjata e vjetër thotë se 40,000 ushtarë dogjën atë qytet. Mund të kenë qenë 400 ushtarë, por kronisti e ndryshon numrin duke e bêrë më të lartë për ta paraqitur palën tjetër si viktimë. Dhe Bibla regjistroi numra të çuditshëm, siç bëri edhe pjesa më e madhe e historisë. Pra, nuk kishte 28,000 dëshmorë, me gjithë respektin, dhe as 70.000 partizanë, siç thotë shpesh historia e një partie. Si me çdo gjë, komunistët e tepruan.


Kujtesë para lindjes Astrit Lulushi Brenda mitrës, i rrethuar nga lëngu amniotik, fetusi dëgjon tinguj. Foshnja ende pa lindur dëgjon rrahjet e zemrës së nënës. Ky është zbulimi i fundi nga një studim nga Universiteti Keele në Mbretërinë e Bashkuar. Një vit pasi kani lindur, fëmijët njohin dhe preferojnë muzikën ndaj të cilës ishin ekspozuan gjatë kohës në mitër. Sistemi dëgjimor i fetusit është plotësisht funksional rreth njëzet javë pas konceptimit. Në këtë eksperiment, nënave u luhej një pjesë muzikore për foshnjat e tyre në mënyrë të përsëritur gjatë tre muajve të fundit të shtatzanisë. Natyrisht, foshnjat dëgjonin gjithashtu të gjithë tingujt e jetës së përditshme të nënave të tyre, duke përfshirë biseda dhe zhurma mjedisore. Një vit më vonë, shkencëtarët u luajtën foshnjave muzikën që ata/ato kishin dëgjuar në barkun e nënës. Për shembull, një fëmijë që kishte dëgjuar një këngë e dëgjoi përsëri atë një vit më vonë, dhe reagoi me enthuziazëm Një grup fëmijësh që nuk kishin dëgjuar asnjë nga kjo muzikë më parë nuk treguan asnjë preferencë. Gjithashtu, foshnja preferon muzikën e shpejtë dhe optimiste sesa muzikën e ngadaltë.

Këto gjetje bien ndesh me nocionin e vjetër të amnezisë së fëmijërisë -- që ne nuk mund të kemi kujtime të vërteta para moshës pesë vjeçare. Shumë njerëz pretendojnë se kanë kujtime nga fëmijëria e hershme rreth moshës dy dhe tre vjeç, por është e vështirë të dihet nëse këto janë kujtime të vërteta të ngjarjes, ose kujtim për ngjarjen që e kemi dëgjuar më vonë. Truri i foshnjes është ende i pazhvilluar, funksioni i trurit nuk është i plotë dhe rrugët nervore janë ende në procesi i krijimit. Mendja e fëmijës përpiqet të asimilojë sa më shumë informacion që të jetë e mundur në një kohë sa më të shkurtër të jetë e mundur; dhe zakonisht ka boshllëqe të mëdha në të kuptuarit, ndërgjegjësimin ose kujtesën për ngjarjet; ai ende nuk ka mësuar se si të dallojë ngjarjet e rëndësishme nga ato të parëndësishmet, ose të kodojë përvojën në mënyrë sistematike. Kështu, fëmija i vogël padashur mund të kodojë, si të tijat, historitë që i janë thënë nga të tjetër për veten e tij. Duket se edhe për muzikën, përvoja para lindjes është e koduar në kujtesë dhe mund të arrihet në mungesë të gjuhës ose të vetëdijes së qartë të kujtesës.


Sardët

Astrit Lulushi


Në Sardenjë ekzistojnë struktura nurhage ose nuraxis, që e bëjnë të veçantë kulturën Nurhage të këtij ishulli. Sipas Oxford English Dictionary, etimologjia e fjalës është "e pasigurt dhe e diskutueshme". Nuraxis sardinisht do të thotë grumbull gurësh ose zgavër, të ndërtuara rreth vitit 1200 pes në këtë ishull. Baza semite e arabishtes nur 'drita, zjarri' tani përgjithësisht refuzohet nga gjuhëtarêt. Fjala latine murus ('mur') mund të lidhet me *muraghe. Sidoqoftë, një teori e tillë është e diskutueshme mes gjuhëtarëve.

Një tjetër teori etimologjike sugjeron origjinën proto-baske me termin *nur (gur). Një shpjegim tjetër i mundshëm është se termi nuraghe erdhi nga emri i heroit mitologjik iberik Norax, dhe rrënja *nur do të ishte një përshtatje e rrënjës indo-evropiane *nor.

Fjala ndoshta lidhet me emrat Nurra, Nurri, Nurru (gurë), dhe me sardenian nurra (grumbull gurësh, zgavër në tokë) edhe pse këto kuptime janë të vështirë për t'u pajtuar, Gjithashu, në Tiranë nuk ka ndonjë studim nga albanologë me institut tashmë të mbyllur. Ndonjë në krye mendon se shqipja është çështje e zgjidhur dhe se instituti albanologjik nuk meriton të jetë.

Sardët e lashtë vërshuan nga lindja dhe u vendosën në ishullin që sot mban emrin e tyre. Disa thone se ata janë Shardanë (shigjetarë), një nga “popujt e detit” që sulmuan Egjiptin e lashtë në vitin 1100 pes.

Ideja e një elementi paleobalkanik brenda gjuhës sarde nuk është e re. Studiuesi më i madh i gjuhës sardineze, gjermani Max Leopold Wagner, e kishte shprehur këtë ide në studimin e tij të vitit 1933. Kohët e fundit idea e tij është ringjallur. Prof. Alberto G. Areddu nxjerr disa marrëdhënie midis botës paleosardine dhe asaj trako-ilire. Banorët e Shardanës, sipas interpretimeve të studiuesve, ishin me origjinë ilire. Ishte koha e vërshimit të popujve të detit, kur qytetërimi mikenas u shemb. Sardenët (Shudah sot), ishin nga fisi i Sardeatëve ose Ardiei, qyteti i Pelastave nga i cili vjen etnonimi i Pelaestinëve ose Pellazgëve. Gjatë trazirave ata u bashkuan me valën e refugjatëve ose ‘popujt e detit’ me synim për të shkuar në brigjet e Nilit. Por nuk mundën dhe një pjesë e tyre u vendos në Sardenjë e Korsikë. Prof. Alberto G. Areddu, i universitetit të Genoas, thotë se studiuesit shqiptarë duhet të merren me 'çështjen sarde' për t'u siguruar që mund të identifikojnë bërthamën e përbashkët shqipe - sarde. Gjithashtu, me daljen e fakteve dhe zbulimeve të reja, ndoshta ka ardhur koha që lashtësia ilire të rivlerësohet, siç ndodhi me popullsitë e tjera të lashta indoeuropiane thuajse të harruara (siç është rasti i sagës kelte).


8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page