
I KAM ZILI
I kam zili gjinkallat
Te dehura nga kënga,
Që vdesin
Me sytë drejt qiellit.
I kam zili manushaqet,
Kur thahen. U mbaron aroma,
Se e dhanë për njerëzit.
I kam zili bilbilat,
Vdesin,
Kur u mbarojnë meloditë.
I kam zili yjet:
Dhe pasi vdesin,
Na delegojnë dritë.
NJË ZË TË GJALLËVE
Tek varri i një vajze (Mbesës time te vockël)
“Është floku im kjo tufë bari,
M’i kreh era,
M’i lyen hëna,
M’i lan shqota.
Mos m’i shkelni , ju lutem!
Jam e re,
E bukur,
Jam e gjallë akoma…”
PËRSIATJE NË VARREZA
Vetëm në varreza ka ringjallje,
Vetëm floku thonjtë
Edhe kur vdesim, rriten.
Çdo njeri që lind, shkon në varr.
Vetëm hëna
Çdo muaj vdes dhe lindet.
I nderuar Noke! Faleminderit per komentin. Eshte nder per mua qe nje shkrimtar
dhe poet si Ju me vlereson. Suksese ne krijimtarine tuaj dinjitoze. Me respekt,
Myslimi.
Sa pak fjalë i duhen Myslim Maskës të përcjellë mesazhe universale! Mbetem fans i mënyrës se si ai shkruan, i vlerës që i jep çdo fjale.
I nderuar Shkrimtar, i nderuar Z. ATHANASIU. Falnderimet e mia te thella per vleresimet shpirterore e te sinqerta per tre poezite e mia.
Nderim dhe respekt Juve dhe Zonjes tuaj per poezine "Nje ze te gjalleve".
Ishte dhimbja ime per nje engjell. Te me falni, nese pa e ditur, iu lendova...
Nderim dhe respekt, juaji Myslimi.
S.Athanasi! / Tre poezi ku përsiatja nis me ngasjen te zilia për gjinkallën që e deh kënga e saj. Ashtu si manushaqet thahen nga që ia dhanë të gjithë aromën njerëzve. Pa harruar bilbilat që e mbyllin jetën kur u mbarojnë meloditë dhe shkallëzimi arrin krenajën me yjet që edhe pasjeta e tyre, na delegon dritë. Aludimi i autorit për njerëzit, është për t'ia patur zili.
Kurse poezia Një zë të gjallëve, nuk mund të lexohet pa u përlotur. Dhe… megjithatë, i rikthehemi leximit bashkë me timeshoqe për t'a përtypur deri në fund dhimbjen.
Persiatja në varreza, na kujton privilegjin e Hënës për ringjallje, ndryshe nga ne toksorët. Urime autorit që vazhdon periodikisht të na dhurojë krijime të tilla sa…