top of page

Transfiksim


Prof Dr Fatmir Terziu


Për të ndjerë lëvizjen e palëvizshme, lartësuar me tmerrin, habinë, apo dhe me frikën, themi se ne u përhumbëm së tepërmi nga bukuria e Kullës që prezanton Parisin. Pse ndodh kështu, edhe kur para syve të tu shfaqen trysni, elementë që të bëjnë të mëdyshur? Para disa muajsh vizitova Parisin. Ashtu nga ryma akademike e mendimit ngjitja në majë të Kullës së Eifelit, ngjau të më kishte zhvendosur nga pikëpamja e Parisit. Aty nga ajo majë ku turistët kanë një lloj tjetër fiksimi, unë kurrë nuk dëshiroja të largohesha. Më dukej sikur një magjistare ishte shfaqur para meje në një mantelë të madhe padukshmërie. Mbivendosja e kësaj mantele, më largonte tërësinë emovionale në vetvete, por më yshtte të shkoja deri në fund të dëshirave, që bashkonin në këtë rast entuziazmin, po aq dhe imitimin e të tjerëve. Pra diçka ndryshe ndodhte dhe ajo ndryshesë ishte një shkëmbim emocional në padukshmëri me artin e kësaj strukture të hekurt. Pra imagjinata po trans-fiksohej mes artit. Dhe ky trans-fiksim më kishte lënë mua me gojën hapur. I paaftë të shikoja më larg. Sikur unë dhe tërësia ime mbaheshin nga një fuqi magjike me atë strukturë të ngulur në asfalt.

Padashje, ndjeva se fjala “fiks” kishte një rol tjetër në mes të “trans-fiksimit”. Ky lloj “fiks” i fiksimit do të thoshte për mua se isha “kapur” sysh, sikur ndodh rëndom kur fikson sytë me orën, ose kur vendos një vulë në një letër. Dhe ndërsa m’u arsyetua letra e shënimeve nga kjo majë, natyrisht ideja e një shënimi shkoi më tej: “Kur ju jeni transfiksuar nga diçka, ju jeni të lidhur me të.” Përqëndrimi pamor, tempti ose tërheqja e të kapurit sysh shkonte përtej bukurisë. Gjërat e frikshme ndryshonin, por edhe bukuria kishte një fiksim tranzit. Ky fiksim tranzit më risiglonte shënimin në letër, jo thjesht si këshillë: “Kur të shkoni në majë të Kullës së Eifelit, ka të ngjarë të jeni të zhvendosur nga pikëpamja e Parisit dhe kurrë nuk dëshironi të largoheni…”. A ju ka ndodhur kështu dhe juve?

Po në letra, në shkrimet krijuese si mund ta kuptojmë këtë trans-fiksim? Kjo fjalë, në leximin e Herbert Edëard Read, historianit të artit britanik, të bën të shkosh më thellë. Të bën të kuadratosh veten në një përhumbje të fiksuar mes syve dhe strukturës, mes pamjes vizive dhe strukturës sa imagjinare në letër, aq dhe të prekshme patjetër. Dhe mes leximit të tij ndjen se disa ngjasime të bëjnë të kuptosh se je hipnotizuar, ke përhumbur vëmendjen dhe e ke fiksuar atë diku me përhumbje si nga një magji. Nënkupton leximin e tërë kësaj filozofie mes sinonimeve, si i hipnotizuar, “spell-bound”, i magjepsur. Dhe mes leximit kupton se je ndikuar nga “charms”, pra nga nuri dhe bukuria. Dhe aty e kuptn më së miri se jo më kot ai ishte avokati i modernizmit dhe surealizmit britanik. Jo më kot Read shkroi me të madhe: “Arti asnjëherë nuk trans-fiksohet, por të transfikson!”.

Nga Read kuptova aty majë Eifelit se ndryshimi është një konditë e artit për të mbetur art. Ky princip është dhe imi, gjithashtu. Arti është një ngjarje në historinë e jetës, subjekt për procesin historik. Qoftë ky proces një moment. Një rast. Një fiksim. Një trans-fiksim…, qoftë ai, pra ari i Fjalës së Bukur të Tjetrit edhe pse larg nga maja e Eifelit. Aty afër majës së Tomorit shqiptar, ku Perënditë lexuan trans-fiksimin e poezive bektashiane, natyrisht pikëmaja e tillë ka qenë Hyjnore. Aty ku Naimi trans-fiksimin e delegoi mes poezisë së tij si një memorje mes nesh ende gjen atë që arti i tillë e bën vlerë. Sepse transfiksimi është dhe një proces. Dhe si i tillë ai duhet të gjej pasqyra të reja për të pasqyruar edhe trans-fiksimin e artit të të gjithë formave prototipe, e sidomos të fjalës së bukur që duhet të mbajë rendin e bukurisë në letrat shqipe.

88 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page