top of page

TRAGJIKJA DHE E SHËMTUARA NË POEZINË E DISA POETËVE!



ARQILE V GJATA

Përmbledhje:

Në se ka temë që i shqetëson poetët në në këto vite të emigracionit të kohës tonë, është ajo e poezisë e shkruar rreth kohëve të jetës në mërgim.

Si dëshmitar, them se poetët mërgimtarë shprehin me keqardhje të vërtetën e jetës dhe mundimeve në vend të huaj.

Por jo vetëm kaq: dhe procesi krijues i këtyre poetëve ka të bëj me frymëzimin poetik që ata perceptojnë nga jeta e përditëshme. Kështu, që dhe lëndën poetike e marrin nga realiteti jetësor i tyre.

Këtë KUMTESË për ta pasqyruar kam marr prej atyre që punojnë, jetojnë, ndërlidhen pas së njëjtit ambjent dhe kanë si qëllim të hyjnë në botën e madhe dhe të panjohur më parë...

Poetët nxisin imagjinatën e tyre krijuese për të shfaqur dhe treguar karakterin e tyre vetjak si poet me plot emocione.

Në poezitë e tyre shpërthejnë trazime të brendshëme, një vlim poetik nga ku përftohen buqeta nuancash ndjesore tragjike, apo të shëmtuara që burojnë nga kontraditat që lindin në proceset e zhvillimeve shoqërore,si një luftë qëllimesh dhe kontraditash, nga ku natyrshëm përballemi me tragjiken dhe të shëmtuarën...

Fjalë kyçe: poezi, tragjikja, e shëmtuara, kontradita, estetika, arti, e bukura, vdekja.

Hyrje.

Siç dhe dihet, procesi krijues ka të bëj me frymëzimin poetik të çdo poeti. Dhe në këtë studim ndihet mjaft mirë, lexohet gjuha e ardhur nga përvoja e gjuhës së gjallë të poetëve të mbartur nga jeta në atdheun e tyre, që tani jetojnë në emigracion.

Po kështu, dallohet qartë përkatësia individuale për të pasqyruar në poezitë e tyre tragjiken dhe të shëmtuarën si kategori estetike të cilat realizohen përmes ngjyrave, me kuptimit e konteksteve dhe koloritin vetjak me të cilët këta poet

veshinë(trajtojnë pasqyrojnë)motivet e tragjikes dhe të shëmtuarës në poezitë e tyre!

Tek këta poet të marr në konsideratë, tragjikja ngrihet shumë lartë estetikisht, pasi kanë jo vetëm vlera të thekshme poetike, por sepse ato janë shtysa që kanë të bëjnë me vuajtje të mëdha, ose me vdekjen.

SHPIRTI IM(1)- Irena Ilo Gjançi, poezi, “Përtej Dritares”,Shtëpia Botuese ADA, 2017,f,20

Shpirti im s’ka më ngjyrë!

Në muret e tij hodhi hije ngrica,

loti hirmosi,i dha ngjyrën e hiritë.

ngjanë me një hije të veshur me të zeza.

S’ka më fuqi/të mbys psherëtimat,

të ringjall ëndrrat.

Nga vjeshta

mbeti varur kështjellave të dhimbjes,

ngatëruar me shpirtra të vdekurish.,f,2

“Do të bëhem vrasës”(2) Luan Xhuli, poezi, “Jeshilja”, Shtëpia botuese Milisao, viti 2015, 54

Udhëtim emigranti ecja ime,ku

si ngarkesë supit mbetën të ikurit,

që nuk vdiqën dot.

Në mes të karvanit zura vend dhe unë,

i përndjekuri i të vdekurve,

përfaqësuesi gjysmak i të gjallëve.

Më lodhën këto rrugë,

shtruar me asfaltin e ankthit,

të të qenit pa krahë.

Më lodhën...

Do bëhem vrasës një ditë,

tradhëtar i kësaj varreze me të gjallë.”

Duke shqyrtuar këtë poezi më parapëlqen të shpreh ato tipare që unë shohë dhe dua ti veçoj që gjejnë rezonancë në botën time shpirtërore e bukura dhe një këngë dashurije këndohet!)

“...Keni parë se si dhe dimri vdes...?

Vdes nëpër peisazhe bore

ku jeta për rreth

pak e nga pak, pa asnjë gurmë ftohtësije,

përpjet maleve nëpër hije ngricash

që qajnë kur del hëna

e një këngë dashurije fillon me zë të ulët.”(3)Arqile Gjata, vëllimi poetik “MIK ME AJRIN”, Shtëpia Botuese ADA, Tiranë, viti 2017,f,

Po kaq e domosdoshme është për tu pasqyruar në këtë studim, krahas tragjikes dhe e shëmtuara në poezinë e poetëve në emigracion si kategori estetike.

Koha dhe vet estetika ka provuar se fenomene të shëmtuara të pasqyruara në poezitë e shumë poetëve kanë qenë dhe janë burim vlerash dhe kënaqësie.

DHE E SHËMTUARA ËSHTË E BUKUR(4) A.Gjata, vëllimi poetik “Mik me ajrin”, Shtëpia Botuese ADA, Tiranë 2017

Dhimbja ime jeton tek e shëmtuara...

Ka kaq shumë,

sa ato bëhen lule,

shëtisin nëpër rrugëtime.

Lulëzojnë të shëmtuarat,

ato janë e sotmja,

ngjajnë si ne,

nuk zbehen nga dashuria! A.Gjata

“NË ËNDËRR”(5) Gëzim Strora, poezi, “ËNDRRA PA QIELL”, Shtëpia Botuese MILOSAO,Sarandë, viti 2013 , 13

Fushën e grurit tim hanin dy të vdekura

të veshura me bardhësin e qiellit,

të kthyera në forma varrezash, zëri i ngjikallës

poshtë ulësisë të tyre therrej nga kërcitja

e dhëmbëve.

Ngjyrën e jeshiltë mora, , të pikëlloja urinë,

të kaloja shtegun nga kacavjerrej hëna

e zorrëve të vendosja brenda vetes

dy kostumet e bardha të vdekjes,

vlejnë për as gjë!”-thotë Tomas Man.(6)”

Vargjet e më sipërme e përligjin çka esteti i madh Tomas Man ka thënë...

“Në kohën e vet Aristoteli pranonte se veprat artistike që i drejtohen të shëmtuarës na kënaqin estetikisht, kur e pasqyrojnë atë me vërtetësi, na kënaqin me forcën e pasqyrimit të realitetit.”

Dhe tek poetët tanë në emigracion bie në sy një dukuri e till, mbushesh me kënaqësi. Përshëmbull!!

“Kohë Për Tu Shkëputur Kemi Sërish(7)Stefan Martiko, vëllimi poetik URË NËPËR VALË”,SHTËPIA BOTUESE “MOKRA”, VITI I999, f,10

.....Jemi vrarë të gjithë nga pak.

Oh me ç’shëmti jemi vrarë?

Pa lavdinë e luftës e flamujve

po zbresim të gjithë në varr.

...ka akoma vdekje të tjera

Kohë për të shpëtuar kemi sërish. f,10

Sipas poezisë së S.Martikos(“Kohë për tu shkëputur kemi”) gjejmë një imagjinatë tej të padukshmes rreth tragjikes, aq sa ai na paralajmëronë “...ka akoma vdekje të tjera”

KOCKAT (8) “ENDEM RRUGËVE TË ATHINËS”Myslim Maska, “NDOSHTA KJO ËSHTË BOTA” , Shtëpia botuese “MILOSAO”, Sarandë, viti 2014

“KOCKAT”,po aty,f, 59

S’u mjaftoi mishi,

As shpirti;

Më në fund deshën dhe kockat...

Si fantazëm që isha,

Bëra një reklamë:

“Këtu shiten kocka poeti”...

Menjëherë,

Vërshoi një lumë njerzish:

Bastard, imoral, matrapazë, tregëtarë.

Fatmirësisht,

Pak më parë se të mblidheshin,

Kockat e mia qenë bërë pëllumba

E kishin fluturuar...

Poezia “KOCKAT” e poetit Myslim Maska është modeli i një poezie ku ndërtohet(shprehet) në mënyrë të përsosur e shëmtuara poetike si kategori estetike.

Vargjet kanë trajta shumë trishtuese dhe karakterizohen nga ritmika e tonaliteteve të zanoreve të theksuara nga ku ndihet thellësia e trishtimit poetik. Në këtë poezi gjejmë aq mjeshtërisht imagjinatën poetike të poetit e cila e përshkonë si një fill i zi tër poezinë...

Ku tragjikja zhvillohet si një luftë qëllimesh(në këtë rast, (hipotetike).

VDEKJA(9) “LOTI I MESNATËS“Llambi Gjikuli, Poezi, Botime TOENA, Tiranë, 2004, f,14

Nuk e di vdekja si do vij’

Si do zbresi në ato shkallë,

Po e di që ajo do hyj’

Unë i vdekur dhe i gjallë.

Do mbështetem tek një mur,

do të tretem po e di,

veçse kockat do më mbeten,

tutje nëpër vjershëri.

Do më zgjoj një lule shtogu,

Në një mal burim do jem,

Te një lis fole zogu

Te një breg do pres rrufen.f,14

Gjatë leximit të kësaj poezie të poetit Llambi Gjikuli, që tashmë nuk jeton, tragjikja ka vlerat e së bukurës si kategori estetike, ku autori përmes imagjinatës shkruan: “ndjej bukurinë e vdekjes, pasi atje/ Do më zgjoj një lule shtogu,Në një mal burim do jem,

Te një lis fole zogu.”

Nga këto dy shëmbujtë e mësipërme, më jepet e drejta ti drejtohem kritikut të madh të shekullit 18-të, Lesingu.

“Ai do pohonte me forcë se arti mund t’i drejtohet të shëmtuarës për të nxjerr në pah kontrastin e saj me të bukurën.Sipas tij, Madhështija e së bukurës nuk do të kuptohej po të mos krahasohej me të shëmtuarën”(sipas leksionit të profesor...)

1-Trishtimi i thekshëm i tragjikes në poezinë e poetëve emigrant në Greqi.

Si karakteristikë e qenësishme për ta trajtuar më me kujdes dhe duke gjetur ato element që duhen për ta pasqyruar këtë nënëtemë:”Trishtimi i thekshëm i tragjikes në poezinë e poetëve emigrant në Greqi” shërben trajtimi psikologjik i procesit poetik në poezit e tyre dhe natyrshëm trishtimi që akumulon lexuesi tek ato poezi që e arrijnë pikën e vlimit poetik .

Kur merr përsipër të shkruash për një figurë të njohur të poezisë Shqipe dhe niveli krijues qëndron shumë lartë.

Shembull shumë të qartë për ta pasqyruar mësëmirë “trishtimin e thekshëm” janë dy poezi të poetit të njohur Grigor Jovani! Është një shembull që tregon se autori e ka objektin e shikimit poetik shumë të kthjelltë. Poeti të zhbironë me trajtimin psikologjik që ia shtonë perceptimin lexuesit në tërësi...

Ra një mort mbi det(10) GRIGOR JOVANI,“VRESHTAT E DHIONISIT”, Botime MILOSAO, SARANDË,, Viti 2015

Kur iku Ai,

qanë gjethet e plepave,

gjatë bregut të Drinit.

Kur iku Ai,

u veshën për zi,

nuset e Shëngjinit.

Kur iku Ai,

heshtën pulëbardhat,

ra morti mbi det.

Zvogëlohet shpresa

për tu ndrequr Bota,

kur humb një poet. f,267

Efekti psikologjik lexohet qysh në vargjet e para të kësaj poezie. Ky efekt psikologjik ia rrit së tepërmi trishtimin e thekshëm të tragjikes në këtë poezi.

Ky mort që ra vajtohet me shumë dëshpërim., poeti që iku mishëronte ndërgjegjen e kohës, ku mbetet vetëdija e krijuesit që e plotësonë mungesën e tij i cili shprehet:

“Zvogëlohet shpresa

për tu ndrequr Bota,

kur humb një poet.” (11)f,26

Poeti(12)

Një dyzinë poetësh të vdekur

i gjeta bashkë në një antologji.

Vetëm ai që i kishte përgatitur,

u bënte me vjersha shoqëri.

E kuptova,

nuk është kaq vështirë:

Veç në shoqëri

kolegësh të vdekur

një poet ndihet mirë. f,229

Gjatë leximit të këtyre dy poezive të poetit G.Jovani shkrihen nuanca të ndryshme që ta rrisin trishtimin e thekshëm të tragjikes. Trishtimi i thekshëm i tragjikes lexohet, preket, jehonë në “një dyzinë poetësh të vdekur”. Në këto poezi vepron shtysa e metaforave të mrekullueshme që fiksojnë portretet e poetëve të vdekur...

2- Analiza e tragjikes dhe e shëmtuarës nis nga vet teksti poetik të çdo autori.

Profesori, studiuesi Ali Aliu në veprën e tij “KËRKIME”, Shkruan: “Seicili nga këta poet, në mënyrë të vetë, autentike dhe origjinale sjell një aromë, një sensibilitet dhe forcë ekseptuese poetike, figurative të vetën, të pa përsëritshme, individuale.” “KËRKIME”, Shtëpia botuese Naim Frashëri, Tiranë 1971,f, 84

Së pari, marim në konsideratë poezinë “ENDEM RRUGËVE TË ATHINËS” (13) Myslim Maska, “Ndoshta kjo është bota”, Milosao. Sarandë, viti 2014

Endem rrugëve të Athinës

Si fantazëm hije varri,

Her si ëngjëll kryenritës,

Herë me pamje prej të marri.

Herë i fyer, poshtëruar,

Me një det të nrirë në shpirtë

herë demon i zemëruar

që trokas tek perëndit. f, 9

“Burrat e 1821-it”(14) Vasil Klironomi,poezi “Plagë qeramike”,50

“...Me veshje luftrash

lidhen plagët e vendit.

Akoma sot pika gjaku

Jehojnë në praninë e kujtesës.”f, 50

“Nuk dua të dukem” (15)Luan Xhuli, poezi, MILOSAO, Sarandë, viti 2015,f,33

Ah, prindrit e mi,

edhe të vdekur

s’pushuan së qari. f 33

“Shkoj dëshira në një dhomë refugjatësh!”(16) Vasil Vasili!

Ç’ gjë e pistë! Më shikojnë katër muret,

Katër faqe të pingulta si eshtra të brejtura.

Organ i shikimit të tyre-ngjyra të shplara,

ndotur nga pështyma

e tharë e kohës dhe mizave.

.....Unë shikoj dëshira në vetmi

Në gjerdanin që s’e kam.

“Lotët e mjerimit”(17) A.Gjata, “MIK ME AJRIN”, shtëpia botuese ADA, viti 2017

E shikoni si vajton mjerimi!

Me lot fëmije u mbyt ky shekull.

Nga lufta në luftra bashkë me vdekjenë

Të frymëzuar nga skamja, kërkojnë fitore.

.................................

Mbushur kufijtë nga trajtat e luftrave,

Zemra të plakura nga dimri

Nëpër barka, të uritur zbukurojnë vdekjen,”f, 26

-Poeti dhe shkrimtari Michel Houellebecq, në essenë e tij “Të mbetesh gjallë” shkruan:

“Impulsi i parë poetik i përket fillimit të fillimeve, vuajtjes”, domethënë se vetëm dhimbja (çdo lloj dhimbje shpirtërore) mund të jetë materie e poezisë së vërtetë. (marr nga një publikim në rrjetet sociale nga Profesor Vangjush Ziko!)

Nga poezit që pasqyrova si më sipër, tregonë për një mozaik vargjesh që pikturojnë tragjiken dhe të shëmtuarën në krijimtarinë e poetëve në emigracion.

Natyra e shprehjeve të figurshme , natyrisht që është shumë e ndryshme në poezitë e secilit poet. Të tilla janë dhe ngjyrimet që fiksojnë portrete, apo mjedise, shpesh dhe fluturime poetike gjithë imagjinatë.

Të gjitha këto, jo vetëm si mendime poetike, por dhe si vlera poetike dhe imagjinatë krijuese, deri në ato të padukshmet( janë zemra të plakura nga dimri)na .tregojnë qart veçorit e gjithëseicilit krijues sipas tekstit(poezive) që ata kanë shkruar.

Po përsëri, nga Pr.Ali Aliu gjejmë hapsirë për të vlerësuar tekstet e poetëve të ndryshëm Profesori shkruan.:

“Ngarkesat e nuancave dhe intesiteteve të ndryshme specifike, si vlera shpirtërore, emocionale...përhera e kanë vënë në lëvizje poezinë, nën peshën e ngjyrave shpirtin e saj që është karakteristikë e një ambienti dhe e një kohe të caktuar.”,(18) po aty,f,228

Si përshëmbull poezia e poetit dhe shkrimtarit Murat Aliaj dhe pse është shkruar pas vitit 1990. (jeton në mëgrim, larg atdheut) Ai frymon poetikisht për të përshkuar të kaluarën tragjike të luftës Nac.Çl të vendit...)

I L I G U (19) Murat Aliaj, marrë nga përmbledhja poetike “ZOGU I HUMNERËS” faqe 78Botim I shtëpisë botuese, “GLOBI”, viti 2001

Kroi rridhte nën një zgavër rrapi

Duke çarë damarët thellë thellë

Të magjishëm çdo kohë e pati.

Gjersa çdukej poshtë në një shpellë

Në të shuan etjen luftëtarët

Kur zjarr lufta merrte për liri.

Anës tij, magjishëm zgjatej bari

Që freskoi mijra dashuri.

Përherë rridhte kodrës qetë qetë.

Nëpër gjethnajë e nëpër degë.

Një ditë shteri, për çudi,

U zverdh gjithë bari rrotull tij.

Shoi etje trimash e nuk shteri

Shoi vapë qershori e korriku.

Kështu ka ndodhur dhe me të tjerë,

Kur në ta vuri buzë i ligu...f,78

Është e domosdoshme të reket mendimi se përkatësia individuale e këtyre autorëve dallohet, preceptohet, tingëllojnë ndryshe nga njeri tjetri përmes ngjyrimeve, koloritit, kuptimis të kontrastit vetjak me të cilat këto poezi motivohen në kohë.

Poezitë e pasqyruara në tërsi janë tinguj dhimbjesh që i japin lexuesit ndijime, lëndime, force, shpresë dhe energji për ti tejkaluar…

3-Vlera e Tingujve Zanor në Vargjet ku Shprehet Tragjikja dhe e Shëmtuara.

Tingujt, (A,E,O,I,Y,U)kanë veçorit e veta në poezi…

Në poezi, për gjatë leximit të tyre në kohë të ndryshme tingujt zanor kanë veçorit e veta, ato veprojnë në mënyrë dinamike, japin ndijimet e veta.. Lexuesit këto tinguj i “prekin”, i ndjejnë. i frymojnë, u mbeten në kujtesë sipas shijeve dhe preferencave të tyre, që varen nga mosha, shkalla e formimit dhe mjedisit ku jetojnë...

Poezia është një ligjërim i vaçant:

Ajo ka një organizim, është një bashkësi nga ku përftohet një fushë kuptimore, dëgjuese dhe emocionuese në saj të elementëve të tingëllimava, që përftohen nga zanorte e forta të gjuhës shqipe. Konkretisht, çdo autor-poet përzgjedh me mjeshtëri gjuhësore ato më të spikatura për të pasur një poezi(në rastin tonë) me plot tinguj zanor për të shprehur tragjiken dhe të shëmtuarën…

Mjafton një dëshirë, kërshëri dhe vullnet për të lexuar një tekst, vargje a strofa të veçanta, që rekemi ti lexojmë, por më shumë të kuptojmë dhe të përthithim mesazhet dhe emocionet që na jep ai tekst, sidomos të ndjejmë me entusiazëm tingëllimat e tingujve të zanoreve në vargjet e poezive…

Tingujt shpërthejnë nëpër vargje deri në vlim të dhimbjeve që lexuesit i fiksojnë në kujesën e tyre…

“Filozofi i madh Hegeli(1770-1831) në Estetikën e vet i renditi artet për nga thelbi artistik i tyre, muzikën e vuri në krye të vendit. Por menjëherë pas saj vendosi poezinë.”

Poezia- mbretëri e pavdekshme e shpirtit - Iliria News Agency

ina-online.net › Kulturë(20)

Translate this page

Mars 24, 2017

- Muzika është më artistikja ngase lënda e krijimit të saj është tingulli dhe jo materia.Poezia është po kaq artistike, ngase komponenti krijues i saj është, jo materia por fjala. Në rastin epoezisë ajo është fjalë apo shprehje artistike. Por, sumerët i kushtuan rëndësi shprehjes artistike, që kur u shpik shkrimi ...

You've visited this page 2 times. Last visit: 2/1/18

3-Tingujt, tingëllimat nëpër vargjet e poezive me motive tragjike krijojnë imazhet e përshpirtjeve të një funerali, apo përkujtimore, ku ndihet vajtimi i tragjikes…

(…Në poezinë “Vdekja”(21) të poetit Llambi Gjikuli ritmojnë tinguj të forta trishtimi: “…si do vij/në ato shkallë/ dhe i gjallë./tek një mur/po e di/ kockat do më mbeten/tutje nëpër vjershëri.”

Dhe realisht kockat e tija sot janë nëpër vjershat e tija…

“Varrin ma bëni në një poemë,/në një fole zogu ma bëni,/ku rrezet e diellit vallzojnë.” (22)M.Maska, po aty

“VARRI I MARINARIT “(23)A,Gjata,vëllimi poetic “Mik me ajrin”,f 62

…Thellë në oqean,

nën algat dhe guackat,

mbretëria e peshqëveka hapur një varr

për marinarin me rërë dhe ujë të kripur.

peshq me sy të përlotur

shoqërojnë kortezhin nënujor

të marinarit./Delfin veshur në zi

këndojnë këngë vajtimi

të riteve detare.” A.Gjata.po aty….

Nga leximi i poezive të pasqyruara më lartë arij në një përfundim se dhe poezia me motive tragjike është një materje e prekshme, që lexuesi e kthen në materje shpirtërore, në vaje, ose përkujtimore…

Ku dëgjohen gjithë dridhërimat e dhimbjeve ku shkrihen nuanca të ndryshme.

Literatur e Konsultuar!

-Arqile Gjata, vëllimi poetik “Mik me ajrin”, shtëpia botuese ADA, Tiranë, 2017

-Gëzim Strora, vëllimi poetic “Ëndrra Pa Qiell”, shtëpia Botuese,MILOSAO, Sarandë,viti 2013

--Irena Gjançi, vëllimi poetic “Përtej Dritares”, Shtëpia Botuese ADA, Tiranë 2017

-Luan Xhuli, vëllimi poetic “Jeshile”, Shtëpia Botuese MILOSAO, Sarandë 2015

-Llambi Gjikuli, vëllimi poetic “ Loti I Mesnatës”, Botime TOENA,Tiranë 2004

-Myslim Maska, vëllimi poetic “Ndoshta kjo është Bota”, Shtëpia Botuese MILOSAO, Sarandë,2014

-Stefan Martiko, vëllimi poetic “Ura nëpër valë”, Shtëpia Botuese MOKRA, Tiranë, viti 1999

-Murat Aliaj vëllimi poetik ”ZOGU I HUMNERËS”, Shtëpia Botuese “GLOBI”, Tiranë, 2001

-Vasil Klironomi, vëllimi poetic “Plag Qeramike” poezi të zgjedhura, Shtëpia Botuese MILOSAO,Sarandë,2015

-“ESE DHE SHKRIME TË TJERA KRITIKE”, Shtëpia botuese Naim Frashëri, Tiranë 1986

-Ali Aliu, “KËRKIME”, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë 1990

-Alfred Uçi, “MITOLOGJIA – FOLKLORI – LETËRSIA, Shtëpia Botuese Naim Frashëri,Tiranë, 1982

-DRITËRO AGOLLI, “JETA NË LETËRSI”, Artikuj dhe shënime,Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, viti 1987

-Ledi Shamku-Shkreli “Shtatë vjet prolog”, Shtëpia Botuese “Çabej”, Tiranë, viti 2005

-KËRKIME GJUHËSORE(3), QENDRA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, KORRIK-2014

-ZEQIR KADRIU, MOZAIK GJUHËSOR E

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page