top of page

Tora (të ra)


Tora (të ra)

Astrit Lulushi

A e rindërtoi Ezra Tora -n, duke e bërë ‘të re’, apo thjesht ndryshoi shkrimin?

Në shekullin e dytë të e.s., Ezra dhe Ireneu tregojnë një histori se si u dogj Tora nga Nabukadnetsari dhe si u rikrijua nga Ezra nëpërmjet frymëzimit hyjnor. Tekstet rabinike e dinë këtë traditë, por në versionin e tyre, kontributi i Ezrës është se ndryshoi Torën në shkrimin aramaik, apo edhe në gjuhën aramaike.

A e rindërtoi Ezra Torën apo thjesht ndryshoi shkrimin?

Në shekullin e 3-të të e.s., Porfiri i Tirit, një filozof greko-romak, shkroi një kritikë të ashpër ndaj korpusit biblik hebraik. Ai pretendoi se Pentateuku i Moisiut kishte humbur nga shkatërrimet e luftës kur Nebukadnetsari II rrafshoi Jerusalemin (586 p.e.s.), dhe humbja ishte mbuluar me një falsifikim pseudepigrafik:

Asgjë që Moisiu shkroi nuk është ruajtur, sepse të gjitha shkrimet e tij thuhet se u dogjën me tempullin. Të gjitha ato që u shkruan nën emrin e tij më pas u përpiluan 1180 vjet pas vdekjes së Moisiut nga Ezra dhe pasuesit e tij.

Porfiri akuzon Ezrën dhe ndjekësit e tij në mesin e elitës izraelite se kanë trilluar Pentateukun që tani qarkullon në emër të Moisiut për të mbuluar humbjen e pakthyeshme të Torës origjinale.

Do të ishte e lehtë të hidhej poshtë pretendimi i Porfirit si shpikje e një polemisti të njohur pagan, përveç që autoritetet e devotshme hebraike dhe të krishtera të periudhës qarkulluan një histori jashtëzakonisht të ngjashme për humbjen e Torës. Por ata besonin se Ezra e rindërtoi Torën me besnikëri nëpërmjet frymëzimit hyjnor.

Ezra është një tekst apokaliptik judaik që daton nga brezi pas shkatërrimit të Tempullit në vitin 70 të e.s. deri diku në shekullin e dytë të e.s. Teksti besohet të jetë shkruar në hebraisht - megjithëse nuk ka asnjë provë tekstuale për këtë - dhe më pas është përkthyer në greqisht. Teksti i plotë, megjithatë, mbijeton vetëm në përkthime latine dhe siriane.

Libri është shkruar si një rrëfim në vetën e parë të Ezrës, i cili merr disa vegime nga Perëndia. 

Libri hapet me Ezran duke vajtuar për gjendjen e trishtuar të hebrenjve në periudhën e mërgimit, duke përfshirë humbjen e Torës së shkruar. Ezra e pyet Zotin:

“…pse Izraeli iu dorëzua johebrenjve me turp; pse njerëzit që ti ke dashur u janë dorëzuar fiseve të pafe, ligji i të parëve është shkatërruar dhe besëlidhjet e shkruara nuk ekzistojnë më”.

Zoti i thotë Ezrës se Moisiu mori zbulesa sekrete në malin Sinai, të cilat Ezra do t'i marrë gjithashtu tani, por për t'i bërë publike. Ezra pranon t'i komunikojë të gjitha këto njerëzve dhe t'i këshillojë ata të zbatojnë ligjet e Zotit, por ai vë në dukje problemin se ata nuk kanë më një Tora të shkruar, pasi të gjitha kopjet e tij u shkatërruan nga Nebukadnetsari:

“Bota është në errësirë ​​dhe banorët e saj janë pa dritë. Sepse ligji yt është djegur dhe askush nuk i di gjërat që janë bërë ose që do të bëhen nga ti. Dërgo tek unë frymën e shenjtë dhe unë do të shkruaj gjithçka që ka ndodhur në botë që nga fillimi, që njerëzit të mund të gjejnë rrugën dhe ata që duan të jetojnë në ditët e fundit mund ta bëjnë këtë”.

Zoti pajtohet me këtë propozim dhe i thotë Ezdrës të bëjë një pushim 40-ditor nga njerëzit, sa është numri i ditëve që Moisiu kalon në malin Sinai. Ezra duhet të sjellë gjithashtu pesë skribë që shkruajnë shpejt, dhe shumë pllaka. Për të qenë në gjendje të marrë këtë zbulesë, Ezra duhet t'i nënshtrohet një transformimi mistik/fizik, të ngjashëm me atë që pëson Ezekieli. 

Të nesërmen e thirri një zë duke thënë: "Ezdra, hap gojën dhe pi atë që të jap të pish". Kështu hapa gojën dhe më ofruan një kupë plot; ishte plot me diçka si uji, por ngjyra e tij ishte si zjarri. E mora dhe piva; dhe kur e piva, zemra ime derdhi zgjuarsinë dhe dituria u shtua në gjoksin tim, sepse fryma ime e mbajti kujtesën e saj, dhe goja ime u hap dhe nuk u mbyll më”.

Me këtë fuqi, Ezdra fillon të recitojë zbulesën dhe skribët ta shkruanin:

“Ata u ulën dyzet ditë; shkruanin ditën dhe hanin bukë natën. Por unë flisja ditën dhe nuk heshtja natën. Kështu gjatë dyzet ditëve u shkruan nëntëdhjetë e katër libra.

Dhe Zoti i tha: 

"Bëji publike 24 librat që ke shkruar më parë dhe le t'i lexojnë të denjët dhe të padenjët; por ruaj 70 librat që janë shkruar të fundit, për t'ua dhënë të urtëve. Sepse në to është burimi i diturisë, dhe lumi i diturisë". 

Pra, jo vetëm që humbi Pentateuku i Moisiut, por kishin humbur edhe të njëzet e katër librat e Biblës Hebraike, derisa u rikrijuan nga Ezra i frymëzuar hyjnor duke u diktuar pesë skribëve dekada pasi origjinalet ishin shkatërruar. Kështu, Porfiri nuk shpiku pretendimin se Bibla ishte e humbur dhe vetëm më vonë u rindërtua nga Ezdra. Ai e trashëgoi këtë ide nga hebrenjtë (dhe të krishterët), por në vend që të mrekullohej me aftësitë mistike të Ezrës, ai e përdori historinë si një sulm ndaj vlefshmërisë së Biblës, duke pretenduar se Tora ishte një falsifikim dhe zbulesa origjinale e Moisiut kishi humbur.

Autoritetet e krishtera kishin gjithashtu traditën që Ezra  rikrijoi shkrimet e shenjta nëpërmjet zbulesës. Në shekullin e 2-të të e.s., peshkopi Irenaeus, shpall një shenjë për lindjen e Birit të premtuar: "almah do të bëhet shtatzënë dhe do të lindë një djalë”. Disa përkthyes në shekullin II të e.s. e kuptuan termin ‘almah’ si “grua e re”, por greqishtja e përkthen si parthenos “virgjëreshë”.

Iraneaus pretendon se një përkthim i hershëm hebre në greqisht duhet besuar, sepse, sipas tij, Perëndia bëri një mrekulli gjatë procesit të përkthimit dhe të shtatëdhjetë përkthyesit, duke punuar veçmas, dolën me të njëjtin përkthim të fjalës për të gjithë shkrimet e shenjta. Nëse është kështu, është e sigurt që Bibla është e saktë dhe ata që i rikthehen hebraishtes janë thjesht polemizues që mohojnë se ‘almah’ mund të nënkuptojë virgjëreshë.

Ireneu vazhdon se nuk duhet të jetë për t'u habitur që Perëndia do të siguronte mrekullisht që të gjitha përkthimet e Biblës të dilnin njësoj, pasi Perëndia bëri një mrekulli edhe më të madhe më herët në histori: gjatë mërgimit babilonas, shkruan ai, shkrimet e shenjta ishin korruptuar plotësisht ose " maculated”, derisa Ezra, nëpërmjet një frymëzimi hyjnor, rivendosi Pentateukun e humbur të Moisiut. 

Burimet klasike rabinike pohojnë gjithashtu se Ezra Shkrimtari riparoi, zëvendësoi ose ndryshoi Pentateukun pas shkatërrimit të Tempullit të Parë. Megjithatë, disa burime e zbusin historinë nga rikrijimi i një teksti të tërë të humbur ose të korruptuar në ndryshimin e thjeshtë të shkrimit ose gjuhës së një teksti ekzistues.

Ezra përfaqëson një fazë të mesme në transformimin e Torës - një tekst tërësisht aramaik i humbur në histori.  

Ndërsa autoritetet fetare hebraike dhe të krishtera nuk do të pushonin kurrë plotësisht së pohuari se duart e njeriut kishin ndikuar në formën përfundimtare të Pentateukut, historia e një botimi Ezran të Pentateukut nuk do të mbetej e njohur përtej antikitetit të vonë. Një arsye e rëndësishme për këtë është ngritja e Islamit.

Studiuesit islamë sollën me vete pretendimin e korrupsionit, se shkrimet e shenjta hebraike dhe të krishtera ishin versione të falsifikuara të një zbulese të lashtë të pacenuar që më në fund u fiksua në Kuran. Shumë nga këto polemika përmendin histori rreth Ezrës si provë për prishjen e Biblës Hebraike.

Në një mjedis të tillë, tregimet  antike të vonë të një botimi Ezran të Biblës u bënë një siklet që autorët hebrenj dhe të krishterë më mirë ta mohonin, dhe historia e Ezrës u zhduk kryesisht nga qarkullimi.

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page