top of page

Tinguj metafore


Tinguj metafore


Kur përqafon stinën magjia e dëborës Nën vellon e bardhë fshihën gjurmët e vitit Mëritë zhytën në smogun vërbues Gëzimi i harlisur si tingull metafore përsëriret

Stuhia fërshëlluese vjen si melodi zbavitëse Të josh syrin mozaiku i dritave magjepse Lozin fjolla ëndrrash rreth pemës plot shkëlqim Festa e Kërshëndellave rizgjon mallin në përqafim

Gotë me verë të cakërrohet me lutje dhe urime Për një ag diellor për një tjetër fillim Dashuria preket ndjeshëm si puthje buzësh Në nota pentagrami zëra gëzimi pushtojnë hapësirën Dhe vargjet përplasën me afshin shpirtëror

Kjo botë e çmendur ka nevojë për paqe Kujtime të përjetshme këto çaste të mbesin Nga ligjerimi i poetit të trasohen udhët e jetës Që dashuria hyjnore t'a ndriçon universin.

Valbona Ahmeti

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page