TI, NJERI LATUES I LUMTURISË...
(Mikut tim, shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA)
Përmbi vargje përtërijnë fjalët Mbi alpet e librave plotë jetë Përtej amaneteve të prindërve
Edhe e të parëve përtej
Përtej kufijve të mendimeve tuaja yjore
Lëviz me shkathtësi harta e shpirtit tënd
Përtej… Përtej vargjeve tuaja lirike Idhnaku i vargut modern Fjala jote
Zemër e shpërndarë cep më cep Ti, Xeherore e mendimit të thellë Burrë urtak e shumë fisnik Me zemër sa e tërë Dardania Miku i madh me shumë miq Fjala jote prej mendimtari Që shndritë natën me skuta Shpirti yt i derdhur në shkronja Ar e farë mbjellë në shkolla Për miqtë e fjalës Ti hap vatra diturie Bukur shkruani dhe vulosni epoka Me motive të zjarrta dashurie Vargu i juaj si i Naimit Që natën e gjatë e bëri dritë Muza e jote Hartë shqiptarie Në Luginë, n’Preshevë
Në Çamëri dhe në Iliridë Zografove mijëra vargje e fletë Që bartin dhembje halle derte e luftëra Duke e gavruar shpirtin e çiltër Me frymëzimet
Që nga Njeriu pa shtëpi
Nga Prapaqani dhe Lëbusha Mendimi i juaj kullon veç njerëzi Bash si uji që rrjedhë nga gurra Kuvendon edhe me baballarët e kombit Heronjve u gritë lapidare
Në kala në sheshe dhe në kulla Proza e jote dhe poezia Gurgullojnë si valët e Lumëbardhit Ato duhet të kthehen në skenar filmi Janë plotë mesazhe lumturie Shpresash dhe madhështie
Mes lulesh përrallore Me plotë drita dashurie Fjala jote është vetë simfonia Që në shpirt gjithmonë drithëron Me tanë atë hartën e gjeografisë shqiptare Shkreptimë drite në errësirë lëshon Në mes rimash kur era frynë Ligjërojnë shkronjat e shqipes Abetare nëpër shkolla Temë studimesh në universitet Lahutë Malësie në oda miqsh Vargu yt yjor gjethon si prilli Thinjat në kokë si bora në Sharr Shtati yt si qetinë mali Buzagazi behar maji Qëndrimi yt burrëror
Edhe me shpirt të madh Fjalëngrohtë që zgjedhë çdo nyje jete Ti njeri latues i lumturisë...
(E mërkurë, 12 prill 2023/22:50)
Comments