top of page

TI MË THOSHE…


DY LIRIKA NGA MYSLIM MASKKA

TRËNDAFILI

Linda i lirë,

Pse më bëtë skllav?

Pse m’i fyet Nënën dhe Babanë?

Trëndafil do mbetem,

Edhe i vdekur

Edhe i gjallë.

Petale bardhë

Si në përrallë…

4 – 4 – 2022, Athinë.

TI MË THOSHE…

Më thoshe,

Kur puqen buzët

Shpërthen flaka që fle brënda:

Harbon shpirti,

Dridhet zëmra

E paparë as në ëndrra.

Dashuria

Thoshe ti,

Rron sa rron vesa mbi fletë

Sepse ndjenja,

S’do t’ia dijë

Në je skllav a në je mbret…

Kur merr flakë,

Nuk do të shuhet

Të digjet të bëhet hi…

Me një tjetër

Kur të puthet

Prapë rilind më thoshe ti…

34 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page