Thyerja me një zhurmë, e shekujve të tërë të kozmologjisë inerte


Prof Dr Fatmir Terziu

PJESA E DYTË: Thyerja me një zhurmë, e shekujve të tërë të kozmologjisë inerte



E vetmja mënyrë e sigurtë me anë të së cilës shqiptarët mund të trashëgojnë qytetërimin perëndimor, është të përfitojnë dhe të mirëkuptojnë se mund të fitojnë rolin përkatës në qytetërimin kulturor-industrial, atë tashmë që të gjithë po e kuptojnë dhe natyrshëm me synimin jo të mbeten pas, apo të jenë thjesht një udhe “copy & paste”, por pastaj me qëllimin e mirë të ecin, të kapin udhën dhe madje të mundohen, jo thjesht të “kalojnë” atë që lidhet me Perëndimin në gjithçka, që Perëndimi di ose bën, por të bëhen sikurse duhet të ishin bashkëudhëtarë të ndjeshëm të tij në një udhë që ka dhënë rezultatin e duhur me kohë.

(Unë e di që do të humbasim humanizmin tonë në rrugë, por jo para se të na nxiste, në humbjen e re, në situatimin e vjetër me një emër thjesht të ri, e parë në dominimin e padukshëm dhe të ndjeshëm të Rusisë në rajonin tonë, natyrisht përkujdesja dhe përfitimi duhet të mbetet element i pjekur dhe i vëmendshëm intelektual).

Pra, le të mos jemi aq të habitur, të ndrydhur, të fryrë nga propaganda boshe dhe ajo pa lidhje politike dhe po aq edhe të mbyllur, si shkak dhe pasojë e inercisë, por të jemi në mënyrë energjike, të jemi në mënyrë të lirshme, të mbrojtur, por jo të trysnuar nga frika dhe paqartësia jonë për atë që do të gjejmë atje (se ne jemi në një udhë, apo në një tjetër bashkë, por ende të shpërfillur e të jo-pranuar).

Le të fillojmë më mirë me një thithje të qëllimshme, të vendosur, mbushje me gjithçka që ka Perëndimi, që ne këta vite të tranzicionit jemi munduar ta kemi, ta imitojmë, por jo ta bëjmë udhë dhe realitet: diplomacia, angazhimi, larg nga çnjerëzimi dhe të gjitha, në përgatitje për të pranuar realitetin e të gjitha Luftrave, për të pranuar humbjen dhe mjaft më me fryrjet masive, kolektive të shenjës së individit, që shkëlqen në ligjësinë e urdhëresën edukative të Tjetrit.

(Kur studentët shqiptarë marrin për të studiuar me gjysmë zemër, më lëndon si zjarr ferri).

Lufta e fundit shqiptare (Lufta e Kosovës), grevat dhe protestat, demonstrimet dhe mospajtimet, amendamenti i qetë, ose i përgjakshëm, ishte i dhimbshëm por është edhe i shëndetshëm për mua. Të gjitha këto ndihmuan dhe ndihmojnë për të thyer me një zhurmë, shekuj të tërë të kozmologjisë inerte, ndihmojnë në rrënimin e moralit të qetësuar dhe të paqtuar me shtypjen dhe frikën dhe afrojnë dritë me demonstrimin e moralit të ri: përdorimet e forta të fuqisë dhe forcës për të vendosur veten në vendin meritor ose për të mbajtur veten pa marrë parasysh Perëndinë ose Allahun, apo çfarë kemi shtrydhur me e pa pakuptim në jetë. Fjala e urtë popullore shqiptare “qingji i mirë pi në dy nëna” duket se duhet ritransmetuar aty ku duhet dhe aty ku duhet të thuhet.

Fundja a duhet të jemi më me dy nëna? A duhet të pimë në dy nëna? Dhe qenkemi qingja të butë? Këto gjithashtu tregojnë se një mendje njerëzore e gjallë dhe e zgjuar gjithmonë do të gjejë mënyra jashtë ndrydhjeve dhe dilemave. (Shembujt janë pambarim!) Këto lëvizje na tregojnë gjithashtu se politikanët tanë shqiptarë nuk janë budallenjtë që marrim. Ata nuk janë kampionë të traditave dhe demokracisë shqiptare që ata propagandojnë dhe vënë jashtë fjalimeve të tyre: ata janë duke përdorur logjikën perëndimore për të përballuar problemet perëndimore. Dhe shumica e problemeve tona moderne janë edhe problemet perëndimore, problemet e urbanizimit. Shembulli në Tuz tregoi se të gjitha këto kërkojnë kategorikisht që gjithë populli shqiptar të shkojë me Perëndimin.

Në Shqipëri tashmë veshjet tradicionale janë prej vitesh e vitesh vetëm për festa e muzeume, për evenimente e kulturologji, edhe pse ato janë bashkëudhëtarë dhe bashkëjetues më dëshmues të historisë shqiptare në disa pika. Ata kanë ekzistuar para se të vinin pushtuesit e parë, dhe u kopjuan edhe nga mjaft pushtues të tjerë. (Shembulli i fustanellës, apo dolamës shqiptare të huazuar nga të tjerët). Në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tivar, Podgoricë, Sofje, Beograd e mjfat vende të tjera ende ndjehet zhufka e mitit të këpucës së lëkurtë shqiptare në valle të hedhura e që hidhen mes folkut dhe shkrimit, para se të kërciste shkopi, shpata e arma armike e pushtuesit dhe urrejtësit masiv e dinak. Në mjaft vende mitologjia sjell legjenda të këmbës së kalit të Skënderbeut. Shpata e heroit tonë Kombëtar ka shkuar përtej miteve, legjendave, shkrimeve dhe ka mbetur në Austri. Heshta tradicionale është bërë shtizë në histori dhe është natyrisht e bërë prej hekuri. Çelësat dhe teknikat e hekurit dhe po kaq dhe kjo shtizë në tërë historinë e saj janë importe nga pjesa më e rëndësishme mineralmbajtëse në Shqipëri. Kaq do të mjaftonte të heshtnim akoma edhe me “shtizën” e re më të hekurt që i futet historisë për këtë pikë edhe sot?

A duhet të ngulen shtiza të tjera në këtë pikë ku importi i mineraleve vazhdon të ringulë shtiza të tjera në historinë tonë dhe kështu shkrimi dhe arti mbesin vargonj të një zinxhirri të ndryshkur e të shpërfillur. Në tërë këtë lidhje, në tërë këtë fakt dhe histori cila është “tradicionale” dhe “autoktone”? A mund të lutemi për ndikimet e importeve, a do të kemi sukses në heqjen e të gjitha “lotëve” nga qepët për të arritur në bërthamën shqiptare? (Mjaft kompani të huaja mbledhin hekurin shqiptar dhe skrapin shqiptar dhe na e rikthejnë në Made in ..., vetëm jo in Albania). Dhe nëse do të bënim, a do ta pranonim këtë fantazmë të së kaluarës sonë, që na ndjek e na përvëlon edhe sot me zjarr të dukshëm e të padukshëm dhe a do të na njohë neve kjo “hije” që e kemi trashëguar dhe do të ketë ndonjë gjë për të na thënë? Dyshoj.

Unë kam qëndruar gjatë në këtë pikë, sepse armiqtë dhe miqtë e kulturave shqiptare gjithmonë kërkojnë që ne të kthehemi në rrënjët tona për të funksionuar si artistë dhe qenie njerëzore oreksesh. Dhe pohimet e mia janë se edhe pse disa prej nesh njohin rrënjët e degës sonë, asnjëri prej nesh nuk mund të thotë saktësisht se çfarë është rrënja jonë e ku qëndron çelësi i rubinetit. Kemi pasur tentativa, kemi hasur në mendime të pjekura, kemi pasur mendime dhe zhvillime si të Çabejt të cilat na kanë ndjekur dhe thekur disi, kemi pasur dhe teorizma dhe tekste, dhe shkrime, dhe libra, por fundja pse kemi mbetur në një pikë të tillë atëherë?

Për më tepër, madje edhe kur e kaluara jonë ishte “e lavdishme”, është absolutisht e parëndësishme të na frymëzojë për vepra më të mëdha tani, nën kushte të ndryshuara. Përndryshe Egjipti do të ishte vendi i parë që do të prodhonte bombën, Greqia do të ishte ende model për një demokraci të re, Perandoria Romake (dhe jo Perandoria Papale) do të kishte mbetur e pakontestueshme.

Kur ballafaqohemi me ndonjë problem, kur duam të shkojmë në një stad tjetër, duhet të pyesim më mirë “Çfarë duhet të bëhet tani?” dhe “Ku mund t’i përshtasim mjetet dhe teknikat e duhura për të trajtuar situatën në mënyrë efektive?” The themi me krenari se jemi mbi shtatë milionë shqiptarë. Duhet të jemi krenarë!

Le ta vëmë theksin tek importet kulturore që kemi pasur për vite. Tani që po marrim pjesë në shkrimin e romanit, nës