top of page

THONË QË NJERZIT PO KTHEHEN LILIPUT


Rudina Papajani

Tani që njerzit po bëhen të vegjël, një perde e nderë përpëlitet në qiell, një peshë me dhimbje brenda, nga breshëri i lodhur që ra sivjet. Tani që njerzit po zbëhen, rrjeta merimangash shikohen përreth, fryma endet e lebetitur, nga lakmia me thikë, e zorrë të dala në shesh. Dëgjova se jeta është strukur , kur gjethet u plakën dhe në pranverë, dikush u vodhi nektarin, celësin te rrënjët e mbjellura sivjet. Toka ende nuk është pastruar, nga dreqi që mbiu në bark, yjet i kyçën dëshirat, me fije liri e lëmyshka të hedhur tej në baltë. Thonë që njerzit janë plakur në shpirt, janë bërë LILIPUT, sytë janë bërë të vegjël e dinak, me zemrat tretur nën gurë.. RUDINA PAPAJANI

36 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page