top of page

Thodhori Baba me romanin “Në Udhëkryq”.



Disa mendime, nga doc: Odise Çaçi 3 shtator 2023


Poeti, tregimtari dhe romancieri Thodhori Baba na vjen me romanin “Në udhëkryq”, aps shtatë librave me poezi, dy libra me tregime dhe me tre romane.Baba është një penë e veçantë që ka rrokur gjithë jetën e problematikën shqiptare , para dhe pas viteve `90.Romami që jemi duke diskutuar është botuar nga shtëpia botuese “Neraida” Tiranë , nën redaktimin e poetes, shkrimtares, perkthyeses, eseistes Laureta Petoshati., ka 13 kapituj , një parathënie e një Epilog që të ngelet në mëndje:”Koha kishte vrapuar pa na falur asgjë…Ishte dhe jeta ime dhe jotja dhe jetët tona” dhe vazhdon…”kur ke humbur njerëzit e dashur, bëhesh I huaj në vendin tënd”. Në hyrje të romanit, poetja Laureta Petoshati analizon se “ ky roman është një sfidë e autorit me veten dhe kohën së cilës i përkasin ngjarjet e këtij romani.Ajo bën një paralele me “Retë dhe Gurët “ të Petro Markos, apo dhe të at Zef Pllumit, të Umberto Eco-s dhe të Mark Haddon” . Ky është një vlerësim real për të analizuar periudhën e diktaturës, ku jeta e shumë njerëzve u vendos në “ Në Udhëkryq…”.Po e nis me orën , që ngeli në orën 8….një enigmë ,që autori e shtjellon nga faqe në faqe..

Autori na bën prezantimin e personazheve kryesore :Fredi, Marian,Ollga, Nëna dhe mbi këta Zoti…Fredi dashuron Marien, por kjo dashuri “vdes para se të lind”, por rrugës ai njihet me Ollgën e cila , dashuron Fredin,”Vetëm ty dhe asnjë në botë”, por që gjatë rrugës së gjatë, ajo do vë interesin partiak mbi dashurine dhe shkëputja nga Fredi do vij si një rrufe në qiell të kaltërt., ndërsa Maria ishte e kundërta e Ollgës e dashuron me shpirt, por gjithmonë ngelet diçka …Fredi dashurohet nga dy gra, por të dya me mendime të kundërta për jetën e dashurinë, ku” hipokrizia po vishej si këmishë e rreckosur”, ku “Ollga shprehej ti je vetëm imi”, “Të dua shpirt”…Maria ishte një perëndeshë për të, por…Ollga…dhe autori na sjell qytetin e lindjes ku katër sfera të…linin shëmbëllimin në ujin e palëvizur.Këto sfera ishin katër vilajetet shqiptare në qëndrën e qytetit të Vlorës….Dhe të dya gratë e dashuruar me Fredin dukej se kishin një ciklon…I cili diku do përplasej…I kujton Nënën, por dhe “Mëkatet janë pjesë e udhëve njerëzore” dhe autori shprehet se “Nënat janë njësoj kudo në këtë botë.Janë ëngjëjt mbrojtës të shpirtërave tanë.”

Fredi kujton bibliotekën personale, ku librat janë shokët e tij më të ngushtë si : Ricosit,Bërnesit, Eseninit, Khajamit , Drajzerin, Londonin…etj. Dhe me ta ndaja monotoninë….dhe tek Betoveni,Moxari, Shtrausi hyja pa frikë, pa trokitur…Dhe në raftet e librave, në mes të një libri ai lexon:”Ju lutem mbajeni si fëmijën tuaj”, një kod si Ai i Davinçit, por vallë kush do e zbërthente?...

Fredi kujton , përmbytjen e madhe dhe krevatin e vjetër… dhe mallkimi i Nënës “Mos pikofsh më asnjë pikë, se na mbyte” dhe Rina, me fëmijën e vogël…ku Rina ngjante me “degën e një mimoze të çelur” dhe autori kujton se “Qyteti ku u linda kërkonte vdekjen, vdekjen tonë.”

Autori përshkruan, këngën e valëve ,buzë bregut ,ku kafeja të jepte atë qetësi, që endërroje… kujton Ollgën, me lajkat e saj…”Ti je vetëm i imi.Këtë ma thotë zemra jote”.Por ai kujton dhe Marien , e martuar me një fëmijë… kujton vitin e mbrapshtë të revolucionit Kulturor të huazuar nga Kina, ku rinia në ballë, me porosi dhe nën udhëheqjen e Partisë, shkatërroi objektet e kultit, deri te kryqet e varreve.Një kasapan e vërtetë, ashtu siç bëri ISIS duke shkatërruar qytetërimin e lashtë Sirian…Shkrimtari A.Baba shpalos Dashurinë e Nënës për fëmijën, Spaçin famëkeq, gjyshi që kishte lënë kockat aty.Takimi me Marinë , fabrika ku ai punonte,Maria që po i lutej dhe ish i shoqi Kristua q,ë kishte shuar ëndrrat e saj.Tornoja, Maria , fabrika , Ollga një labirinth i madh, që trazonte zemrën e Fredit.Dhe Fredi kujton se kishta e xhamitë i shkatërruan dhe se “Mëkatet janë të mbretërve, barbarëve , tiranëve..”Fredi dhe Nëna…Letra me postë nga fabrika dhe largimi për në gurore si i persekutuari i radhës….Frikë…nesër…shpresë.

”Një mëngjes I veshur me petkun e trishtuar të dëshpërimit” …Dhe Maria fluturoi nga shkëmbi. Pse? Pse duhet ta bënte…



Largimi nga uzina dhe njohja me shoqërinë e re.Puna e re .Aty punonin ata që ishin dënuar nga regjimi komunist, ishin bij të familjeve fisnike të qytetit.Aty ishte qiell dhe gurë, trishtim dhe dhimbje…një mentalitet i një kohe të çmëndur..Dhe mua më kujtohet fshati im dhe tunelet që hapeshin nga kjo “kategori”.Makina e trasportit të punëtorëve një autoburg…Kjo është bukuria e jetës ,Skllavëri pa pranga….Ndjekja nga sigurimi.Këshilla.”Fredin ta kesh kujdes”… Por , Hipokrizia dhe zhgënjimi arrin kulmin.Autori na kujton dashurinë e Ollgës për Fredin , po që kjo nuk zgjat pasi “Lufta e klasave “ mohon dhe dashurinë .Ollga një vajzë e kastës së kuqe “midis nesh diçka nuk shkon mirë”…”Ti je një fëmijë i birësuar Fred, prindërit e tu të kanë lënë në mes të katër rrugëve……je fëmijë e një familjeje borgjeze…ti je nga klasat e përmbysura…im atë është Sekretar Part, Dhe Fredi me intuitën e tij, tepër i zhgënjyer shprehet:”Ollga .Tek ty nuk pashë kurrë “kaltërsi shpirti”, por një rrugë pa krye. Edhe tek rilindasit shikoje bashkimin e dy të rinjve, pavarësisht klasës nga vinin, por komnizmi ishte vërtet një farë e keqe, që i ndau njerëzit, duke krijuar atë hendek të madh. Dhe Fredi i mërzitur shprehet se “u vra një dashuri”, u vyshk një gonxhe”…. Dhe kujton Marinë , e cila gjithmonë kishte shfaqur shënja të një dashurie të sinqertë, por që koha bëri të sajën. Dhe me mendimin e fiksuar “I birësuar” bisedon me shumë finesë me prindërit, që e kishin rritur dhe përgatit në mëndjen e tij “largimin nga vëndlindja”Duhet të iki…Ah, liri si i mban qëniet e tua në terrin e skllavërisë!” dhe tani e kuptonte e liria është e shtrënjtë, ajo liri që e kishte ndarë nga gjiri i Nënës”, që të mos persekutoheshin burgjeve . Nëna që e rriti në debat e sipër , nxjerr nga dora një unazë me inicialet: Merre këtë.Eshtë unazë e nënës tënde”, i thotë Fredit. Autori na jep me mjeshtri largimin e Fredit në drejtim të kufirit, të një shteti të huaj, ku plagoset nga rojet kufitare, por fati e deshi që të shpëtonte për të vazhduar kërkimin e lirisë së humbur.Dhe në këtë rrugëtim të gjatë ai prap kujton Marinë:”Ëndrra ime e vrarë”.Dhe liria e tij tani ka një emër”Katedralja e Madhe”, ku ai takon Joanën, e cila e merr në shtëpi, pa e ditur se kush ishte.Por çudia ndodh se pranë Kadedrales së Shën Nikollit, ishte një vilë, ku banonte një vajzë dhe një grua e moshuar, të cilat i afrojnë ndihmë., për ta shpëtuar nga vetmia e dëshpërimi. Në këtë Vilë, ai takon Nënën, ku edhe ajo kishte një unazë floriri , me të njëjtat iniciale ,që ai mbante ne gishtin e dorës.Gruaj(Nëna) në takimin e parë me të birin tha:”Gjeta , tim bir!”Tani Joana u bë me vëlla dhe nëna me djalë, pasi i shoqi i kishte vdekur vite më parë…Tani jeta ndryshoi.Fredi vazhdon inxhinjerinë mekanike, pasi e kishte mbaruar gjimnazin në Shqipëri.Ai pajiset me diplomë, nëna kishte përgatitur Testamentin, ku djalit i lë Vilen,dhe vajzës dyqanin dhe Fredi kujton:”Se në këtë botë asgjë nuk do marrësh me vete, asgjë”…. Pas vdekjes së Nënës, Fredi i diplomuar për inxhinjer mekanik, rikthehet në Shqipëri, ku mosha e tij ishte tepër re. dhe sa zbriti në aeroport, kujtoi se “Pushteti i egër para vdekjes kishte rrëzuar gjithçka , që ndërtoi më parë me dhunë e detyrim.Njerëzit e varfëruar më keq po jetonin ende nën frikën e fantazmës së tij…”Tani askush nuk e njihte në qytetin e tij.Ora kishte ngelur brënda ciklit të orës së babait, 8.00.Dhe ai vazhdoi të kërkojë në Vorreza dy prindërit, që e kishin rritur.Dy tufa lule dhe një cigare flisnin për shumë gjëra. Dhe do ta mbyllja diskutimin tim me atë që e nisa analizën e romanit:”Kur ke humbur njerëzit e dashur, bëhesh i huaj në vëndin tënd”.

Dhe unë do bashkohesha sot me mendimin e shfaqur në gazetën e Dom Ndoc Nikaj, "Bashkimi" (Koha) që diltë në Shkodër, Nr. 18, 1 maj 1910, shkrimin e tij të radhës, im atë(K.T.) e titullonte "Kthjellimi i mendjes i kombit shqyptar". Ky titull por edhe vetë shkrimi më duken aktualë edhe sot e kësaj dite, …Ja çfarë shkruante Karl Marksi kur shqiptarët me ndërgjegje historike të zgjuar atë botë,1878(Kongresi i Berlinit), luftonin e vriteshin për mbrojtjen e trojeve të veta:

"Arnautët (shqiptarët) janë pjesërisht të krishterë të ritit orthodoks- grek dhe, pjesërisht muslimanë, ku duke gjykuar përsa i njohim janë pak të përgatitur për t'u qytetëruar. Prirja e tyre grabitqare duhet t'a detyrojë çdo qeveri fqinje ti mbajë ata nën trysni të rreptë ushtarake, sa kohë që përparimi industrial në vendet fqinjë të mos u sigurojë atyre punë, si p.sh. dru-prerës dhe ujë-bartës."

Gadishullin e Ilirisë (Ballkan)e quajti "Turki Europiane" dhe "Pasuri natyrore e trashëguar nga stërgjyshërit e rracës sllave të jugut."

Kolec P. Traboini.Në rrjetin social 3 shtator 2023

Ky roman është i veçantë, ku autori Baba ka derdhur talentin e tij , për të kuptuar se Komunizmi ishte nje kuçedër që hante këdo që i diltepërpara dhe se ai system mbarte me vete “një varfëri të tejskajshme për të gjithë, i mbyllur dhe i izoluar nga bota”.Eshtë një roman që të bën të meditosh dhe të mos harrosh viktimat e këtij regjimi mizor, që për 45 vjet kositi inteligjencën dhe bunkerizoi vëndin.Rina duhet të edukohet, që ky regjim të mos gjejë më strehë në vatrat tona stërgjyshore.

Urime miku im.

Vlorë, më 4 shtator 2023.

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page