top of page

Thirrja nga zë i paditur



 

Një bas i thellë se ç’më thërret me isharet

Nga largësi të huaj syri

I tëri me jipet nga imja imagjinatë

Pa formë të caktuar e as madhësi trupi.

Të kam dhënë unë trajten të kam dhënë dhe madhësinë

Dhe vendin brënda vetes, n’pakufi hapsinë

Do vij, do vijë, tashmë më shihet hapi

Sa pak syri ka mbetur çelë, sikur ta dije

Kurse tekst epitafi mbërrijti tek shkronjat e fundit.

Dhe tek pëzgjedhë plaçkat e rruges, ato solemne

Se q’i hedhi një sy botes kafkiane

Asaj të mesnatave t’mynxyrshme tek lypja shpëtimin.

E di ti e vetes hapsirë pa fund times

Ngado lodronte sy imi shqtësimesh

Se ç’më ngarkonin me fate të errta, lëndim shpirti

Se ç’më fajsonin mrrolshëm me vrasje Zoti

Se ç’më bënin shok me të mallkuarin djallin

Se ç’më kanosnin me errësirë burgu, majë hanxhari

Ngado të uniformuar me mendje ndjekjeje

E unë, e unë ulur tek një cep bote

Përherë në hap rrugëtine gungaçe të sovranit Zoti.

Se si im Zot, ai shtrirur pa limit botes sime

Kishte një kod e një dukje tjetër nga tjetri.

Dhe unë ngjizjen të mua që në lashtësi

Dhe si çapken lojnash e rrudhak moshe

hyra lehtas në shpirtë kodi

Dhe pashë një Zot

Ate të gjerin, shoqëruar nga engjëlli

Që flitte një gjuhë tjetër, gjuhë mirësie shenjtore

Dhe nga piedestal qiellor ligjëronte të qenëmit e njeriut

Ose, sikur në shqetësim shqiptonte:

Po ndoq rrugë djall,i zhbërjen e tij.

Dhe vajti jeta në droe mos t’gaboj rrugen

Dhe gjeta engjëllin që më mbajti në rrugë Zoti

Më kishte shpërblyer në disponime çiltërinë time

Dhe u ndoqa nga ana a mallkuar nga fajësimi

Nga ata që në ballinë të dukshme mbanin librat e shenjtë

E nuk përfillnin kodinë e brëndisë.

Dhe tashti, hap pas hapi do ia dal tek shtëpi imja mermeri

E tej, në universumin e të mirit Zoti

Largë akuzave, largë gjyqtarëve, largë sherbëtorëve të djallit

m.m.h..

41 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page