top of page

"Thesari " i Vasilit...


"Thesari " i Vasilit... Nga Mentor SERJANI Dyqindë e dy reliket nga "Thesari" i Vasilit... E kam thënë dhe nuk do të rresht së thëni gjatë gjithë jetës sime, se dhurimi i një libri dhe dedikimi që i bëhet dhuruesit, është nga ana e autorit: Akti më i lartë qytetar, që nuk barazohet me asnjë lloj vlerësimi, dekorimi, apo çfarë do gjëje tjetër. Do të thoni ju për kë është fjala, - e pra fjala është për librin (Thesari) të Vasil Gjivoglit nga Piqerasi i Sarandës. Ja ç'shkruan ai në faqen e parë kur me dhuroi librin:"Mentorit, ish-nxënësit tim të dashur, njeriut të mirë e me shpirt artisti", miqësisht e me respekt Vasil Gjivogli. Piqeras më 15/04/2017. E çuditshme, ishte e shtuna e madhe e Pashkëve, me sa duket rastësia e takimit të njerëzve është edhe vullnet i perëndisë, ditë që promovojnë dashurinë, miqësinë, faljen dhe shikimin nga e ardhmja. Po le të kthehemi tek libri, që në fillim autori bën një falënderim për prindërit e tij, për vendin, për dashurinë, për ata që ndihmuan në botimin e librit etj. E lexoj mallëngjehem dhe ndjehem mirë, pasi me sa duket këtë ndjesi të këndshme e paskemi në gen të gjithë si bregdetas. Dhe natyrshëm me vjen në mëndje thënia e Plutarkut "Kur në mes natë kandili shuhet, të gjitha gratë, kan' një bukuri që nuk thuhet". Pikërisht këtë bukuri të mahnitshme e ka ky libër. Duke lexuar librin të duket sikur je me shokët e tu dhe bisedon, në një rrjedhë normale, njësohesh me të dhe kështu të tërheq faqe me faqe, me etje të madhe, duke kërkuar të gjesh konkluzionin e çdo shkrimi apo epigrami me tituj mjaft të gjetur dhe provokativë nga ana artistike.




E pra ky është :"Shkrimtari Gjivogli i biri i <Bajraktarit të fshatit > i atij inxhinjeri me shkollë fillore, që bëri rruge e ura, të cilat u shërbyen njerëzve në vite,dhe atij vetë, i mbeti" nofka" e memësipërme"Shkruan në parathënien e librit, bashkëvëndasi i tij Mjeshtri i Madh Miho Gjini duke vazhduar se ky liber të bën "Të qeshësh" me "gjithë mushkritë"! Pra, aty fshihet zgjuarsia, intelekti i hollë, i këtyre njerëzve të thjeshtë që i kanë bërë këto shaka, duke u "vënë feste" bëmave, prapësive, të këqijave e problemeve të jetës që jan hasur e hasen vazhdimisht". Në këtë vështrim të përgjithshëm bashkohem plotesisht me thënien e Mihos :"Se të tillë libra me karakter të mirëfilltë letraro - artistik, qartë e në një gjuhë të pastër lartësojnë emrin e Piqerasit. Vasil Gjivogli poet dhe shkrimtar, është dhe mbetet ,një nga intelektualët tanë...". Gjatë leximit tim të parë dhe të ethshëm për të zbuluar faqe pas faqeje atë që fshihej në këtë" Thesar" të vërtet shpirtëror e mendor që edukon njerëzit me profecitë e mëdha të popullit, ku çdo gjë e kuptoja, e shijoja, e ndjeja dhe në fund të leximit më kujtoheshin si në mjegull, prandaj e lexova për së dyti me një vëmëndje dhe logjikë të ftohtë, jasht emocionit. Tregime të spikatura me kan lënë shumë mbresa, të cilat do ti përmendë si tituj, duke ju a lënë juve lexuesve të tjerë të zbuloni brendinë e bukurinë e visareve të këtij libri. Këtu gjen vend më së miri thënia e Aleksandër Dymas se :"Arti ka nevojë për vetminë, mërzinë ose pasionin, është si një lule e rritur në gërxhe, që kërkon erën e ashpër dhe tokën e thatë". Ashtu siç është bregdeti ynë i cili ka nxjerrë figura të shquara për gjatë historisë, mijëravjeçare të tij. Atëherë le të veçojmë tregimet më të mira sipas mendimit tim, siç janë :Trimat e detit, Mësuesi i fshatit, Humbja e thellë, Vrasja e Kalit, Shpikësi me i madh në botë, Fener Ndriçues, Uzua, Replika e Napolonit, Mëllënjat, Mrekullia e Tete e Botes, Vetem kondizmën na lat', Operacioni, Operativi me emër Shpendi. Unë nga 202 tituj qe ka libri keto të mësipërmet i vlerësova si më të mirat, natyrisht që të zgjedhësh në një libër te tillë është e vështirë, por mua si të thuash këto mu arkivuan ne memorje. Thesari nga fillimi në fund përshkohet nga një rreze e shndritshme e filozofisë popullore, dhe mjeshtërisë letraro-artistike të autorit, që e përcjellë kuptueshëm për çdo lexues. Dhe në fund autori e mbyll po me një thesar ku shprehet "Se nëpër vite jam përpjekur për të" gjurmuar " dhe" eksploruar " vlerat shpirtërore, humorin, urtësinë dhe mënçurin Piqerasiote". Mendoj se autori e ka bërë më së miri, me shpresën dhe dëshirën e tij, se brezat që do vijnë, do të përpiqen që të zbulojnë e hedhin në letër thesare të vjetër e të rinj të vendlindjes së tij. Dua të shtoj në mbylljen e këtij shkrimi, se të gjithë njerëzit me të dëgjuar fjalën Thesari turren për ta zbuluar ose për ta gjetur kështu edhe unë, ma do mendja edhe të tjerët që janë miq të librit, ju turrën për ta lexuar. Titulli i librit është mjaft tërheqës dhe i gjetur, por kujt mund ti vinte në mendje kjo, vetëm Vasilit, një thesar për të mbushur vatrat e trurit të çdo njeriu, që me mendjen e tij si forma më e lartë e ndërgjegjes, të shikojë, të lexojë, të perceptojë dhe më në fund të shprehet, ashtu siç bëra edhe unë. Bëjeni sa më parë, lexojeni librin dhe do të më jepni të drejtë. Dua të falenderoj këtu pa mas mësuesin tim Vasil Gjivogli, apo profesor Cilon siç i flasim ne shkurt, i cili perveç genit tonë familjar, me përkushtim, profesionalizëm dhe me një metodë të përsosur të mësimdhënies dhe mësimnxënies, ngjizi tek unë dashurinë për gjuhën dhe letërsinë. Ku për herë të parë kam botuar në gazetën Internet Himara, sot shkruaj këto radhë të thjeshta,por me ndjesi të vecantë.

Dua të shtoj këtu një thënie të Nënë Terezës:"Fjalët e mira janë të shkurtra dhe të lehta të thuhen, por jehona e tyre është e përjetëshme". Dikur në femjëri artikulonim nëpër përrenj pasthirma të fuqishme dhe jehona i kthente në veshët tanë, ashtu edhe unë sot dua që jehona e këtij libri të kthehet në veshët e mendjet e atyre që nuk e kanë lexuar akoma. Mirenjohje profesor Gjivogli.



40 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page