top of page

TETË VENDBANIMET PREHISTORIKE


TETË VENDBANIMET PREHISTORIKE TË THESPROTËVE (1)

Thesproti = proto thes; thesi i parë!


Nuk është për tu habitur nëse themi se në Thesproti, si efekt i kushteve klimatike- mesdhetare, prodhimet bujqësore e blegtorale janë prodhuar më heret se kudo tjetër. Veç kësaj të vërtete, në atë hapësirë territoriale, mes dy lumenjëve, Acheron dhe Thyamis, që realisht ajo është quajtur Thesproti dhe e banuar që nga kohërat parahistorike, gjenden të gjitha llojet e bimëve bujqësore, drufrutorët, agrumet, vitikultura. Blegtori ku mbarështohen të gjitha llojet dhe racat e kafshëve, shpendë të çdo specie që nga ipjet (shqiponjat) deri tek qipollondrat që foletë i bëjnë nëpër ohktat e lumenjlve. Është hapësirë territoriale me florë (bimësi) dhe faunë (bota shtazore) të plotë, pa mungesa. Me male, kodra, fusha, liqej, përrenj, lumenj, det dhe ajër të pastër e me bollëk. Nuk mungojnë shpellat, vendstrehimet e "shpellarëve" tanë, që në atë rajon, në lashtësinë e largët, të tetë shpellat ishin streha e njeriut.

Thesprotia është vendlindja e Zotave, mitet dhe legjendat, banorët e saj pellazgë që dhe sot ruajnë trashëgiminë e të parëve të tyre. Nuk e teproj nëse them se në Thesproti mitet, legjendat ngjasojnë me të vërtetat, kjo sepse burimet historike dhe gjetjet arkeologjike e vërtetojnë rëndësinë e Thesprotisë gjatë gjithë kohërave nga lashtësia e largët deri sot.

Të njihemi me Gumenicën.

. Kryeqendrën e prefekturës sëThesprotisë!

Në lashtësi nuk kishte qendër banimi të emërtuar Gumenicë. Përafërsisht vendi që sot është ndërtuar qyteti i Gumenicës quhej Gropa (sot, një lagje e qytetit). Në lashtësi ishte qyteti i Titanëve, (Gitani, Gitana), si një nga qytetet më të rëndësishme të Mbretërisë së Thesprotisë. Titani gjatë shekullit IV p.e.s. shtrihej në një sipërfaqe prej 28 hektarësh. Gjatësia e mureve të qytetit ishte 2400 metra. Titani kishte katër porta, muret e brendshme në formën e një drapëri, e ndanim qytetin në gjysmë. Kulla rrethore më veriore ndodhej në një kodër mbi qytet, mendohet se shërbente si vend i shenjtë fetar. Gërmimet arkeologjike bashkëkohore kanë zbuluar një teatër të qytetit për 2500 spektatorë dhe mbetjet e dy tempujve. Titani ishte selia e mbledhjes së Lidhjes Epirote (Livi 42.38.1). Akropoli i qytetit kishte një kullë të bukur gjysmërrethore, një teatër të vogël, kulla dhe porta janë ende të dukshme. Lumi Thiamis (Kalama) në atë kohë ishte i lundrueshëm. Në vitin 167 pes, qyteti u shkatërrua nga romakët dhe kaloi në vartësi të Perandorisë Romake. Rreth shekullit XV pas Krishtit, Thesprotia dhe gjithë territoret Ilire i kaluan Perandorisë Osmane deri në vitin 1913. Vit, ku Konferenca e Londrës, krejtësisht e pa përgjegjshme, me diktakt të pamoralshëm, copëtoi territorin e Ilirisë dhe u a kaloi greko-serbëve.

Në vitin 1944, Gumenica një qytet i vogël bregdetar u përball me okupatorin, i cili bëri shumë shkatërrime. Gumenica, vit mbas viti u rindërtua, sot ka pamjen e një qyteti modern. Rëndësi të veçantë ju kushtua edhe ndërtimit të portit. Porti detar përfundoi gjatë viteve gjashtëdhjetë. Sot Gumenica është një nga portet më të mëdha të Greqisë. Është një portë për në Evropën Perëndimore dhe një qendër tregtare kryesore. Rajoni i Thesprotisë ekonomikisht bazohet tek bujqësia, blegtoria, tregtia, peshkimi, artizanati dhe turizmi i cili favorizohet nga kushtet tepër të përshtatshme që ja mundëson vetë pozicioni gjeografik.

Qyteti i Gumenicës ka infrastrukturë të mirë turistike që shoqërohet me bukuri natyrore dhe me peizazhe magjepse. Atje ndeshesh me kombinim të ngjyrave jeshile në stere dhe me ngjyrën blu të detit Jon. Rajoni është i pasur me shumë vende arkeologjike të rëndësive të veçanta historike. Thesprotia, është vendi ku lashtësia dhe sotmja, të vijnë në pëllëmbë të dorës. Atje sheh Dodonën e Zeusit, njihesh me Hadesin, me Persefonin, me Afërditën, shijon kaltërsinë e lumit legjendar Acheron, atje është dhe lumin Vuv, Thyamis. Atje, në Thesproti, gjinden mbetjet pellazgjike, tetë shpellat e banimit të hershëm të banorëve vendas, të para grekëve e romakëve.

Lidhur me përkatësinë etnike të rajonit të Thesproti/Çamërisë, nga historia e lashtësisë

është gjetur një hartë ku janë shënuar 8 emrat e vetme të qendrave të banuara që nga antikiteti: Mavromati (Sajadha); Kephlochori (Mourgan-Çamanta); Gitana (në afërsi të Filatit); Dolani; Rizani (Rrëzanji); Elea (Valiani i sotëm); Marmara (më në jug të Valianit); dhe Dymokastro ( Arpica e sotme). Dokument tjetër shkencor që flet për lashtësinë e zonës dhe të banorëve, janë pamjet e varrezave të zbuluara nga gërmimet arkeologjike të "LB EPKA" në vitin 2008, në fshatin Rrëzanj (Rizian) ku lexohet: "Riziani Parapotamou. LB EPKA, raporton gërmimin e një funerali peribolod në përdorim, që ngashekulli IV deri në shek.II para Krishtit…" Në material thuhet: "Agios Georgios Thyamidos is also a Palaeolithic finds". Në shqip: "Riziani është gjithashtu një gjetje paleolitike" (Njohuri historike për Thesproti/Çamërinë. Bot. Viti 2014, fq.38,39).

Muzeu Arkeologjik i vendosur në rrugën 28 Tetori në Gumenicë, përmban punime metalike, punime guri, arkitekturë, skulpturë, qeramikë, monedha, bizhuteri, art në miniaturë dhe objekte të tjera nga Palaioliti i Mesëm (100.000 pes) deri në periudhën post-bizantine (shekulli 17) të gjetura nga gërmimet arkeologjike të bëra në territorin e prefekturës së Thesprotisë. Kalatë mesjetare në përballje me invazionet e huaja, është Nikopoli, më tej malet e Sulit, ku nënat suliote me fëmijët në gjoks, u hodhën në humnerë për t'i treguar njerëzimit krimet e pushtuesve, njëherazi dhe trimërinë, besnikërinë, nderin e kombit shqiptar dhe atdhedashurinë. Çdo copë e atij vendi është plot me histori.

Pas Luftës së Dytë Botërore, pothuajse të gjithë çamët myslimanë, u vranë dhe u dëbuan nga Gumenica dhe rrethinat e saj. Sot Gumenica është një qytet ku banohet nga banorë të besimit ortodoks, por quhen grekë.

Njësia Bashkiake sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 kishte 25,814 banorë. 9Fatkeqësia është që prej 110 vitesht. mitet, legjendat, ngjarjet historike, herë-herë përvehtësohen; herë-herë lihen në harresë. Që kur ka lindur njerëzimi është shoqëruar me "imja" dhe "jotja". Fjalë që nënëkuptojnë pronësi. Pronë që ka të bëjë me mua, me ty, ose që ka lidhje të ngushta, lidhje gjaku, lidhje farefisnie a ndonjë lidhje tjetër me mua, me ty. Kjo ndjesi pronësie vërehet edhe tek fëmijët - foshnjat, që e dëftojnë me veprime atë që është e tyre. Përfundimisht kuptohet, prona është hyjnore, ajo nuk tjetërsohet përjetësisht, vjen një kohë dhe kthehet tek farefisi, tek pronari me lidhje gjaku. Kursesi nuk mbetet tek i huaji.

Të gjitha perandoritë në erën tonë, zaptuan pronat e të tjerëvë, madje edhe me shumë shekuj, por jo përjetësisht; përkundrazi u shkatërruan vetë perandoritë, kurse pronat janë rikthyer, kanë shkuar tek pronari. Konkluzion i qartë, me vërtetësi historike.

Artikulli synon në njohjen e historisë tonë

kombëtare!.

Shënim: U përdorën materiale edhe nga Wikipedia


Fahri Dahri. Londër, më 07/11/2022

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page