top of page

TEMPULL I SHQIPËRISË

Updated: Jan 20


Kohe e lavdishme trimërie…

Në fushen e luftrave

Për idealin e shenjtë

U bashkuan të gjithë

Prej Tomorrit në Kacanik

Prej burimeve të Vardarit në Prizren

Muzë e këngës në rrjedhë të Drinit

Kujton Skëndërbeun heroik !...


Emri i Skëndërbeut

25 vjet me radhë

Skëndërbeu, heroi ynë kombëtar

I gozhdoi armiqtë në malet e ashpra

E mbrojti lirinë e Shqipërisë

Shpëtoi Evropën nga rreziku

U “ theu” hundët Sulltanetëve të mëdhenjë

Fama i morri dhenë !...

Varri dhe Shpata

Ndër shkëmbinj u varrosën

Trupi e shpata e Skëndërbeut

Arbërorët u falën së largu

Shndrritën reliket tona kombëtare…


Prej eshtrave të varrosura

Ngrihet shpirti i heroit si hije

Vigjelon mbi fatet e Shqipërisë

Shpata e tij na mburoftë !


Malet edhe sot bucasin

Grykat po vikasin grushtin ngritur përpjetë

Vendi i varrit mbeti i panjohur

Si fuqi magjike mbi kohërat

Fat i ngadhnjimeve të rrallë !...



Tempull i Shqipërisë

Fuqi magjike si fat i ngadhnjimeve

Amanet i shenjtë mbi trojet arbërore

Shpirti i tij si hije mbi Shqipërinë

Ngjallë shpresë, besë e dashuri të fortë !...


Vringëllon shpata e trimit me jehona shekujsh

Gur më gur lidhi besë me trimat

Skëndërbeu ynë, hero i gjallë i kombit

Nëpër shekuj “Tempull i Shqipërisë” !...



Mrekulli të vërteta

Bash si Perëndi

Elivar i madh e i fuqishëm

Skëndërbeu trim me aurdin e tij

I bëri kryq Tokës me shpatën e tij…


Kur u ndez shamata në pazar të Varoshit

Skëndërbeu me shpatën e tij që flakëronte

Iu drejtua shkëmbit në krye të Pazarit

I ra me forcë të madhe kryq e tërthor…


Krismat e shpatës ranë si rrufe prej qielli

U shtangë gjithë turma, pushoi rrëmuja

Nuk ishte rrufe prej Zotit

Por mrekulli e Skëndërbeut

Që preu shkëmbin me shpatë !...



“Gurrat” e Skëndërbeut

Shpata i dha fuqi prej krahësh shqiponjë

Në fushat e malet e Shqipërisë

Tronditi prej themele Kepin e malit Morish

Gjuajti armkun me popëla të mëdhenjë

I ra dhe shkëmbit me shpatë

E preu si rriskë molle

Për ti tmeruar armiqtë !...


I ra shkëmbit me shpatë

E cau dhe nxorri ujë për të purë ushtria

Gurrat burojnë edhe sot

Njihen me emrin: Gurrat e Skëndërbeut” !...


Kali i tij përcau retë

Ngjante me Zotat e Olimpit

Dukej si Zeusi me shqiponjën

Si Ahena me kukuvajkën

Si Afërdita me pëllumbat !....


Pushka dhe Fjala

Malet shqiptare

Male ndjenjash dhe forcë

Zjarre të pushkës nëpër kohë

Udhë ku kanë vërshuar luftërat !...


Pushka dhe Fjala

Dhuratë të cmuara të kohës

I celin rrugë bujarisë shqiptare

Bëjnë bashkë mencurinë dhe zotësinë !...


Kujtimi i Skëndërbeut

Gurra e vyer e kultit tonë kombëtar

E kultit Skënderian

Vlon si vullkan me forcë jetëdhënese

Me forcën jetike të kombit tone kuqezi…


“ O trima luftëtarë

bijtë e Skëndërbeut !....”

Këndonin bijtë e shqipes

Me pendë e pushkë u përpoqën Rilindasit

Bucitën përsëri nëpër male

Partizanët trima me yllin e kuq në ballë !...



Sot po mbushen 556 vjet

Nga vdekja e Skëndërbeut

Kujtimi i tij rri ndezur flakë

Që nga Malet e shpatit të Mokrës gjer në Kukës

Që nga brigjet e Drinit të Zi gjer te Kepi i Rodonit

Shqipëtarët nuk e harrojnë kurrë SKËNDËRBEUN !...



STERJO SPASSE, emri i fisëm i shekullit

Si shenjё “dyjare” e kohrave, nё atё llagap

gjejmё vetёm njё shpirt, atё tё shqiptarёve

mё te fisёm tё ketij shekulli*….”

Spase Niço morri siharriqin

Te kisha e vjetёr poshtё fshatit ndali

E platitnin rrezet e para tё diellit mbi male

Realizoi dёshirёn e shpirtit tё kishte djalё

Jehonte bregu me tingujt e njё kёngёtari

Oshёtinin zallishtet pёrbri diellit matan bregut shkёmbor….


Spasja voziste varkёn

Pёrplasej lehtё – lehtё nё valёzimin e liqenit

Ajёr i freskёt i flladiste fytyrёn

Sterjo, e quajti djalin e porsalindur

Si xhunxhule tё porsacelur dhe aromё tё borzilokёve

E futi nё kujtesё, nё tё gjithё qёnien e tij….



Gllomboçi dёgjoi nёpёr natё kёmbanat e Shёn Marenёs

LLogma e pelikanёve hapi krahёt e u ngrit duke shkundur

ujёrat…

Oshёtiu mbi dymbedhjetё manastiret e kuq tё Golemgradit

Mbetur prej ditёs kur manastiret pasqyrohen kokёposhtё mbi Prespё

Bashkё me humbёtirat dhe mrenёn e argjendtё

Ora e krijesёs sё cuditshme, me emrin e fisёm tё shekullit

Can ujёrat nё magjepsje fluturake , mbi shtёpitё qё

mbulohen prej rrjetash…

12 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page