TE KY FËMIJË
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 21, 2022
- 1 min read

Te buzët shfryn adoleshenca, Si një tsunam, që përmbys botën. Te sytë hareshëm qesh pranvera, Me lule puthjesh stolis tokën.
Te balli troku i një bastuni Me hapa dhembjesh përshkon thinja, Si udhë e verbër e një lumi, Që nis e sos te dashuria.
Te ky fëmijë i shoh të gjitha Dhe jeta bëhet kaq e thjeshtë, Sa buzagazi, që sjell drita, Kur troket zgjimi çdo mëngjes...
Comments