top of page

Tanka e Kujtim Boriçit astrigente e dashurisë së shtirur



Nga Fatmir Terziu


Kujtim Boriçi është një nga krijuesit shqiptarë që lëvron në shumë tema. Gazetaria, publicistika, skicat, kërkimet, hulumtimet, dosierët, por edhe poezia është një nga arsyet në përkushtimin e tij letraro-artistik. Ky autor është i njohur për librat e tij në disa vëllime “Skënderbegasit ndër vite”; “Bedinajt e Kaninës: Gjurmë në histori”; “100 personalitete të Librazhdit”, “Tahir Hoxha i Çermenikës”, “Dy martirët e Steblevës”, është bashkëautor me shkrimtarin Eduart Abazi tek libri “Ushtarakët e Gollobordës” e mjaft të tjera. Ai është shpallur dhe nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Librazhdit dhe me disa çmime e vlerësime të tjera.

Dhe ashtu sikurse thuhet në media “Kujtim Boriçi është si lisi rrënjëthellë, me mbi 30 degë të fuqishme që janë mbi 30 librat e tij, është shkrimtari që di të mbjellë dhe korrë mirësi njerëzore, prandaj edhe ka rreth vetes qindra personalitete që janë përherë rreth personalitetit të tij si: Kastriot Gurra, Xhevat Lloshi, Maksut Balla, Ferit Fixha, Edmond Fixha, Zabit Cuku, Idriz Balla, Agim Gjini, Bajram Mane, Bernard Zotaj, Taulantin, Skënderin, Yllin, Qazimin, Selamin, Idrizin, Isain, Xhevairin, Rapushin, Hamitin, Rrahmanin, Selajdinin e shumë të tjerë. Të gjithë bashkë janë “pasaporta” e mirësisë që meriton të bëhet i njohur për mbarë shqiptarinë, por që ja shton edhe më shumë si kontribut vlerash në historinë e studimeve për Librazhdin. Autori ka përhapur mjegullën e kohës, ka sjellë kontibute në epoka të ndryshme të historisë, ka sjellë një pasuri, që besohet se në mbi 4200 artikuj që kanë zënë rrënjë në memorien njerëzore.”

Dhe po në këtë burim del se “Kujtim Boriçi nuk është vetëm autor e shkrimtar, por misionar profesionist i publicistikës shqiptare. Nëse depërtojmë në të shkuarën, është sinjifikative se që kur ka qenë në klasën e gjashtë ka botuar poezinë e parë në revistën e dikurshme “Pionieri” dhe nuk ka pushuar. Prej asaj kohe kanë kaluar gati 6 dekada. Autor i mijëra shkrimeve publicistike në shtypin qendror, një pjesë e mirë e të cilëve dhe për trevën e Librazhdit e njerëzit e saj. Ai ka disa poezi të tij, të përmbledhur në disa libra, që janë kthyer dhe në tekste këngësh e interpretohen nga kompozitorë e këngëtarë të njohur të vendit. Këtu mund të sjellim në vëmendje Kujtimin gjimnazist, ku poezia e tij, “Urimi i nënës”, kompozuar nga kompozitori Spartak Tili e kënduar nga Luan Zhegu, u shpall këngë fituese e anketës muzikore në radio, në korrik 1974. Ndërsa “Betimi të dua…”, kompozuar nga Agim Prodani. Kujtimi bën pjesë ndër ata shkrimtarë si rast i rrallë në Shqipëri për kohën para vitit 1990, që boton libër poetik duke qenë student, me librin “Këngët tona”, redaktuar nga poeti i njohur Fatos Arapi, i shpallur ndër tre librat më të mirë të vitit që botohet nën përkujdesjen e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ndërsa sot është një penë e fuqishme dhe e pjekur, sepse në fakt ka mbi 32 libra të tij, të zhanreve të ndryshëm, që e bëjnë autorin personalitet misionar të veprave monografike e historike. Shkrimtari i mirënjohur, del para lexuesit me punime monografike me rrënjë të thella në historinë kombëtare të shqiptarëve, me një armatë figurash që kanë bërë emër dhe i kanë dhënë lavdi dhe krenari në historinë tonë. Kujtim Boriçi, i drejtohet dhe referohet si rrallëkush Librazhdit me libra të ngjeshura, të mbushura me të dhëna, të spikatura historiografike nëpër shekuj. Autori zbret në tabanin kombëtar, në shtëpi dhe oxhakë me histori, sjell vërtetësi e analiza historike, ndalet fort te familjet atdhetare, te brezat që shkruan historinë.”

Ai është krijuesi tipik që erdhi herët në mesin e letrave, por që penën e tij e vuri në shërbim të thjeshtësisë, bukurisë, dashurisë, humanizmit, memorjes, respektit dhe dedikimit profesional. I tillë është ai pikërisht tek vëllimi poetik “Dashuria është kudo”, tek i cili sjell aspekte nga lidhja e tij mes kësaj tërësie dhe botëjete letrare.


Thelbi tek dashuria


Dashuria është kudo”, në fakt nuk është arsyeja që ndalemi, por njëra nga linjat me të cilën dallohet poezia e këtij krijuesi, këtij poeti me vlera të konsiderueshme. Themi kështu pasi në mjaft nga poezitë e tij lirike spikat qetësia shpirtërore, dihatja e një nervi pulsor dhe tërë përfshirja trupore ka një qëllim të caktuar. Një qëllim që nuk realizohet thjesht me figurat letrare, apo edhe me ato sintaksore, por me një lloj tejet veçues të fjalës popullore, që kumton thelbin e mesazhit. Poezi të tilla si “Flokëverdha” janë shembulli më i mirë i këtij autori në këtë pikë: “Më thanë iku larg, i mora shpejtësinë erës/Më thanë ka ethe, i mora diellin verës../Kalova tre male, luginës të kërkova/Pyeta kë pashë, por ty s’të takova... .””

Një lloj paralelizmi figurativ i poetit Boriçi që dikton huamarrjen nga tradita, për ti përshkruar dhe pranëvënë me ngjarje të jetës aksizat letrare të folkut na shtjellojnë ndjeshëm një hapësirë të bukur ku brezat mësojnë mes tradicionales mesazhin e kohërave: “Më thanë kaloi ylberin dhe u bë djalë/Dhe unë ylber’ kalova, që të bëhesha vajzë../Ah trim –më thanë- iku flokëverdha/Ballit i hoqa djersët, mora rrugën nga erdha…” Siç shihet poeti ka pranëvënë paralelisht një dukuri nga gojëthënia dhe një veprim imagjinar njerëzor. Vajzat kalojnë ylberin sipas gojëdhënave’dhe bëhen djem, kështu djemtë mbesin të braktisur në fatin e tyre të jetës dhe anasjelltas… “Më thanë se disa jaranë, pritë i kanë zënë/Plasën nga marazi, mua t’më takoj se lënë/Ju luta engjëllit, më nisi një ushtri/Pritën e kalova, por prak s’ishe ti...”


Tanka si variacion


Por jo vetëm kaq një lloj i veçantë i poezisë Tanka gjen një lëvrim tek ky autor. Tanka është një lloj i poezisë japoneze, herë me pesë rreshta, dhe herë e shthurur ku vargu i parë dhe i tretë përbëhen nga pesë rrokje dhe pjesa tjetër me shtatë. Tanka është lloji më i vjetër i poezisë në Japoni. Poezia “Rrokadë e fqinjëve” mund të shihet si një shembull. Ajo vjen për lexuesin me tipin e saj të vecantë, në një okelio ‘Në katër Kohë’ dhe qaset apriori me risinë dhe riskun poetik të artit të fjalës me kohën e parë që qartëson ‘dikur’ “Prej shekujsh shtëpitë i ndan një murë/Minjtë në hatulla një mace i gjuante/Në një zjarr ngroheshin dy palë/Dhe tek porta një qen i ruante.”

Koha e dytë e Tankës është paksa më sublime. Ajo vjen jo thjesht si perceptim artistik, por edhe si një memorje kulturore: (Pas luftës së parë, viti 1945): “Pas luftës me grada u bërë/Fqinjit i shtetëzove tokën, mallin/Pse kur ti ishe dy javë në mal/Tre dit ai ishte me ballin.”. Përtej kësaj është ndjesia e kohës së tretë ajo që përkon pas vitit 1990, vit që shënn ndryshesë sistemi: “Dhe era që fryu në në këtë dhjetor/Mes fqinjëve s’i hoqi barrikadat/24/1-shi të parin e la pa punë/I persekutuari vuri gradat”. Kjo është kohëpoetika e shpirtit të trishtuar që qaset më pas nga koha e katërt dhe që ka siglën sot: “..Shtëpitë i kanë atu ku ishin dikur/Por mes tyre ikën e vjen era e frikës/Se fqinjët nuk jetojnë me stinët e natyrës/Por me motet e politikës ..!”

Dashuria është kudo” është nomativi poetik i Tankas që qetëson shpirtin e lexuesit me 60 vjersha për të bukurën dhe dashurinë. Vëllimi me poezi “Dashuria është kudo”, është libri që poeti Kujtim Boriçi u jep lexuesve në një kohë të arsyeshme, të lirë dhe tejet domethënëse në perpektivën poetike të tij, të nisur nën disiplinë e art të tendosur, për të thënë atë që ndjen dhe atë që ai dashuron. Nëse nis të lexosh poezinë e parë, titullin e së cilës mban dhe libri, e deri tek e 60-ta, e ke të vështirë që të shkëputesh prej tij. Vjershat të rrëmbejnë, të fusin në një botë ndjenjash e dashurie njerëzore, krej natyrshëm, derdhur në vargje me ndjenja e pasion… E kur shkon tek poezia e fundit, nuk kupton se sa kohë ka kaluar, ndjenë keqardhjen përballë pamundësisë për të “notuar” më tej në këtë lëndinë njerëzore. Në fund të fundit, pasi kalon këtë “det” dashurie provon ndjesinë e gjetjes së vetvetes, pas çdo vargu, pas çdo strofe…


Krijimtaria si udhë poetike


Nga libri i parë i tij, “Këngët tona”, botuar tre dekada më parë kur ishte student, e deri tek i fundit “Dashuria është kudo”, konstatohet pjekuria në poezi. Veçanërisht tek përmbledhja e fundit. Kur lexon poezitë e këtij vëllimi, lexuesi i çdo moshe e niveli kulturor, gjen vetveten, kupton se dhe jeta në këtë kohë të trazuar ka bukurinë e saj, ka dashuri, e duhet jetuar në çdo sekondë, në çdo minutë, në çdo ditë, javë, muaj e vite… Se jeta është e shkurtër, e në këtë botë të gjithë jemi të përkohshëm, një ditë do të ikim… Në morinë e librave poetikë të botuar kohët e fundit, për mendimin tim, “Dashuria është kudo”, është i veçantë. Poezi të tilla si “Ashtu si dikur, më erdhe në gjumë”, “Flokëverdha”, “Nomadi i dashurisë”, “Shiu”, “Gruas”, “Puthja”, “Dehje”, “Mbeti vegim”, “Asaj që dikur më deshi”, “Trishtim”, “Etyd”, “Fqinjës”, “Loti”, “Puthja e fundit”, etj, të rrëmbejnë… Jo vetëm për faktin se tematika e poezive është dashuria njerëzore e në kuptimin e plotë të saj, por dhe për tendencën e përcjelljes natyrshëm tek lexuesi të mesazheve të dashurisë, ndjenjës më të vjetër e fisnike njerëzore.

Ajo që shënohet tek leximi i këtyre poezivë është forca e diskursit të ndjenjës që formëson dashurinë në pikën e saj të plotë të tankës artsjellëse. Boriçi nuk është vërtet poet i Tankës, kësaj prurjeje nga kultura japoneze, një formë haiku, por është një lloj ndërmjetës i saj në kulturën e gjërë poetike.

Ai si poet dhe si krijues i gjthëanshëm e sheh mes vargut dhe stilit të tij, shkëmbimin e ideve mes kulturave të ndryshme si një proces të arsyeshëm. Ajo si e tillë, pra forma ideore e tankës, është një reagim kulturor, një ndjesi lëvruese e ndjeshme. Ajo është një imagjinatë me një stil krejt të ndjeshëm.


Konkluzion


Qartësia, precizioni, shkurtësia e saj janë astringentë (shpejt lidhje) që mund të përballen jo vetëm me tematikën, por edhe me arsye urbane.

Poezitë e Boriçit udhëhiqen nga një takt ritmik, saktësi, dhe elaborohen në mjedisin e dijes, pjesërisht për shkak të natyrës së tij thellësisht konvencionale. Një fjalë apo frazë poetike tek ky autor rezonon në artin e fjalës poetike si model.

Konventën e tij poetike Kujtimi e ka angazhuar jo thjesht për të sqaruar apo për të kundërshtuar, dhe kjo e bën ndoshta të lehtë të kuptohet plotësisht. E ndërsa në këtë konventë shpeshherë dashuria poetike shtrydhet në vargje dhe rrëmon në fiziologji, në poezinë e Kujtim Boriçit ajo bën ftillesën logjike, pra është një poezi astrigente e dashurisë së shtirur. Forca e kësaj poezie është intime dhe dedikuese. Ajo krijon një personalizim të veçantë tipologjik, dhe kështu e bën poetin të dallojë në vetvete.


Për kuriozitetin e lexuesve: Disa libra të autorit:


1. -“Këngët Tona”, poezi, viti 1977,


2. -“Ata erdhën nga Stebleva…”


3. -“Gollobordës”, viti 1975. Poemë.


4. -“Dashuria është kudo”. Poezi.


5. -“Tragjedia e Gjeneralëve”. Monografi.


6. -“Misteret e trafikut të armëve në Shqipëri”. (me bashkautor).


7. -“Jeta në burgjet shqiptare”. Publicistikë.


8. -“Gjeneral Llakaj, shefi i shtatmadhorisë shqiptare mes dy puçeve ushtarake”. Monografi historike.


9. -“Dasmë e ndërprerë në mes”. Novelë.


10. -“Fqinjësi e përgjakur”. Publicistikë.


11. -“Dy martirët e Steblevës”. Monografi.


12. -“Duan të na e vjedhin Qemal Stafën”. Tregime.


13. -“Ali Kopaçi, personalitet dhe njeri”. Monografi.


14. -“Ushtarakët e Gollobordës, Vol, I”. (me bashkautor).


15. -“Gjyqi i Kadri Hazbiut”. Arkiva-histori. (Në botim).


16. -“Skënderbegasit ndër vite”, pjesa e parë. (me bashkautor)


17. -“Një jetë në qiell”. Monografi.


18. -“Histori e shkruar me gjak atdhedashurie”. Monografi, (me bashkautor)


19. -“Baba Shefqet Gllava, martir i demokracisë”, viti 2016. Monografi (me bashkautor).


20. -“Skënderbegasit ndër vite”, pjesa e dytë. (me bashkautor)


21. -“Skënderbegasit ndër vite”, pjesa e tretë. (me bashkautor)


22. -“Oficerët shqiptarë në rrjedhën e historisë”, pjesa e parë. (me bashkautor)


23. -“100 personalitete të Librazhdit”, viti 2020.


24. -“Oficerët shqiptarë në rrjedhën e historisë”, pjesa e dytë, viti 2020. (me bashkautor)


25. -“Skënderbegasit ndër vite”, pjesa e katërt, viti 2021. (me bashkautor)


26. -“Legjenda të Gollobordës”. Legjenda dhe rrëfime.


27. -“Ditari i gazetarit”, pjesa e dytë. Viti 2021.


28. -“Tahir Hoxha i Çermenikës”, viti 2020. Monografi.


29. -“Dede Edmond Brahimaj, 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashizmit”. Monografi.


30. -“Ditari i gazetarit…”- Pjesa e dytë.


31. -“Naim Frashëri, apostull i bektashizmës”.


32. -“Bedinajt e Kaninës, gjurmë në histori- monografi.


33. -“Këngët Tona”, poezi, viti 1977,


34. -“Ata erdhën nga Stebleva…”


35. -“Gollobordës”, viti 1975. Poemë.


36. -“Dashuria është kudo”.Poezi.


37. -“Tragjedia e Gjeneralëve”. Monografi.


38. -“Misteret e trafikut të armëve në Shqipëri”. (Me bashkautor).


39. -“Jeta në burgjet shqiptare”. Publicistikë.


40. -“Gjeneral Llakaj, shefi i shtatmadhorisë shqiptare mes dy puçeve ushtarake”. Monografi historike.


41. -“Dasmë e ndërprerë në mes”.Novelë.


42. -“Fqinjësi e përgjakur”. Publicistikë.


43. -“Dy martiret e Steblevës”. Monografi.


44. -“Duan të na e vjedhin Qemal Stafën”. Tregime.


45. -“Ali Kopaçi, personalitet dhe njeri”. Monografi.


46. -“Ushtarakët e Gollobordës, Vol, I”. (Me bashkautor).


47. -“Gjyqi i Kadri Hazbiut”. Arkiva-histori .(Në botim).


48. -“Skënderbegasit ndër vite”, pjesa e parë. (Me bashkautor)


49. -“Një jetë në qiell”. Monografi


50. -“Histori e shkruar me gjak atdhedashurie”. Monografi, (me bashautor)


51. -“Baba Shefqet Gllava, martir i demokracisë”, viti 2016. Monografi (me bashkautor)


52. -“Skënderbegasit ndër vite”, pjesa e dytë. (Me bashkautor)


53. -“Skënderbegasit ndër vite”, pjesa e tretë. (Me bashkautor)


54. -“Oficeret shqiptare në rrjedhën e historisë”, pjesa e parë. (Me bashkautor)


55. -“100 personalitete të Librazhdit”, viti 2020.


56. -“Oficeret shqiptare në rrjedhën e historisë”, pjesa e dytë, viti 2020. (Me bashkautor)


57. -“Skënderbegasit ndër vite”, pjesa e katërt, viti 2021. (Me bashkautor)


58. -“Legjenda të Gollobordës”. Legjenda dhe rrëfime.


59. -“Ditari i gazetarit”, pjesa e dytë. Viti 2021


60. -“Tahir Hoxha i Çermenikës”, viti 2020. Monografi.


61. -“Dede Edmond Brahimaj, 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashizmit”. Monografi


62. -“Ditari i gazetarit…”- Pjesa e dytë


63. -“Naim Frashëri, apostull i bektashizmës”.


64. -“Bedinajt e Kaninës, gjurmë në histori- monografi



36 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit