top of page

“Tani Alberti vjen nga Shqipëria”


“Tani Alberti vjen nga Shqipëria”

(Poezi nga arkivat britanike)



Kjo poezi ndodhet në arkivat britanike. Është e panjohur më parë. Është realizuar nga Adamson dhe është botuar për herë të parë të enjten e 7 Shkurtit të vitit 1935 në “The Central Queensland Herald”. Ajo i kushtohet një djaloshi shqiptar me moshë të re, që ka orrigjinë fshatare shqiptare, me siguri nga Shqipëria e Mesme, pasi flet për rritje pambuku dhe perimesh si shalqini dhe pjepri. Emri i tij është Albert. Alberti sipas përshkrimit ka kohë që mendonte për të emigruar në Australi. Dhe në mendimet e tij kishin qenë gjithnjë dhe ëndërra të bukura. Por, të habit fakti se ai kërkon të martohet dhe dashurohet atje në vendin e largët, dhe kërkon të harrojë “vajzat” shqiptare. Kjo plagë e dhimbshme shqiptare duket se ende është një palgë dhe sot, kur mjaft djem shqiptarë kanë po këta kusure dhe sot. Poezia ka një dhimbje, një alegori dhe një trisht që më së shumti është nënshkruar si i tillë nga fati. Ndoshta nuk ka ndonjë vlerë të madhe artistike, por me një metaforë të tillë, me një alegori dhe anatemë, ajo na dikton vëmendje, të cilën më së shumti duheta ta kenë pushtetarët e sotëm

(Dr. Fatmir Terziu)


“SQUASH”

ADAMSON

Tani Alberti vjen nga Shqipëria,

një vend që më është thënë, nga të parët

ky është shumë i varfër nga qeverisja

s’ mban dot të gjithë bashkatdhetarët.

Dhe kështu vjen në Australi

Ai i do materialet aq shumë,

ndër pasuritë më të çmuara të tij

mes rrobave bie në sy një kostum.

Pas vitesh sakrifice dhe përpjekje të gjata,

fati i tij është kthyer më në fund,

një kapë leshi me pesëdhjetë baleta,

i çurk djersët e tij lumë.

Mendja e tij është kthyer në martesë

Ai thotë: “Vajza australiane është për mua,”

“Vajzat shqiptare, i kam lënë në harresë,

dua të martohem me australianen që dua.”

Unë kam një të dashur të bukur,

të ëmbël dhe tërheqëse gjithashtu

Alberti më tha në besim duke u mburur

“Fjala ime, unë mendoj e ka zgju!”

Në mesin e bimëve plotë vesë

shalqinjve dhe perimeve që kam rritur

“Do të përzgjedh një pjepër dhe kastravec

për të dashurën që është duke më pritur”.

Tani në kopshtin tim të perimeve pranë

disa kunguj Hubbard kam aty

“Çfarë i quani ata ju?” Alberti më tha,

“Squash,” i thashë dhe i dhashë dy.

Alberti, i rruar dhe i buzëqeshur,

mban rrobat e tij të markës së re

kungujve, pjeprave u është përveshur,

me biçikletën e tij, ai ngjan me ne.

Ai e gjeti destinacionin e tij;

dhe historia, që unë thashë

me siguri ia vlen gjithkush ta di,

për Albertin e varfër “squash”.

Ai foli pastaj me gjuhën e thyer,

këto ishin fjalët që ai tha: “Ju lutem,

ju rrisni perime pa kursyer,

pjepra, tranguj, ndaj nuk ngutem.”

Alberti i varfër po merakoset akoma

duke pritur fjalën e ëmbël “Të du!”,

dhe shikimi i qelqtë që ajo i dha

e la Albertin të ndjehet blu.

(Copyright: Dr. Fatmir Terziu)

6 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page