top of page

Takimi me të sillte një histori të vetën!


Foto nga takimi i ambasadorit shqiptar në Britani dhe Mbretëresha Elizabeth II

Vdekja e mbretëreshës, ambasadori shqiptar në Britani: Takimi me të sillte një histori të vetën! Interesi i saj për ne dhe Ballkanin, mbresëlënës

‘Një njeri i jashtëzakonshëm’, kështu e ka cilësuar Ambasadori shqiptar në Britani, Qirajko Qirko mbretëreshën britanike, e cila mbylli sytë përgjithmonë mbrëmjen e 8 shtatorit.

‘Një njeri i jashtëzakonshëm’, kështu e ka cilësuar Ambasadori shqiptar në Britani, Qirajko Qirko mbretëreshën britanike, e cila mbylli sytë përgjithmonë mbrëmjen e 8 shtatorit. I pyetur se si ka qenë takimi me mbretëreshën, kryediplomati e ka përshkruar si një ndër njerëzit të cilët e bënte takimin një moment të paharrueshëm.

‘Një moment i paharrueshëm jo vetme për mua po për çdo diplomat pas takimi me të ishte moment i veçantë. Takimi me të sillte një histori të vetën. Ajo që më bëri përshtypje ishte fakti sesa mbretëresha e njihte historinë dhe shqiptarët dhe Ballkanin. Ajo kishte një interes të veçantë, ka qenë një bisedë prej 30 minutash dhe mua më ka ngelur në zemër fjalët e saj të ëmbla, e të ngrohta dhe interesin që kishte për Shqipërinë. Unë mendoj se Shqipëria dhe shqiptarë kudo që janë do t’i mbeten mirënjohës mbretëreshë, veçanërisht asaj që ka bërë për Kosovën. Besoj se për këtë do të jemi shumë krenar për mbretëreshën.’- tha Qirko.

Qirko gjithashtu u ndal edhe te detyra e fundit që mbretëresha Elizabeth II e cila dje takoi dhe uroi zyrtarisht kryeministren e re të vendit, Liz Truss.

‘Dje bëri bile një takim me Truss, pra ishte një personalitet i cili deri në momentin e fundit të jetës në detyrë.’- tha Qirko ndër të tjera. Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elisabeth II ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja mbrëtërore. Të gjithë fëmijët e mbretëreshës, princat William dhe Harry, kanë shkuar në kështjellë. Mbretëresha Elizabeth ndërroi jetë në Kalanë Balmoral në Skoci nga problemet me shëndetin.



54 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page