top of page

TAKIM VIRTUAL I KKD ME Z. PETER BEYER


13 NËNTOR TAKIM VIRTUAL I KKD ME Z. PETER BEYER

Deputetin e Bundestagut të Gjermanisë:

raportues për Ballkanin dhe veçanërisht për Kosovën

kordinator i Bashkepunimit TransAtlantik,

anëtatar Parlamentit të keshillit te Europës


Anëtarët e Këshillit koordinues të diasporës (KKD) zhvilluan më 13 nëntor 2020 një takim virtual me deputetin e Bundestagut gjerman, z. Peter Beyer, i cili mbulon çështjet për Ballkanin dhe veçanërisht për Kosovën.

Takimi u organizua dhe moderua nga Z. Lazim Destani, anëtar i KKD -se dhe kryetar nderi i Dhomës së biznesit të diasporës shqiptare. Mbi punën dhe misionin e KKD-së foli kryetari i saj z. Mark Gjonaj. Ai e falënderoi deputetin gjerman për kontributin, qasjet e tij serioze dhe dashamirëse ndaj Kosovës dhe Ballkanit si edhe për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë dhe u jep shqiptarëve dhe shteteve të tyre në Ballkan për afrimin dhe lidhjen sa më të ngushtë me familjen evropiane, pjesëtare të së cilës shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë përherë.


Z. Gjonaj vuri theksin tek roli i shumanshëm që luajnë tashmë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë prej vitesh e brezash në Gjermani, si përçues të vlerave më të mira shqiptare ne Gjermani dhe në Evropë, njëkohësisht dhe përcjellës në trojet shqiptare në Ballkan të një mendësie dinamike dhe të përvojës së fituar në Gjermani. Anëtarët e tjerë të KKD-së përmes pyetjeve dhe komenteve shprehën shqetësimet e tyre për ngadalësinë e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe vonesat në nisjen e procesit të integrimit në BE të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Ata theksuan situatën paradoksale që jetojnë shqiptarët në lidhje me Bashkimin evropian në vendet e të cilit jetojnë dhe punojnë tashmë mbi një milion shqiptarë të cilët japin çdo ditë kontributin e tyre në të gjitha fushat e jetës dhe ekonomisë së këtyre vendeve. Shqiptarët kanë një lidhje të hershme dhe jetike me familjen evropiane dhe anëtarët e KKD-se nënvizuan se është e papranueshme përpjekja e disa qeverive evropiane që të stigmatizojnë bashkatdhetarët dhe vendet tona duke i asociuar ata me grupe te ndryshme kriminale dhe mafioze. Ata thanë se njohin faktin që vendet tona në Ballkan ballafaqohen me fenomene shumë serioze si mungesa e shtetit të së drejtës, qeveri dhe qeveritarë të korruptuar, krim të organizuar, por shprehën bindjen e tyre se këto probleme, shoqëritë tona do jenë më të motivuara t’i zgjidhin më me guxim duke qene anëtare të familjes evropiane, ashtu siç ka ndodhur edhe me shtetet e tjera të Ballkanit që tashme janë anëtare të Bashkimit evropian, si Greqia, Bullgaria, Rumania. Ata shprehën shqetësimin e tyre se disa qeveri të Bashkimit evropian për arsye të lojërave të ndryshme politike në vendet e tyre, kërkojnë t’i lenë shqiptarët në Ballkan në një “no man’s land”dhe se diçka e tillë është jo vetëm e padrejtë, por edhe e rrezikshme.


Në fjalën e tij z. Beyer u përqendruar mbi temat kryesore që prekin Ballkanin lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, zgjerimin e BE-se me vendet e Ballkanit perëndimor si dhe rolin e Gjermanisë në këtë proces. Si njohës i mirë i çështjes së Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor ai rikonfirmoi vendosmërinë e tij dhe të Gjermanisë për të mbështetur këto çështje në Bashkimin evropian, si dhe përpjekjet e Gjermanisë për t’i bërë dy vendet kandidate Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pjesë të Konferencës së ardhshme ndërqeveritare. Ai përmendi me kënaqësi shembuj mjaft pozitive dhe të suksesshëm të shqiptareve në shoqërinë gjermane.

Në rastin e Kosovës ai vuri theksin në faktin që vendi i ka plotësuar të gjitha kriteret të vendosura nga BE-ja për liberalizimin e vizave. Fatkeqësisht situata politike konfliktuale këto kohët e fundit në vend, u jep argumente të gjithë atyre që duan që Kosova të qëndrojë larg Bashkimit evropian.

Lidhur me zgjerimin e BE me vende të reja anëtare, ai theksoi që shumë vende të BE-së janë skeptikë ndaj zgjerimit, veçanërisht konsiderojnë Shqipërinë që nuk është gati me reformat dhe kriteret e vëna nga BE si:

∙ respektimi i të drejtave të njeriut,

∙ ulja e korrupsionit

∙ lufta ndaj krimit të organizuar.

Megjithatë ai ishte i mendimit që reforma të tilla do të ishin më efikase në këto vende duke i pasur ato të integruara në BE ku dhe mekanizmat e kontrollit janë më të larta. Z. Beyer iu drejtua KKD-së që të mos reshtë se kërkuari qeverisë dhe politikanëve masa dhe fakte konkrete në luftën kundër krimit të organizuar. Përndryshe, pa luftën efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit sistematik, Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë të bindë vendet anëtare si Franca dhe Holanda, të cilat mbeten skeptike për hapjen e negociatave.

Gjermania mori Presidencën e BE-së në korrik 2020 dhe ajo mbaron në fund të këtij viti. Për këtë arsye- theksoi Z. Beyer - po bëjmë çfarë është e mundur që para përfundimit të mandatit tonë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ftohen në Konferencën e ardhshme ndërqeveritare të BE-së, e cila shënon dhe hapin e ri në procesin e integrimit për të dyja vendet. Grupi i evrodeputetëve gjermanë po bën përpjekje të shumta që Shqipëria të mos përjashtohet nga kjo pjesëmarrje.

Z. Beyer e siguroi KKD-në që jo vetëm do të vazhdojë ta mbështesë atë në misionin e saj fisnik në shërbim të çështjes së Kosovës dhe integrimin e vendeve tona në BE, por dhe në përfshirjen më të madhe të Diasporës për të pasur një impakt pozitiv në vendet ku jeton si dhe në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Anëtarët e KKD-se nga ana e tyre i shprehën mirënjohjen e tyre për Z. Beyer, duke lënë të hapur mundësinë e një takimi të ri me Z. Beyer në muajt e ardhshëm.

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page