PËRURIM I DINJITETSHËM I DY LIBRAVE TË RAGIP BALLATËS NË GJAKOVË.
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, në bashkëpunim me DKRS-ve të Komunës së Gjakovës, pas promovimit në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të Kosovës, sot, me 24.prill 2024,këtu,në sallën solemne të Pallatit “Asim Vokshi” në Gjakovë, për publikun vendas,u përuruan dy libra të autorit Ragip Ballata, i cili tani për publikun artdashës, është i njohur me shkrime të dëshmuara e të mirëpritura nga publiku anekënd Kosovës.
Librat e z. Ballata, “Fletëza Ditari’99” dhe “Në Gjurmë të Civilëve të Luftës”, me tematikë nga lufta e fundit në Kosovë, zgjuan interesim te publiku i shumtë në sallë duke përcjellë me shumë vëmendje ekspozetë e dy recensentëve te dy librave, z. Milazim Koci, politolog, dhe z. Engjëll Berisha, letrarë i njohur.
I gjithë ky event madhështorë u drejtua mrekullueshëm nga moderatorja, prof.. Migena Arllati, e cila në fillim ia kaloi fjalën Dr. Prof. Ruzhdi Sefës, drejtuesit të SHI.”Jakova”, i cili në referencën e tij si hyrje në këtë manifestim, pos tjerash theksoi: ”Kosova çmon Lirinë, por MUNGESA E DREHJTࣿSISË ËSHTË PAMUNDËSI PË LIRINË..” Pastaj, z. Ruzhdi, falënderoi pjesëmarrësit në sallë.
Për librin “Në Gjurmë të Civilëve të Luftës”, moderatorja fjalën ia kaloi politologut e recensentit Milazim Koci, i cili për peshën dhe rëndësinë e librit foli në një këndvështrim të gjerë, duke potencuar fragmente nga libri të cilat bartin porosinë historike, për kujtesë të shumë gjeneratave që gjërat nuk duhet të harrohen kurrë, si një rrugëtim drejtë lirisë e ardhmërisë sonë. Z. Koci, pos tjerash, cek ne recenten e librit:” Autori Ballata në trajtimin e materies, interpretimin e krimeve dhe masakrave në Kosovë, e ka ngritur në nivel profesional duke vendosur gjërat dhe definuar në rrafshin juridiko-ndërkombëtar”. Fjala e z. Koci u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit në sallë.
Ndërsa për librin “Fletëza Ditari’99”, foli letrari e recensenti i librit, z. Engjëll Berisha, i cili në fjalën e tij të ndjeshme, përfshiu shumë aspekte të luftës, duke e shtruar si qështje të rrugëtimit tonë shumëvjeçar nën okupimin e Serbisë, vuajtjet e papara në luftën e fundit, deri në gjenocidkryerje nga çmendurie shovene serbe ndaj një populli të pafajshëm. Për luftën, tha z. Engjëll ,janë shkruar shumë libra nga autorë të ndryshëm nga Gjakova e vende tjera të Kosovës, duke pasqyruar raste të llojllojshme të gjenocidit serb në Gjakovë e Kosovë. Të gjitha librat e shkruar deri me tani, me gjithë peshën dhe pasqyrimin e gjërave të gjenocidit, akoma kanë mbetur ne kujtesën tonë gjëra të pathëna. Kurdo që do thuhen, thuhen njëjtë sikur atë ditë e vit të kryerjes së gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, për faktin se ato veprime populli jonë nuk i harron kurrë....
Në recenten e tij z. Engjëll, pos tjerash shkruan: “Autori i këtyre copëzave historie të përjetuara “Fletëza ditari’99”, pas kaq vitesh duke lexuar, nxjerrë nga vetja përjetimet e luftës. një dramë që riprodhon fenomenin e vetëdijes...” Një konstatim i qëndrueshëm i z. Engjëll Berisha.
Gjakova në ditët e luftës ishte njëri nga qytetet më të atakuar ku gjenocidi nga forcat serbe u krye në mënyrën më çnjerëzore, sikur se (ata), donin të ç’ frynin mllefin e tyre shekullorë ndaj një qyteti me një histori të bujshme nëpër kohë.
Njëri nga ata që e dëshiroj fjalën ishte edhe Besim Këpuska, profesor i Gjuhës e letërsisë shqipe në pension, i cili nën emocione, foli për librat e z. Ballata dhe të kaluarën e përjetuar, kohë e cila “iu reflektua sikur ngjarjet të kishin ngjarë dje,” pas kaq vitesh. Jo vetëm pro. Kpuska, por edhe shumë tjerë të pranishëm në sallë, ndjejshin emocione për dhunën serbe të kryer ndaj qytetarëve të këtij qyteti e jo vetëm.
Përurimi i dy librave të z. Ragip Ballata në sallën solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ishin karakteristike për katin se zgjuan interesim te masa dhe pesha emocionuese ishte prezentë tek secili qytetar.
Autori i librave, z. Ragip Ballata, në shenjë falënderimi dhe respekti, të gjithë pjesëmarrësve në këtë ceremoni ua dhuroi nga dy botimet e veta.
Gjakovë,25.prill,2024
Comments