top of page

Të zgjohesh një mëngjes


Vaso Papaj

Të zgjohesh një mëngjes i zënë dorë për dore, Nga lehje qensh në kor, rrugeçë në serenatë, Kur fare pranë një frymë të ngroh si një shenjtore, Fituar ia ke bastin Zotit, që t’solli këtë dhuratë.


Se dashurinë gjithnjë ke vënë në rresht të parë, Po histori e saj është dramë me thikë e me farmak, Ku një Romeo me Zhuljetë, pa shkuar në altar, Fituan përjetësinë në një Veronë mbuluar gjak.

E koha qe një provë, e prova, plagë e thellë.

E plaga, nëse kore zuri, s’di ç’humbëtirë la pas. Ajo që mund të them: vetminë kemi përcjellë, Se bashkë në kohë të egra kaluam çdo tallaz.

Kërkuar kam gjithmonë, të them veç të vërteta.

Vërtet, e para histori e dashurisë ishte një dramë. E unë që e besova, gjithmonë më t’mirën gjeta: Veronë e humbëtirë i munda, e k’tu prapë, ja ku jam.

20 views1 comment

1件のコメント


Dhimiter Xhoga
Dhimiter Xhoga
2021年7月15日

Poeti Yne NAIMJAN sa MIGJENIAN -Te lumte ajo PENE,komenduar MENDIA YTE atdhetare,mes Durresit KUMBON! -Ditet Njemije te uroj; nga Toronto nje 85 vjecar te URON... Guri Naimit D.

いいね!

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page