TË VËRTETAT E PA THËNA


Pjesa I

TË VËRTETAT E PA THËNA NGA ELEFTHERIA MANDA NË “ÇAMËT MYSLIMANË TË

EPIRIT” (1923-2000)(¹)


Trajtimi historik për banorët e Thesproti-Çamërisë, është sa i vështirë aq edhe i lehtë. Nisur nga ky cilësim, studiuesit e ç'fardo gjinije letrare, sidomos të historisë si një shkencë shoqërore, e cila studion prejardhjen e njerëzimit, njihen dhe informohen edhe me kohën e tanishme dhe mbasi i përvehtësojnë dhe zotërojnë mirë këto dy domosdoshmëri, nxjerrin konkluzione për të ardhmen. Kuptohet se shkenca e historisë mbetet mësuesja e njerëzimit.

Për blerjen e këtij libri të përkthyer në shqip (botim i vitit 2015), më nxiti titulli i tij, i cili me ngjalli kureshtjen për të lexuar mendimet e një historiani të palës greke dhe akoma më shumë i një brezi më të ri, për t'u njohur me trajtimin prej saj të atij problemi. Para se të shfletoja librin, m'u kujtuan vitet e shkollës, sidomos ato me mësuesit e historisë, prej të cilëve më kanë mbetur ndërmend se për vlerësim në provimet e historisë duhen mbajtur parasysh, ngjarja, vendi ku ka ndodhur, periudha dhe personazhet kryesorë të ngjarjeve historike.