top of page

Të shkruara në FLORIDA ...


Të shkruara në FLORIDA !

(cikël me poezi)


Nga Përparim Hysi


1. Viatnamezia NGA !

E njoha në shkollë viatnamezen NGA, E njoha,o miq,dhe mendja më la. Më bëri për vete buzëqeshja fëminore SE ishte e gjitha si freski mëngjesore! Kur fliste,nis skuqej sikur po bënte turp, Një tjetër më të bukur,nuk kisha parë:nuk! Me mollëzat e faqeve made in AZI: Më hëngri,më bloi me synë e saj të zi. Po buzët e fryra,të trasha plot tul S'durova dhe viatnamezen e putha me vrull! E di që do thoni:- Me siguri, po trllon! Ma çani zemrën,nga malli pikon. 9 mars 2006

2. Një indiane

Tek pres autobuzin (jam me time mbesë) Ja tek vjen indiania,më thotë:-Mirëmëngjes! Më thotë mirëmënjges.ia kthej mirëmëngjes, Por zë më ha indiania,me sytë e saj të zesë! Sytë e saj të zesë,të mëdhenj filxhan M'i ngulë aq shpesh,sa bëhem duman! Tek bluza dy komça,enkas mban zbërthyer Tani unë nga sytë,bëhem lylyver. Por dhe unë ia ngul,fshehur asaj sytë se dua që t'i shoh,ku janë"mrekullitë" Dy gjinjët e bukur që m'i ka si fshehur Me mend ja kam thithur,sa me ta jam"velur" Pastaj mbi indianen shtrihem kollopan Magjia më zuri: u bëra "indian"! E di që do thoni;-Ku shkoi "patrioti"? Nuk kam faj,se me"hile" e kish bërë ZOTI. "Hile" bëka ZOTI,prodhon "jashtë serie" Dhe e humbet ropi,si kjo puna ime.

15 mars 2007


3. Indoneziania GUNTUR! Rastësisht e njoha indonezianen Guntur, Veç ta shihnit se si është! Sa sharm që ka,po sa nur. E sheh dhe mendja ta bën"fësht"! Dhe më shpjegon me gjuhën e saj, Guntur do të thotë:bubullimë! Më flet për 4-fëmijët pastaj: Megavati, Suxmavati,Baju dhe Kartinë! Megavat,në shqip,do të thotë"re" Suxmavat do të thotë:"shpirt" Baju do të thotë"uragan",dhe Katinka dot të thotë ylle,por ylle me bisht! Gunturi vet është si një perlë Unë vete nga vete dhe sytë nuk i ndaj Një shpirt më hyn dhe një tjetër më del S'kam turp ta them:-Dua ta përrlaj! Më skuq ky mendmi në moshën time SE jam tani plot 70-vjeç Duron dot përballë kësaj"bubullime?" E,moj GUNTUR,nga ZOTI e gjeçë!


23 janar 2012 4.Iraniania Pse s'më flet,moj IRANIANE? Pse s'më flet me gojë? A s'e sheh,moj syfilxhane, Po skuqem me bojë? Më kalon me kokën ulur, Sikur ke bërë turp?! Po unë syrin mbi ty ngulur, Turpin ha me bukë. E të ndjek tinëzisht nga prapa, Dua me ty të flas Por m'i djeg ti ca"etapa" Unë gati sa s'plas. Se sado shaminë e mban Lidhur dhe nën gushë Por me syrin si filxhan Sa s'më gjuan me pushkë! Po më gjuan a mua më duket SE hiç nuk më shikon Shpirti im copa këputet Vallë, a e kupton? Lër "sheriatin" pak më vete Hiqe pak shaminë! Nuk e sheh që s'jam në vete Se dua që të puth synë. Atë sy,të madh filxhan Që gati më"ha" Plasa,plasa,o moj xhan! Lëre mos e nga! Të puth buzën,edhe synë Lëre për "të tjera" Në u mbusha me guxim Faji ka pranvera. 18 maj 2009 5. SHEHREZADE Kjo nuk është SHEHREZADEJA e përrallës, Që prralte Sulltaniin për"Njëmijë e një net" Kjo është një bukuroshe që më rri ballas Që me syrin me bisht,mua më nget. Sado që kokën e ka mbuluar me shami, Dhe nënë gushë atë e mban lidhur Po unë të gjuaj "fshehur",ka kohë që di SYrin nga ti s'e kam shqitur. E quaj SHEHREZADE.se është nga Irani Në sytë e saj sikur është gjithë qielli i Persisë! Ah,- them me vete,- pati hak Sulltani Që humbi përrallash prej bukurisë. Saadiu për të e shkroi"Gjylistanin..." Firdeusi a nuk shkroi "Shahnamenë"? Sa kupa me verë ktheu KHAJAMI ESENINI a s'la mendjen,për SHAGANENË? Eh,SHEHREZADE,moj komshia ime! Të shikoj fshehur,se hapur s'ma mban Një kollë më zë,khu-khu,shpirtja ime Lexoni dhe do thoni,në të drejtë kam?


25 nëntor 2008 Tiranë, 1 mars 2023

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page