top of page

Të rinjtë në Shqipëri rriten në një kontest social të monotonizuar


Ana Agaraj

Ne ditet e sotme rinia shqiptare ka nje horizont te ri mendimi dhe perspektivat e tyre jane te krehura me ngjyrime te territ sepse mendimet e tyre po arrijne te shohin, dhe rrjedhimisht, te ndalojne. Kjo fillon qe me reflektimin e termit mediokritet qe do te thote: ‘Une e di se c’nuk di’, dhe mendimi ketu e ben veten e vete objektin e perceptuar. Por, c’mendon rinia shqiptare mbi keto situate dhe veprime qe e rrethojne ne aktualietetin shoqeror? Nje virus? Nje bakter? Cfare eshte ajo gje qe futet ne trupin e njeriut dhe transformon monotonine radikale? Subjekti ka interpretuar gjithmone lirine, dhe shfaqja e kesaj te fundit sipas Kierkegaardit, do te qendronte ne petkun e ekzistences. Ekzistenca dhe monotonia kanalizohen ne me te vyeren fryme. Midis te dyjave mungon vetem vetedijshmeria sesa e rendesishme eshte kjo e fundit per sfidat rinore.

Te rinjte ne Shqiperi rriten ne nje kontest social te monotonizuar, pa kualitet arsimor dhe ekonomi te rrenuar, por se fundmi shtuar edhe problemin boteror Covid-19. Sic thoshte edhe Nelson Mandela: ‘Arsimi eshte arma me e fuqishme per te ndryshuar boten’, por bankat e zbrazura nga Covid-19 po e fanisin kete arme dhe po e zhveshin nga mendimet, duke e bere shkak per me shume keqkuptime. Pervec hartimit te strategjise per E-learning, shkollat ne Shqiperi nen zbatimin e kesaj metode te re te mesimnxenies, ende nuk ka gatishmerine elektronike dhe nuk jane te pergatitura per te marre pjese ne rrjetet boterore te mesimit ne distance. Nga te dhenat qe disponohen dhe jane publike, pretendohet se jane mbi 81% e femijeve (arsimi i mesem i ulet) qe kane qasje ne internet. Nen qartesine e ketij studimi dhe konkluzioni mjergullon edhe pyetja e 19%-shit te mbetur: “Pse tek une nuk eshte premtuar kjo mundesi”.

Duke vleresuar arsimin shqiptar, por jo nen kuadrin e pandemise mundesite per te rinjte kane qene te revokuara, dhe jo vetem per ata ekselente, por per nje force rinore te konsiderueshme. Kur e pati kohen studenti shqiptar te sodiste idene e mireqeneies, kualitetit arsimor? Kane qene gjate gjithe kohes me koken poshte duke i’u premtuar nje e ardhme me e mire e duke ujitur edhe ato pak mundesi qe ju shtyhen. Ky student, nxenes, njeri ka pasur atributin e te premtuarit mjerim e duke I dhene zerit te njejtin atribut ai ate te stomakut, vetem per te kerkuar dhe tretur lendet me te pista te mendimeve. Per studentin shqiptar ka pasur vetem fabrikim idesh, dhe jo nje qellim qe te gershetonte duart e te gjitheve. A eshte kjo e vertete? Filozofi Nice do te pergjigjej: e verteta jeton ne vete aktin e kapercimit te cdo te vertete te pretenduar.

Pyetja e mesiperme u be jo pa qellim. Reflektimi e ka finalitetin ne sensibilitet. Sensilibiteti rrjedh ne veprim dhe sic thoshte edhe Kierkegaard:”Veprimi I njeriut nga ajo qe ka ndodhur ne zemer te subjekivitetit, dhe kjo eshte arsyeja pse ai merr pergjesi me vete. Pergjesia e studenteve, a ka qene gjithmone e ardhmja me e mire? Opinionet, keshillat, vleresimet qe I rrethojne stabilizohen ne cilesine e arsimit dhe japin te dhena ndjesore, duke prodhuar nje gjykim. Largimin. Shume pak student shqiptar pasi mbarojne gjimnazin kane nje optike vizionare per te ardhmen e tyre studentore ne Shqiperi. Ne nje pasqyre statistikore mbi levizjen e studenteve ne bote. Organizata e OKB per Arsimin, Shkencat, Kulturen, UNESCO, perllogarit se ne vitin 2016, viti I fundit kur organizata perpiloi satistika. 17397 studente shqiptare u larguan nga vendi per studime jashte ku saktesisht 10724 ne Itali.Nderkohe studente te huaj per studime ne Shqiperi ishin 2115. Kjo e rendit Shqiperine nder vendet e para per numrin e studenteve qe largohen jashte per studime.

Gjithashtu, largimi nuk eshte i kanalizuar vetem nga studentet, por edhe nga deshira per nje mireqenie individuale dhe kolektive. Kryesisht shumica e perqindjes mashkullore te popullsise, largohen nga monotonia radikale e kafes per nje kerkese monetare, sepse bashkeatdhetaret e tyre, te ngritur nga karriget e postit dhe sixhadet e dyshemese jane cingune, ose ndryshe doreshtrenguar, qe e konsiderojne njeri-tjetrin si nje cope limoni prane supes.

Teksa lexoja poezine e poetit francez Artur Rembo “Gjyqi I vetvetes” ne menyre metaforike pesova nje tronditje te madhe kur ne vargjet e tij shkruhej: “C’jemi ne? Askete te endrrave tona, polumbare qe zhytemi ne toke, aktor te deshtuar tragjike etj. Pervec ketyre akuzave qe luhasin notat e vlerave Rembo ben edhe mbrojtjen. Ne fakt, ne jemi ata qe binden oqeanet te hiqnin dore, ata qe shpiken pasqyrat per te pare te metat dhe shnderruam jeten ne qellim. Dua te shpreh kete: Nje individ, nje human, nje njeri, mund te jete bindes I oqeaneve kudo, shpikes I pasqyres poashtu dhe mund ta shendrroj jeten e tij ne nje qellim per ta ndjekur edhe ne dheun e tij. Studenti, I riu, maturanti, nuk mund te nanurisen ne shumezimin me zero te vendit te tyre. Filozofi Spinoza citon: cilido person ushqehet nga nje shprese e mbetur gjalle, zjarri I te cilit eshte I ndezur nga ajri I mundesive. Ndersa ne librin “Artikuj kritike” te V.G.Belinksi dalloj nje sentence te shkruar: “Kur bie zjarr gjekundi nuk duhet vrapuar larg tij, por drejte tij, qe se bashku me te tjeret, vllazerisht, te kerkohen mjete dhe te ndihmojne per shuarjen e tij. Nuk do te jete e lehte, por, fillo aty ku je. Perdor ate qe ke. Bej ate qe mundesh. Keshtu do te thoshte Artur Ashe.

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page