TË PIKTUROSH ME FJALËN



(Vështrim mbi librin me tregime dhe novela “Liridona” të shkrimtarit Avdulla Kënaçi)

Nga KUJTIM MATELI


Autori Avdulla Kënaçi, pas dy vëllimeve me tregime “Enigma e një nate” dhe “Autokritika”, që e kuotuan atë në një pozicion të dukshëm në letërsinë shqipe, doli para pak kohësh përpara opinionit letrar me vëllimin e tretë me tregime e novela të titulluar me emrin domethënës “Liridona”. Është një nga autorët më të suksesshëm të këtyre viteve të fundit, i cili ka tërhequr vëmendjen e lexuesit, por edhe të kritikës letrare. Prej më shumë se një dekade jeton e punon në Toronto të Kanadasë ku duket se ka gjetur një mjedis të përshatshëm për të zhvilluar talentin e tij duke i dhuruar lexuesit vepra dinjitoze, shkruar me një gjuhë të gjallë e plot kolor. Gjithnjë ka rrokur e rrok tema me interes kombëtar. Krijimtaria e tij intensive, si prej një filli të kuq, përshkohet tej e tej nga krenaria e të qenit shqiptar. Ai me guxim lëvron si temat e së shkuarës, ashtu edhe ato aktuale, brenda dhe jashtë Atdheut. Nëse do të nisësh të lexosh një krijim të tij, është e pamundur ta lësh përgjysmë, sepse ai di sesi të shtrojë konfliktin e ngjarjes duke të bërë kureshatr ta çosh leximin deri në fund. Kjo vërteton se ai prej kohësh e njeh “sekretin”, apo teknikën e të shkruarit dhe di çfarë t’i servirë lexuesit dhe si ta futë në kurth, apo ta intrigojë. Le të analizojmë shkurtimisht disa nga temat e këtij vëllimi:

Tek tregimi “At dhe bir” tregohet se si u krijuan disa fshatra të ri