top of page

Të paktën në ëndërr të ta thoja


Të paktën në ëndërr të ta thoja

Nga Fatmir Terziu



Nuk e di pse më dukesh i huaj,

zbrita qiejt në lutje për ty,

tashti të lutem vetë më thuaj:

pse s'dua të të shohë në sy?


E nisëm bashkë me kalendarët,

si në lojën e njohur me luledele,

ne pranuam ndryshe nga të parët,

të hynim në këtë lojë pa leje.


Shkulnim fushat e Atdheut tonë,

për dashuritë tona të fshehta,

e i bënim kurorë natën vonë,

në ëndërrat tona mendjelehta.


Mos vallë ne e lutëm mëkatin,

kur i thamë njëri-tjetrit të dua,

që të na shkruante vetë fatin,

e ti të bëheshe një hiç për mua?!


Nuk e di nëse i ke lexuar ato lutje,

ato që unë të postoja në ëndrra,

apo thjesht mos i ke gjuajtur tutje,

duke i shkulur si hiletë nga brenda.


Me kohë vetë këtë kam bërë,

që kur kuptova se s'jam në jetë,

pasi mbi një kalendar të tërë,

shtrydha netëve të gjithë retë.


Tani që qielli është i pastër,

për re të tjera po mendoja,

thjesht kjo për ndonjë hatër,

të paktën në ëndërr të ta thoja.

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page