TË ISHA PAKËZ POETE
Të isha pakë si poet Naimi e vendlindjes sime rrotull t’i shkoja Ah, sa do doja, sa do doja Gjithë mrekullitë t’ia përshkruaja!
Kodrat e gjelbëruara kanë vënë kurorë Brigjet e lumit dhe lumin madhështorë Pemët kurorë plotë me lule lulëzuar Këngët e këndezit mëngjeseve kënduar
Këngën e zogjëve që këndojnë në kodrina Vashëzat e bukura, secila ma e mira Ah, të isha pakë poete, Të isha pakë të shkruaj sa do doja!
Ti këndoja vendlindes herët në mëngjes Ajrit të freskët në të mëngjesit ves Dhe mbrëmjen e bukur do ia përshkoj Në lindje të diellit dhe kur t’perendoj!
Dhe ditën e gjatë do dua të përshkruaj Njerëzit punëtorë dhe fëmija kur të luaj Vargjet të bukura do më vinin vet Ah, sikur të isha si i madhi poet!
Do i këndoja vendlindjes sime Për të djeshmën dhe të sotmën e tij Për ditët e bukura dhe ato me trishtime Për humbjen e bijëve dhe bijave të tij
Ndoshta dhe për këto Naimi do kish shkruar Unë nuk mundem kurrësesi këtë pa përshkruar Edhe pse vargut peshën ia rëndon Por vendlindjes sime krenarinë ia shton!
Të isha,veç pakë poete si Naimi Ndoshta do ish ndryshe edhe ky vargëzim Por unë, ja e hodha fare pa ngurruar Se në këto vargje shpirti ka vargëzuar!
Ymrije Beqiri
Comments