top of page

TË ISHA PAKËZ POETË


TË ISHA PAKËZ POETË

Të isha pakë si poet Naimi e vendlindjes sime rrotull t’i shkoja ah, sa do doja, sa do doja gjithë mrekullitë t’ia përshkruaja!

Kodrat e gjelbëruara e kreshpat kurorë brigjet e lumit dhe lumin madhështorë pemët kurorë plotë me lule lulezuar këngët e këndezit mëngjeseve kënduar këngën e zogjëve që këndojnë në kodrina vashëzat e bukura, secila ma e mira ah, të isha pakë poete, të isha pakë të shkruaj sa do doja!

Ti këndoja vendlindes herët në mëngjes ajrit të freskët në të mëngjesit ves dhe mbrëmjen e bukur do ia përshkoj në lindje të diellit dhe kur t’perendoj! Dhe ditën e gjatë do dua të përshkruaj njerëzit punëtorë dhe fëmija kur të luaj vargjet të bukura do më vinin vet ah, sikur të isha si i madhi poet!

Do i këndoja vendlindjes sime për të djeshmen dhe të sotmen e tijë për ditët e bukura dhe ato me trishtime për humbjen e bijëve dhe bijave të tijë! Ndofta dhe për këto Naimi do kish shkruar unë nuk mundem kurrësesi këtë pa përshkruar edhe pse vargut peshën ia rrëndon Por vendlindjes sime krenarinë ia shton!

Të isha,veç pakë poete si Naimi ndofta do ish ndryshe edhe ky vargëzim por unë, ja e hodha fare pa nguruar se në këto vargje shpirti ka vargëzuar!

Ymrije Beqiri

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page