TË GJITHË BASHKË PËR TA MBAJTË LUGINËN E DRINIT TË ZI SI E KA LËNË ZOTI


TË GJITHË BASHKË PËR TA MBAJTË LUGINËN E DRINIT TË ZI SI E KA LËNË ZOTI. LARG DUART NGA DIBRA !

JO SKAVICËS! PO DIBRËS!

EDI RAMA MOS LUAJ ME DIBRËN, MËSOJE KËNGËN E HAJREDIN PASHËS !

Një letër nga dr. prof. Adem Bunguri për tërë dibranët. Dhe një mesazh nga avokati Baftjar Rusi...

I dashur Abdurahim,

Të  falënderoj shumë për vlerësimin dhe fjalët e mira që shkruan për mua!

Sot në mëngjes, kur po e lexoja mesazhin tuaj të veçantë, isha në urban, dhe më beso, mu mbushën sytë me lot! Mu ngrohë shpirti dhe ndjenja të përziera më pushtuan! 

Dibra ka patur dhe do të ketë gjithnjë njerëz që i dalin zot! 

Në të gjitha periudhat historike. 


dr. prof. Adem Bunguri

Por, më lejo të të them hapur mendimin tim: Në se sot, në kohën tonë, ka një njeri që i ka mbrojtur në mënyrë të shkëlqyer vlerat historike dhe kulturore të Dibrës, ai është gazetari brilant dhe publicisti i shquar, njeriu i mrekullueshëm me zemër të madhe, ABDURAHIM ASHIKU!  

Në se sot, do të formonim një KOMITET TË SHPËTIMIT TË DIBRËS (gjë që në kushtet aktuale, duhet bërë), pa dyshim, që Kryetari i tij do të duhet të jetë ABDURAHIM ASHIKU! 

Ju i dashur Abdurahim, jeni kthyer de facto, në mbrojtësin më të fuqishëm të Dibrës në Shqipëri dhe unë besoj se Dibra kurrë nuk do t'ua harroj këtë kontribut të vyer!

Duke ju uruar një mbrëmje të këndshme,

Me dashuri e respekt

Ademi

* * *

BAFTJAR RUSI MERR PËRSIPËRMBROJTJEN E DIBRËS. Ai më shkroi më shkroi:

BAFTJAR RUSI

Do ta marr me shumë kënaqësi i nderuar z. Ashiku .... dhe pa asnjë grosh shpërblim dhe duke përballuar vetë shpenzimet e gjithë ciklin e faturave dhe infrastrukturës juridike ..... Unë iu përgjigja: KËSHTU TË DUA. LUFTARAK SI GJITHNJË. TA MARRËSH DHE TA ÇOJSH NË HAGË BASHKË ME 40 MIJË FIRMA TË NJERËZVE QË U MBYTET GJITHSHKA, E KALUARA DHE E ARDHMJA. DIBRA O SOT O KURRË DUHET MBROJTUR NGA ZHDUKJA E SAJ. PËRSHËNDETJE DHE URIME.

Abdurahim Ashiku

Athinë, 29 maj 2020

105 views

Shkrimet e fundit