top of page

Të dashurës nga një Matematikan


Të dashurës nga një Matematikan


Ty po te drejtohem, vajze moj syzeze;

me do a s'me do, kjo eshte hipoteze.


Pamja jote e embel, porsi teoreme;

kur te shoh perpara, sikur zgjidh probleme.


Ti je elegante si ekuacion;

mesi yt i holle porsi ypsilon.


Supet delikate, pika infleksioni;

qafa si cilinder, koka si trung koni.


Hunda si segment, posi rreze drite,

veshet simetrike, balli si orbite.


Buzet si elips, mjekra si kupole,

syte si dy vatra, vetull parabole.


C'mi ke ndare aq bukur floket si spirale,

moj tu thafte dora si me simetrale.


Rreze rrezatojne syt' e tu te qeta,

njeri rreze alfa, tjetri rreze beta.


Per ty psheretimat qe dalin rrethore

hapen vale-vale si rrathe bashkqendrore.


Une e ti nje thyese lidhur ne nje bosht

ti numerusi siper, une emerusi poshte.


Po s'ta bera jeten diell si pranvera,

c'vite me jane taksur mi shumezofte zerua.


Dashurise per ty mos ti shuhet vapa;

cdo fjale qe te thuash do ta fus ne kllapa.


Dhe, oh si do rritet me hapa ritmike

sot fuqi katrore, mot fuqi kubike.


Bukuria jote bukuri limit;

mi perndau mende gjer ne infinit.


Me trete formule, me shkrive te gjalle

si nje copez akull ne plus njeqind shkalle.


Folme shpirti im, shpirt ne maksimum

se pa ty s'kam gjume as ne minimum!

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page