Arqile Gjata
Na te birte e shekullit të ri, qe plakun e lame ne "shejtnin" e tij e cuem grushtin për me luftue nder lufta të reja dhe me fitue... Na te birte e shekullit të ri, filizat e një toke se rimun me lot, ku djerse e ballit u dikonte kot se dheu ynë qe kafshate e huej dhe ne marrzi duhej shum shtrejte t'u paguhej. Na te birte e shekullit të ri, vllazen te lindun e te rritun ne zi, kur tinglloi çast' i ynë i mbrame edhe fatlume ditem me thanë : S'duem me humbe
ne loje te pergjakte te historis njerzore, jo! jo! s'i duem humbjet prore duem ngadhnim! ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi te lirë! S'duem, për hirë
te kalbsinave te vjetra, qe kërkojnë "shejtnim", te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit qe te vajtojme prap këngën e trishtimit, këngën monotone, pa shpirt, te sklavnis te jem' një thumb i ngulun nder trute e njerzis. Na te birte e shekullit të ri, me hovin ton e te ndezun peshe, nder lufta të reja kemi m'u ndeshe dhe për fitore kem' me ra fli.
Kanga e Rinise
Rini, thueja kanges ma te bukur qe di!
Thueja kanges sate qe te vlon ne gji.
Nxirre gezimin tand' te shpertheje me vrull...
Mos e freno këngën! Le të marri udhe.
Thueja kanges, rini, pash syt e tu... Të rroki, te puthi kënga, te nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini... Dhe te na mbysi dallga prej ndjenjash te shkumbzueme q'i turbullon kënga.
Rini, thueja kanges dhe qeshu si femi Kumbi i zanit te perplaset për qielle dhe te ktheje prap te na, se hyjt ta kanë zili
e na te duem fort si te duem një diell.
Thueja kanges, Rini! Thueja kanges gezimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota është e jote.
Poema e Mjerimit
Kafshate qe s'kaperdihet është, or vlla, mjerimi, kafshate qe te mbete ne fyt edhe te ze trishtimi kur shef ftyra te zbeta edhe sy te jeshilta qe te shikojne si hije dhe shtrijne duert e mpita edhe ashtu te shtrime mbrapa teje mbesin te tanë jetën e vet derisa te vdesin. E mbi ta n'ajri, si ne qesendi, therin qiellen kryqat e minaret e ngurta, profetent dhe shejtent ne fushqeta te shumngjyrta shkelqejne.
E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulen e vet te shemtueme; është e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli qe e ka, syt qe e shprehin, buzët qe me kot mundohen ta mshefin janë femite e padijes e flite e perbuzjes, te mbetunat e flliqta rreth e perqark tryezes mbi te cilën hangri darken një qen e pamshirshem me bark shekulluer, gjithmon i pangishem. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele, zhele fund e maje, flamujt e një shprese te shkyme dhe te coptuem me te dalun bese.
Mjerimi terbohet ne dashuni epshore. Neper skaje t'errta, bashke me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, te qelbta, te ndyta, te lagta lakuriqen mishnat, si zhange; te verdhe e pisa; kaperthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojne, perpijne, thithen, puthen buzët e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n'epshin kaperthyes, kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajne fillin te marret, sherbtoret dhe lypsat qe nesër do linden me na i mbushe rrugat.
Mjerimi ne dritzen e synit te kerthini dridhet posi flaka e mekun qirini nën tavan te tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen nder mure plot danga, ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq tu' nduke gjite e shterruna te se zezes ame, e kjo prap shtazane, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e rande. Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lengon, e ama s'e don, por vetëm mallkon. Vall sa i trishtueshem është djepi i skamit ku foshnjen perkundin lott edhe te fshamit! Mjerimi rrit femin ne hijen e shtepive te nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive kur bashke me zoja flejne ne shtretent e lumnis.
Mjerimi pjek femin para se te burrnohet; don ta msoje t'i iki grushtit q'i kercnohet, atij grusht qe ne gjume e shterngon për fytit kur fillojnë kllapite e etheve prej unit dhe fytyren e femis e mblon hij' e vdekjes, një stoli e kobshme në vend te buzqeshjes. Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon qashtu edhe femia ne bark te dheut mbaron. Mjerimi punon, punon dit e nate tu' i vlue djersa ne gjoks edhe ne ballë, tue u zhigatun deri ne gjuje ne balte e prap zorret nga uja i bahen pale-pale.
Shperblim qesharak! Për qindenje afsh ne ditë vetëm: Lekë tre-katër dhe "marsh!". Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme, buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin permendore e një tregtis se ndyte, qe është i gjikuem te bije ne shtrat te vet i dytë; dhe për at sherbim ka për te marrë do franga nder çarçafe, nder fetyra dhe ne ndërgjegje danga. Mjerimi gjithashtu len dhe ne trashigim jo veç nëpër banka dhe ne gja te patundshme, por eshtnat e shtrembta e ne gjoks ndoj dhimbe, mund qe te len kujtim ditën e dikurshme kur pullaz' i shtepis u shemb edhe ra nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan' i njeriut qe vdiste nën tra. Kështu nën kambe te rande te zotit t'egersuem thotë prifti vdes ai qe çon jetë te dhunuem. Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqesinash mbushet got' e helmit ne trashigim brezninash. Mjerimi ka motër ngushulluese goten. Ne pijetore te qelbta, pranë tryezes plot zdrale te neveritshme, shpirti me etje derdh goten ne fyt për me harrue nandhetenand' halle. E gota e turbull, gota satanike tu' e ledhatue e pickon si gjarpni dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni, nën tryeze qan-qeshet ne formë tragjikomike. Të gjitha hallet skami ne gote i mbyt kur njeqind i derdh një nga një ne fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina dhe bajne tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima. Mjerimi s'ka gezim, por ka vetëm dhimba, dhimba paduruese qe te bajne te cmendesh, qe t'apin litarin te shkojsh fill' e te varesh ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshire. Por don vetëm te drejt! Mshire? Bije bastardhe e etenve dinake, te cilt ne mnyre pompoze posi farisejt i bijne lodertines me ndjejt dhelparak tu' ia leshue lypsiti një grosh te holl' ne shplake. Mjerimi është një njolle e pashlyeme ne ballë te njerzimit qe kalon nëpër shekuj. Dhe ket njolle kurr nuk është e mundshme ta shlyejne pacavrat qe zune myk nder tempuj.
Lutje
Të lutem, o perendi, për një simfoni me tinguj t'argjante e akorde t'arte.
Të lutem, o perendi, për një simfoni plot dashuni te nxehte si te vasha gjite kur vlojne ndijesite.
Të lutem, o perendi për një simfoni te defrej ne lumni t'u u perkunde n'ani te bukur t'andrrimeve te kalter, ku te fantazmeve buzët me tërheqin zjarrte e me digjen syt e flakte.
Të lutem, o perendi, për një simfoni e kurr, e kurr ma mos te zgjohemi.
Zgjimi
O vullnete te ndrydhuna nder grushta te celikta te shekujve te kaluem!
O vullnete te shtypuna me themra te ngurta te titajve te terbuem! Te cilet n'udhe per ne theqafje ketejpari i rane dhe vatrat tona ne mjerim i perlane...
O vullnete te ndrydhura!
O vullnete te shtypuna!
Shkundni prangat te mbrapshta! E me brime ngadhnyese, me hove viganash, deshirash flatruese, turniu ne te gjitha anet dhe poshte ne dhe zbritni - ndosht' aty keni per te gjete fillin e nje hymni, qe Illyri e vjeter nder kremtime kendonte, ndersa zemra e kombit ne liri kumbonte.
O vullnete te ndrydhuna!
O vullnete te shtypuna!
Tash shegjetat e flakta te shprehjes suej zharitse drejtoni kah qiella ne ball te hyut a te dreqit, i cili fatin tone mbytte ne mnije te vet perpise - Ta dije se te Birt' e Shqipes folen ia ngrehen vetvetit.
Pesha e fatit
Na shtypi fati e na bani krymba ne kensit dykambesh qe zbuluem hy'n edhe aq me teper e ngaterruem ny'n... shpirtent tone skyfera deshen te bahen pellumba.
(Rrini, mos skyfera! Pse te baheni pellumba? Mizat e parajsit ne jeten mbrapa vorrit kane me iu merzitun -- dhe mandej prej zorit do te pelcisni... Prandej: pse te baheni pellumba.)
Fat i yne mizor -- shpate e Damokleut Si vall! Te gjitha perpjekjet na deshtuen ne terr?
E jeta na bahet ma zi se sketerre.
Te vertetat, as rrenat, s'i ndihmuen Dheut.
Te vertetat dhe rrenat? -- Xhevahiret e cmuem Me ta kur te duesh e shet dhe e blen boten.
Por mos mendo se me ta do t'ia ndreqish rroten...
Jo se i pelqen jetecale me shkuem.
Me calue n'ane te djathte, me calue n'ane te majte... Si paljaco i gjore qe kah t'ia mbaje s'di, mbasi kamben e theu ne akrobaci -- jet' e tij asht helm me asnje pike mjalte.
Comentários