SYÇKATË


Bashkim Saliasi

LIRIKA Maji-Korrik 2021

SYÇKATË


Syçka e bukura

turbulluan dynjanë.

Në dritare syflutura

Si dallgë deti aman.


Buzë si petale

Lulehapur në pranverë.

Bilbilat arrë më arrë

S’pyesin për vapën në verë.


Posht luginës dy kodrina

Si dy shegë në një degë.

Dua si zog të qendroj,

Ti pushtoj, të ngre folenë.


Të ngre folen, të qemtoj

Sytë e bukur të vështroj.

Të më mbushin me frymzim,

ti bje me not detit në çdo drejtim.


Dhe të zhytem në thellësi,

Në lugina e livadhe

Le të më bëjnë zanat magji

Në syçkat e tua do hedh valle…


NË HORIZONT

E zhytur në kaltërsi

Me shikimin në horizont

Fluturoj të vij te Ti?

Jo nuk mundem, është e kot!?


Pse kaq larg vështrimin tret

S’të kam afër të marr në gji.

Të ti puth dy sytë e kaltër

Të nxjerr mallin me dashuri.


Gjoksin tënd të ledhatoj

Të ndez zjarrin që do ti

Dhe të dy të përqafuar

Të tretemi si qiri…