top of page

Sukses i kleptokracisë



Astrit Lulushi


Dallimi midis grabitësit dhe bamirësit është sa i madh është përfitimi i elitës nga njerëzit e thjeshtë. Konsiderohet kleptokrat ai që merr shumë dhe rishpërndan shumë pak për publikun. Burrë shteti konsiderohet ai që shpenzon paratë e taksave në programe të admiruara gjerësisht dhe nuk pasurohet vetë me këto veprime. Njerëzit pyesin - Pse duhet t’ia transferojnë frytet e punës një grabitësi? Kleptokracitë pa mbështetje përmbysen nga njerëzit e thjeshtë, ose nga kleptokratë të mundshëm që premtojnë një rishpërndarje të përfitimeve.

Elita përpiqet për të fituar mbështetje popullore për një mënyrë jetese më të rehatshme se njerëzit e zakonshëm. Këtë e bënë duke çarmatosur popullsinë dhe armatosur veten. Kjo është shumë më e lehtë në ditët e sotme, kur armët prodhohen vetëm në uzina të monopolizuara lehtësisht; ose kur elita përpiqet t’i bëjë njerëzit të lumtur, duke rishpërndarë shumë nga përfitimet e saj. Por ky parim përbën konflikt interesi ose nuk i shkon përshtat politikanëve.

Përdorimi i monopolit të forcës për të frenuar dhunën është avantazh i një shoqërie me ideologji të institucionalizuar. Përveç justifikimit të transferimit të pasurisë, kjo ideologji sjell dy përfitime të tjera; ndihmon elitën në zgjidhjen e problemit, dhe u jep njerëzve një motiv për të sakrifikuar veten në emër të të tjerëve. Me koston e disa anëtarëve që vdesin në betejë si ushtarë, e gjithë shoqëria bëhet më efektive për të zgjatur pushtetin e vjedhësve.

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page