top of page

Studimi monografik i studiuesit , etnologut, poetit dhe shkrimtarit Albert Habazaj

Updated: Feb 25, 2021


Studimi monografik “Lufta Kombëtare Vlorës dhe Historia në Epikën Historike” të studiuesit , etnologut, poetit dhe shkrimtarit Albert Habazaj., nga doc: Odise Çaçi 25 shkurt 2021

Kolegun dhe mikun tim Albert Habazaj e kam njohur kur isha pedagog në universitetin e Vlores, në tetor 2001 dhe në vazhdim , ku puna na lidhi më shumë ,kur unë kalova në detyrën e “Drejtorit të Zyrës Akademike” të Universitetot “Ismail Qemali” Vlorë.Alberti ishte njeri serioz dhe nje studiues i talentuar , me nje vullnet të hekurt dhe me një vështrim të largët si Shqiponja , që zbret nga mali i Çikës. Puna e tij këmbëngulëse, pasioni i tij ,ka çuar në botimin e nëntë librave me poezi, njëmbëdhjetë monografi, dhe dy monografi shkencore, ku njëra prej tyre po e analizojmë sot.Kjo monografi u botua në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës.Ai i bën një analizë kësaj epopeje nga tre këndvështrime, siç shprehet dr.Lluk Gjidede:” a– Kulturën e gjerë historike e letrare, dashurinë njerëzore e bujarinë për të dhuruar dituri,b-- Krenarinë e të qenit Lab; C–traditat atdhetare të familjes e të krahinës;d- Frymëzimin nga eposi i këngës Labe për luftën e Vlorës.” Të gjitha këto Albert Habazaj i ka gërshetuar në mënyrë artistike duke i dhënë origjinalitet të veçantë. .Eshtë folur shumë për luftën e Vlorës, janë shkruar vëllime të tëra, nga pjesëmarës si Gani Iljazi, Ago Agaj, Reshat Kripa, Muin Çami etj etj dhe do vazhdojnë të shkruajnë edhe sot, por do vazhdojë dhe në të ardhmen. Për mendimin tim Lufta e Vlorës shpëtoi Shqipërinë nga coptimi , së bashku më e Kongresin e Lusnjës dhe me eleminimin fizik të Esat Pashë Toptani nga Avni Rustemi në Paris.

Në libër, me argumenta bindëse, përcaktohen tre faktorët :Lufta mbarëpopullore me epiqendër në Vlorë ;Ndihmesa e diasporës shqiptare në SHBA ku duhet të veçojmë një bisedë e Nolit më gruan e Uilsonit , për të mbështetur Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920 si dhe solidariteti i popullit Italian në mbështetje të Luftës së Vlorës.Këto i ka pasqyruar me mjaft elegance e me një mjeshtri artistike Albert Habazaj., ku ju ftoj ti lexoni në këtë liber Përmbajtja e Monografisë Shkencore ka një hyrje me dy nën tema : A-Në “laboratorin” e Epikës Historike;Këtu autori ndalet në Konferencës e Parisit 18 janar 1919,ku Fuqitë e Mëdha , fituese të Luftës së Parë Botërore ,do të ndanin tortën e pas luftës dhe siç shprehet një studiues:”Vetëm e vërteta na bën njerëz të lirë”. Në “laboratorin” e Epikës Historike autori na sjell objektin e punimit Lufta e Vlorës në Epikën Historike., ku “hasmin deti e përpiu”, “Breshkamani, Breshkamani , dil steresë, dhe jo limanit” dhe autori na jep vazhdimësinë e këtyre këngëve në festa ,aktivitete lokale dhe kombëtare deri në ditët tona..”Nga Beuni vjen një kartë/Dërgon Komisioni i Lartë” b-Vlora një diamante i folklorit, një perlë mesdhetare.Këtu autori na sjell pjesëmarrjen e Vlorës në aktivitete lokale, kombëtare e ballkanike me materialet dhe gjetjet arkeologjike si trashegimnia kulturore mijëravjeçare..Autorit nuk i kanë shpëtuar as karnavalet e Nartes dhe ato të bregut Jonian, që bëheshin ditet e festive fetare, si vazhdimesi i politeizmit pagan. Autori u kujton politikanëve se :”Vlora është kyçi i Adriatikut dhe ka po kaq rëndësi si Gjibraltari dhe Dardanelet” dhe për udhëheqësit e luftës së Vlorës autori na thotë se:”Ata ishin prijësat”. . Ali Asllani, me pathosin e tij patriotik zgjonte shpresën për të ardhmen dhe dashurinë për Princeshën Vlorë:”Vlorën edhe Vlorën/Thelp e kam e kam në zemër.Ditën e kam dritë’/Natën e kam ëndrr…”Në luftën e Vlorës simbolet kombëtare ishin “Flamuri i Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemali” Populli i bluajti me fjalet “pipinot e makaronave” Edhe thënia lapidare e Osman Haxhiut kur i kujtoi generalit Plançentinit me ton burrëror e tepër krenar për atë që bënte për atdheun e tij::”Ky flamur na thërret në këtë ditë të shënjtë për bashkimin e trojeve shqiptare,siç e ka lënë amanet Ismail Beu.Vlora është shqiptare.Jashtë pushtuesit” dhe Petrit Velaj, sipas kujtimeve të Beqir Velo Kaninës, kujton: ”Sikur donin të lajmëronin Zotin atje lart për detyrën dhe betimine tyre në liri”.Dhe Halim Xhelo dikur shkruante për atdhetarinë dhe fisnikërinë:”Pra,në pati Greqia e moçme një Spartë e një Thermopile, Shqipëria e Re ka një Labëri dhe Qafën e Koçiut”.A ka më bukur se visari folklorik:”Kanan, t`u prish bukuria /Le të rrojë Shqipëria” dhe teatrin luftarak të Kotës:”Obobo, ç`na qënka Kotaj Kota !Më e bukur se Evropa!” Në vazhdim libri është ndarë në tre kapituj:Kapitulli I :Qëndrimi i historisë ndaj luftës së Vlorës e cila ndahet në shtatë sythe që janë:Vështrim historik mbi Luftën e Vlorës: Komiteti I Mbrojtjes Kombëtare,;Fillimi I Luftës sëVlorës;Jehona e Luftës së Vlorës;, Protokolli I Tiranës dhe Çlirimi I Vlorës; Interpretim i fakteve historike si dhe variantet folklorike për këngët e gjetura… Ju ftoj ti lexoni dhe do ngeleni te mahnitur nga trajtimi mjeshtror i Albertit. Një vëmëndje të veçantë autori ja ka kushtuar studiuesvet të huaj për Luftën e Vlorës.Këtu autori na sjell aspekte nga kolonizimi i tokave shqiptare … zonat ndërkufitare; Shqipëria sipas studiuesit Nikolla Kosta; Lufta e Vlorës ,sipas studiuesit Nikola Guy dhe në fund përshkruan me realizëm se si Qeveria e Tiranës, merr nën kontroll tokat e çliruara. Në kreun e Dytë Folklori dhe historia .Autori na jep fakte historike,trajtimin folklorik si dhe krijuesit e Epikës Historike të Luftës së Vlorës.Shëmbuj dhe fakte të kohës. Në kreun e Tretë Autori ndalet tek “Lokalizimi i Këngës Epike të Luftës së Vlorës.Alberti na sjell krijuesit e Epikës Historike…Sinan Mullahut, të Arshi Xhelilit, Tërbaçin, kontributi i Gruas në Luftën e Vlorës; Major Ahmet Cani-Lepenica dhe kontributi i tij në Luftën e Vlorës; Armeni dhe Osman Haxhiu,Heroi i Luftës së Vlorës; Qazim Koculi dhe folklori , dritëhijet… Autori na ka sjellë me mjeshtri Vajet dhe kengët e Grave për Luftën e Vlorës dhe trimat e saj. Dhe se fundi autorit nuk i kanë shpëtuar pa trajtuar marrëdhëniet italo-shqiptare në linjën e folklorit si dhe Europa në optikën e Epikës historike të Luftës së Vlorës, 1920. Në fund të Monografisë shkencore na ka dhënë disa përfundime: Autori është ndalur duke na dhënë edhe opinionet për Luftën e Vlorës:Si zgjidhje diplomatike; Realizoi rolin e duhur në favor të çështjes kombëtare ”Njëriu në të drejtën e tij nuk humbet”. Autori shtron me të drejtë pyetjen që kërkon zgjidhje në një Evropë “ me vlera dhe paqësore, me nje diversitet kulturor’ duke na sjellë nga Bibla shprehjen e Krishtit:”Duaje fqinjin si veten tënde”. Dhe vazhdon se “Ne jemi pjesë e Pellgut të Mesdheut, ku kemi në këto troje emrat e shënjtë , “stërgjyshërit ku kanë qënë dhe varret q`i kanë vënë”.Por Mesdheu, thotë autori është “një sistem i tërë qarkullimi”, ku do shtoja është si gjarkullimi I gjakut në trupin e njeriut.Pasi Mesdheu lidh Evropen me Azinë, dhe Afrikën… Me luftën e Vlorës ne krenohemi, pasi shpëtuam coptimin e mëtejshëm të Shqipërisë, për herë të tretë,prandaj dhe krenohemi edhe ne si brez pasardhësish Libri është pajisur me një stukturë pedagogjike, dhe pajisur me një bibliografi mjaft të pasur, që vetëm Alberti, si Drejtues I Bibliotekës së Universitetit “Ismali Qemali” Vlorë ,mund të gjurmonte në arkiva dhe të hidhte për publikun e lexuesin e gjere edhe shumë dokumenta, që flinin në arkiva dhe të mbuluara nga pluhuri i kohës… Unë do ta mbyllja këtë reçense me vlerësimin e Mjeshtrit të Madh, prof.dr.Bardhosh Gaçe ku shprehet se:”Studiuesi i entnologjisë dhe folklorit shqiptar MSC Albert Habazaj, krahas artikujve dhe studimeve folklorike gjatë dekadave të fundit, duke gjurmuar epokën historike të epopesë legjendare të Luftës së Vlorës 1920, I ka sjellë kulturës shqiptare një studim të gjërë e kompleks monografik ku nxjerr në dritë madhështinë e trimërisë Shqiptare dhe shpirtin e tij liridashës.”. I uroj kolegut dhe mikut tim Albert Habazaj , jetë, fat e suksese për të na dhënë vepra të tjera, që i ka në process. Vlorë, më 24 shkur 2021. Nga doc: Odise Çaçi

49 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page