Somborkat e shijshme nga Kosova tek Hilal Food Centre Kilburn High Road


Somborkat e shijshme nga Kosova tek Hilal Food Centre Kilburn High Road


Kualiteti më i ri i specave somborka sapo ka mbërritur tek supermarketi turk në Kilburn High Road. Mahmudi, pronari i këtij supermarketi Hilall Food e ka zgjedhur rrugën më të shpejtë nga fushat e Kosovës tek klientët e tij në Angli. Specat somborka tashmë janë dhe ato pranë klientëve të shumtë që mezi presin ti përdorin sipas traditës shqiptare.

Tashmë dihet se ky ekskluzivitet prej kohësh i përket kësaj kompanie që e ka fituar autoritetin e saj nga fushat e gjelbra të mbushura me kualitetet më të mira të specave. Këtë vitë specat somborka, janë edhe më të shijshme se çdoherë! Kosova është më afër, këte ua mundëson me vite të tëra kjo kompani që bashkëpunon vetëm për kualitet e cilësi dhe për të gjitha kërkesat e shqiptarëve në Britani të Madhe.

Në të gjithë bashkëpunim suksesi është gjithnjë ai që flet më shumë se të gjitha. Çmimet janë mjaft efikase dhe të arsyeshme. Këtë vitë, sikurse shihet, specat somborka, janë edhe më të shijshme se çdoherë në Kilburn High Street tek Hilal Supermarketi Turk! Dikur ishin më të priturat në Londër, tashmë jo vetëm kaq, janë një kualitet, sasi dhe cilësi tek supermarketi mik i shqiptarëve. Dikush e quan këtë nostalgji për ushqimin e fëmijërisë, kurse shumë të tjerë thonë se në kuzhinën tonë tradicionale ka edhe ushqime që shkojnë krah-për-krah me delikatesat më të famshme botërore. Ka shumë anekdota, e specat e tilla në mes të Londrës, harxhohen brenda ditës edhe pse kanë një çmim gati të njëjtë si në Kosovë. Kontigjentet e fundit të specave “somborka” kanë ardhur në Londër, dhe nëse keni fat, ju edhe mund t’i gjeni dhe t’i bleni ato. Por dihet tashmë se specat e kultivuara në fshatin Sibovc dhe Sveqël të Podujevës tash e një vit po eksportohen në Angli. Fermeri S. H. nga fshati Sibovc i Podujevës, ka mbjellë dy hektarë me spec të llojit të farës Austro – Hungareze të Somborit, që njihen në vend si ‘Somborka’. Ai këtë vit shprehet i kënaqur me rendiment dhe shitje të cilën e realizon në tregjet në vend. Kjo atë e ka shtyrë që vitin e ardhshëm ta dyfishojë sipërfaqen e mbjellë me këtë kulturë. Ndryshe nga H., fermeri tjetër B. V. nga fshati Sfeqël, ka vendosur që produktin e tij ta eksportojë. Ai ka përgatitur 16 tonë spec të cilët i ka dërguar në qendrën grumbulluese të pemëve dhe perimeve, në fshatin Sfeqël. Eksportimin e specave, në Gjermani dhe Suedi, fermeri Vokrri e ka filluar që nga viti i kaluar. Ndërkohë që përkrahja e USAID-it për kultivuesit e kësaj ane, as në këtë vit nuk ka munguar. Ndryshe, banorët e fshatit Sfeqël dhe Sibovc përveç që kultivojnë lloje të shumta të specit, ata kultivojnë edhe lakrën si dhe domatet e patatet. Tregu i specit në Kosovë është një treg për të cilin ka një kërkesë të madhe, prandaj plasimi i specit në treg nuk paraqet ndonjë problem për kultivuesit e tij.

Në treg janë të pranishme disa lloje të specave duke përfshirë specat somborka, speca të ajvarit, feferonat, specat e djegës, specat e kuqë, baburet dhe speca pa djegës. Pra të gjitha i gjeni:


Hilal Food Centre

322-324 Kilburn High Road

London

NW6 2QN

________________________________________________________________

English:


Delicious somborka from Kosovo at Hilal Food Center Kilburn High Road


The newest quality of somborka peppers has just arrived at the Turkish supermarket on Kilburn High Road. Mahmudi, the owner of this supermarket Hilall Food has chosen the fastest way from the fields of Kosovo to his customers in England. Somborka peppers are already available to many customers who can not wait to use them according to the Albanian tradition.

It is already known that this franchise has long belonged to this company that has gained its authority from the green fields filled with the best qualities of peppers. This year, somborka peppers are even tastier than ever! Kosovo is closer, this is enabled for years by this company that cooperates only for quality and quality and for all the requirements of Albanians in Great Britain.

In all collaborations success is always the one that speaks most of all. Prices are quite efficient and reasonable. This year, as you can see, the somborka peppers are even tastier than ever on Kilburn High Street at Hilal Turkish Supermarket! Once they were the most awaited in London, now not only that, they are a quality, quantity and quality in the friendly supermarket of Albanians. Some call this nostalgia for childhood food, while many others say that in our traditional cuisine there are also foods that go hand in hand with the world’s most famous delicacies. There are many anecdotes, and such peppers in the middle of London, are consumed during the day even though they have a price almost the same as in Kosovo. The latest contingents of "somborka" peppers have arrived in London, and if you are lucky, you can also find and buy them. But it is already known that peppers grown in the villages of Sibovc and Sveqël in Podujeva have been exported to England for a year now. Farmer S. H. from the village of Sibovc in Podujeva, has planted two hectares of peppers of the Austro-Hungarian seed of Sombor, known locally as ‘Somborka’. This year he is satisfied with the yield and sales he realizes in the markets in the country. This has pushed him to double the area planted with this crop next year. Unlike H., the other farmer B. V. from the village of Sfeqël, has decided to export his product. He prepared 16 tons of peppers which he sent to the fruit and vegetable collection center in the village of Sfeqël. Farmer Vokrri started exporting peppers to Germany and Sweden last year. While USAID support for growers in this area, even this year has not been lacking. Otherwise, the inhabitants of the village of Sfeqël and Sibovc, in addition to cultivating many species of spice, they also cultivate cabbage as well as tomatoes and potatoes. The spice market in Kosovo is a market for which there is a great demand, therefore the placement of spice in the market is not a problem for its growers.

There are several types of peppers on the market including somborka peppers, ajvar peppers, pepperoni, chili peppers, red peppers, baburs and non-chili peppers. So you find them all:


Hilal Food Center

322-324 Kilburn High Road

London

NW6 2QN