top of page

SKULPTURA E GJALLË…


TRE POEZI NGA MYSLIM MASKA

SKULPTURA E GJALLË…

Skulpturat s’i bënë vend,

Por dhe nuk e dëbuan.

I verbëri ecte me shkopin e vjetër,

Duke trokitur mbi pllakat e dyshemesë

Si mbi tastjerë të një pianoje gjigante

Dhe kompozonte sinfoni

Që i dëgjonte, ndoshta,

Vetëm ai…

Befas pa dritë!

U përkul para skulpturave,

Vuri dorën në zemër dhe tha:

U verbova,

Se tërë jetën dashurova dritën,

D.m.th. Ju…

Dhe ra në dysheme

Dhe vdiq.

Brofën skulpturat, e morën në krahë

Dhe e vunë në BALLË të “MUZEUT”,

Pritën sa ngriu në këmbë.

Pastaj,

Sypërlotur,

Zunë përsëri vendet që kishin…

KUR EDHE PASQYRA

Kur dhe pasqyra verbohet

Nga bukuroshja

Që krihet përballë saj,

Vaj halli, ç’bëhet me djemtë…

Po ajo vetë si do t’ia bëjë vallë,

Kur të rrudhet

E të fishket?...

* * *

Vesa, vdes prej diellit…

Çdo ditë prej bukurive,

Nga pakëz tretem unë…

 
 
 

2 commentaires


mich.maska
15 sept. 2021

I nderuar Z. Athanasi, falnderimet e mia te perzemerta, per vleresimin e

tre poezive te mia. Suksese ne krijimtarine tuaj i nderuar shkrimtar. Myslim Maska,Athine.

J'aime

sotir.mimi
sotir.mimi
15 sept. 2021

S.Athanasi:

Lexoj tre perla poetiko-filozofike dhe mendohem më kot diç të shkruaj. Sepse druhem mos i prish diku tingëllimin e gjetiu jehonën e këtyre domethënieve me forcë drite dhe bëhem njësh me 'to. Urime, miku ynë!

S.Athanasi! Athinë.

J'aime

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page