top of page

Skemat e korrupsionit në kullimin e „Çelikut të Partisë“


Skemat e korrupsionit në kullimin e „Çelikut të Partisë“



Një nga shenjat më serioze të natyrës kriminale-korruptive të tranzicionit shqiptar nga një sistem komunist totalitar në demokraci është shterimi i pakontrolluar i ndërmarrjeve shtetërore, i cili filloi pas rënies së qeverisë së Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) në vitin 1990-92. Në shumicën e rasteve, kjo është kryer nga një lëvizje nën rrogoz treshe e ndikuar nga skemat e korrupsionit (1) ku përfshihen individë dhe kompani të afërta me ish-qeverinë komuniste, mosveprimi/bashkëpunimi i autoriteteve ekzekutive dhe legjislative (2) dhe bllokimi i përpjekjeve për të përgjuar sifonimin nga forcat e rendit, ku dominnte ende sistemi i hijezuar dhe i derivuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të RPSSH-së, shërbimet speciale dhe gjyqësori (3). Skemat e krijuara të korrupsionit u bënë baza të mekanizmave që funksiononin mjaft mirë, që të bllokojnë mbrojtjen e interesit shtetëror, pavarësisht nga drejtimi i shumicës që vinte në skenën politike pas 22 marsit 1992 dhë që tashmë i përkiste skemës së re të ndryshimeve politike në Shqipëri, gjë që në disa vende të Ballkanit kishte filluar që në vitin 1989, apo në vitin 1990-të.



Skemat e korrupsionit janë aplikuar me sukses në më shumë se dhjtera ndërrmarje ish-shtetërore, por rasti i kullimit të një prej gjigantëve të industrisë shqiptare Kombinati Metalurgjik në Elbasan është emblematik. Në tharjen e pasurisë së tij brenda dhe jashtë vendit pas ndryshimeve, interesat financiare të pjesëmarrësve nga pushteti i vjetër komunist (nomenklaturë dhe politikanë), individë dhe kompani të krijuara nga Sigurimi i Shtetit për të zbatuar disa nga projektet sekrete të tyre janë të ndërthurura dhe strukturat ekonomike të „kapitalit të madh“ në Shqipëri të sapo shfaqur pas rënies së komunizmit, siç për shembull kompanitë që erdhën dhe u krijuan nga burimet e nomenklaturës së ish-BRPSSH-së, të cilat nisën privatizime ndërrmajesh, repartesh dhe mjedisesh pa bërë fare llogari. Të nisura në fund të regjimit komunist, këto operacione përfunduan pas ndryshimeve që ndodhën nën rrogoz dhe betejat për “thithjen” e flukseve financiare prej tyre në shumën e miliona dollarëve vazhduan deri në fund të vitit ’92 e ndoshta dhe në kapërcyell të 93-shit, ku u gllabërruan gjërat me vlerë, ato që kishin kosto të madhe, kobalti, çeliku, bobinat me materiale të kushtueshme, e mjaft emjaft të tjera.

Ndërtimi i Metalurgjikut, që më vonë iu ngjiz emri „Çeliku i Partisë“ filloi kur Byroja Politike e KQ të PPSH-së dha dritën jeshile për ndërtimin e një sërë kapacitetesh të reja të industrisë shqiptare, duke shfrytëzuar ndihmën e miqësisë me Kinën. Më pas, specializimet në fusha të ndryshme të ekonomisë shpërndahen midis skemave të ndryshme, ku pasojnë dhe kryesojnë direktivat thjesht propagandistike e kosto shterruese. Në sektorin e inxhinierisë mekanike, humori kishte dalë me prodhimin. Etraktorit të parë shqiptar, që s'lëvizi nga ekspozita ku u ngul dhe u ekspozua në Tiranë. Kështu syri qorr i „Çelikut të Partisë“ bëhej një dritë e madhe vetëm në fletoret e propagandës dhe në jetët që kancerizoheshin nga tymërrat në Elbasan. Kur është ngritur zëri për ndotjen theksi ka mënjanuar atë dhe ka shënuar rëndësinë për inxhinierinë mekanike në Byronë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së. Ideja e tij ishte të përqendronte përpjekjet në zhvillimin e prodhimeve të reja në këtë sekstor, me të cilat do të përmbytej bllokada e egër kapitalisto-revizioniste. Por kjo u harrua shpejt. Ndotja shkoi deri në frmën më të re të lindur në Elbasan, ku hurmat, portokallat, hardhitë e pemët etjera, bujqësia kishin vënë sy të shtrembër tek njeriu që nuk donte të besonte se po shkatërrohej e gjitha, madje dhe bl;egtoria kishte filluar të hakmerrej duke sjellë në jetë kafshë të mistershme falë këtyre ndotjeve masive.

Ndërsa kjo ishte poshtë, atje lart vazhdonte miti i dollarëve të „Çelikut të Partisë“. Megjithatë, një nga mitet që vazhdon të përjetësohet është se projekti i Uzinës së Kobaltit ishte i suksesshëm dhe i solli vendit mijëra dollarë fitime(?!) Ish-zëvendësministri i Industrisë i asaj kohe pohonte se bëhet fjalë për 220 mijë dollarë. Po ta shikoni më nga afër deklaratën e tij, do të shihni se me gjysmën e kësaj shume janë kthyer kreditë me të cilat është nisur projekti, d.m.th. fitimi neto nuk është 220 mijë dollarë, por dy herë më pak. Në gazetat e asaj kohe dihej se gjëra të tilla nuk publikoheshin. Sa fitimprurës ishte me të vërtetë projekti i Uzinës së Kobaltit dhe a ka një burim të besueshëm që ka dokumentuar fitimet e tij aktuale?

Përgjigja është “po” dhe këto janë llogaritë bankare përmes të cilave kanë lëvizur fondet e projektit. Një kontroll mbi to është bërë nga i vetmi rishikim i BKsh-së, i kryer nga “Mbikëqyrja Bankare” pas ndryshimeve në Shqipëri (Por edhe ky është mbajtur mjaft sekret, ose është eleminuar). Konkluzioni i saj u pëshpërit në gazetën „RD“, por nuk u bë publik dhe mbeti i fshehur nga publiku për vite me radhë. Kjo është ajo dritë e rëndësishme që rishikimi i domosdoshëm hedh në anën financiare të projektit në fjalë. Po sa të tjera projekte si këto u shuan në ajër? Ku shkuan paratë e bobinave të Remontit Elektrik në Metalurgjik? Sa miliona dollarë iu vollën Shqipërisë që një grusht pasanikësh të kuq të bëheshin kapitalistët e sotëm oligarkë që kontrollojnë mediat, politikën, … jetën e shqiptarëve?

9 views0 comments

Opmerkingen


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page