top of page

SIMBOLI I KUJTIMEVE


SIMBOLI I KUJTIMEVE !....


- Tregim studentor


NGA SPASSE THANASI


- Kujtim Gjondedaj u diplomua për ekonomist agrar në vitin 1969 në Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës (ILB) dhe kur u emërua si Shef i Planit në Ndërmarrjen Bujqësore“RINIA” në Ujin e Ftohtë, Vlorë ai u mahnit nga natyra dhe nostalgjia për vitet e rinisë së babait të tij, sepse tashmë rinia e tij e pati fillesën e parë pikërisht aty…

Me sy fëmije, vetëm 5 vjeç në vitet 1948 –1951, dëgjonte vajet dhe ligjërimet labërishte për martirët e Luftës Antifashiste Nacional- çlirimtare dhe kjo gjë i krijonte një atmosferë drithëruese në trup….Vajtimi koral i Nënave të martirëve të luftës ishte një traditë mortore në Labëri. Ky ligjërim koral s’mbaronte derisa kryhej ceremonia e varrimit. Eshtrat e dëshmorëve të atdheut mblidheshin anë e kënd dhe i sillnin në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë, mbyllur në arka të kuqe dhe më pas çoheshin drejt varrezave të dëshmorëve shoqeruar nga një kortezh ku numuri i njerëzve s’kishte të mbaruar…

Kjo periudhë i ka lënë Kujtim Gjondedaj një ndjesi të madhe sa dhe lotonte pas krahëve të nënës që e merte me vete përkrah nënave të pikëlluara në vajë e ligjërime. Dhe ky është shënimi i parë i Kujtimit pas viteve të para të çlirimit.

Më pas në pushimet verore bashkë me mamanë vizitonte të afërmit dhe miqtë, dhe i zgjonin një kureshtje të madhe studentët që vinin nga jashtë shtetit ( Bashkimi Sovjetik), ku studjonin. Në Tërbaç ishin me se 20 studentë të moshës në Petërburg, Krakovë e Rigë, prej të cilëve kushërinjë të afërtë të babait të tij Baxhul Gjondedaj…Dhe mendoi me vete ngjarjen e gëzuar të përfundimit të shkollës si një moment sublim i jetës…

1.

Si një trill fëmije iu dukën librat e shkollës 7-vjeçare, që shtypeshin në Bashkimin Sovjetik dhe ishin të ilustruar me ngjyra shumë të bukura.. E zhytën në ëndërr mollët e kuqe e të verdha të kultivuara nga shkencëtari i madh rus, Micurini… Ja , kështu do të bëhem, një shkencëtar i madh i prodhimit të këtyre mollëve të kuqe, edhe në vendin tim !,- i pohoi vetes fëmijë. Me këtë peng të idhullit të tij, Micurinit, Kujtim Gjondedaj studjoi për frutikulturë. Më 16 Shtator1957 filloi shkollën e mesme bujqësore “Ylli i Kuq” Kavajë në të cilën u diplomua më 10 Korrik 1961 me titullin “agronom i mesëm”. Si specialist i frutikulturës në qendrën eksperimentale të Laprakës, Tiranë prefeksionoi të gjitha llojet e shartimeve të drurëve frutorë, sidomos shartimin e vështirë të sharmenteve të hardhisë në tavolinë me metodën angleze.Për këtë pasion u bë jehonë edhe në shtypin e kohës….Deri sa filloi studimet e larta në Institutin e Lartë Bujqësor Kamëz,ai punoi si agronom i mesëm në fshatin Tërbaç të Vlorës ku ushtroi profesionin si kopshtar privat në të gjitha drurët frutorë të Zonës. Si agronom në kooperativën e Sevasterit ku punoi 3 vjet, tarracoi një faqe kodre dhe sipas vijave iziopse e mbolli me ullinjë. Përdori vetë instrumentin e vështirë të teodolitit ku edhe sot ka mbetur si kujtim i hershëm “Ullishtja e krijuar nga agronomi Kujtim Gjondedaj”.

2.

Si idealist i ri, vetëm 25 vjeç, u diplomua për ekonomist agrar në vitin 1969 në Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës (ILB) dhe kur u emërua si Shef i Planit në Ndërmarrjen Bujqësore “RINIA” në Ujin e Ftohtë, Vlorë ai u mahnit nga natyra dhe nostalgjia për vitet e rinisë së babait të tij, sepse tashmë rinia e tij e pati fillesën e parë pikërisht aty.

Në një kohë të shkurtër ai pati edhe dy transferime : fillimisht në fermën e Llakatundit, Vlorë dhe më pas emërimi si specialist në Ministrinë e Bujqësisë në Tiranë.Kjo kohë i solli edhe fejesën e martesën me Margarita Numani dhe më 23 Prill 1973 u bë prindër me një vajzë, Entela. Pastaj lindën edhe të tjerët Alketi, Irida dhe Belina…

3.

Kujtim Gjondedaj ka qënë student i viteve 1964 – 1969 në ILB, Kamëz ( sot Universiteti Bujqësor). Në kujtimet e tij të shkruara në 30-vjetorin e ndarjes me Institutin Bujqësor, që e ndjeu dhe e përjetoi bukur në shpirtë, ai shkruante :

- Ne ishim pasqyra e pedagogëve dhe pedagogët pasqyra e shkollës.Cdo shkollë gjykohet e peshohet sipas stafit pedagogjik të saj…Në vitin 1967 na erdhi për Ekonomi Agrare pedagogu Razip Ruka. Sa i përgatitur, sa komunikues dhe i respektuar na u bë për të gjitha kurset e Fakultetit të Ekonomisë Agrare. Jetonte në një dhomë së bashku me pedagogun tjetër Henrik Konomi. Aq sa ishte mbresëlënës për Organizimin e Ekonomisë Bujqësore, aq ishte edhe metodist i gjerë e tolerant ndaj vërejtjeve e sugjerimeve të studentëve e të kolegëve të tjerë. Në shumë breza të atyre viteve është rrënjosur kujtimi dhe respekti ndaj treshes së lëndëve shoqerore: e paharruar mbetet pedagogja Remzie Bezhani, e cila në maredhënie me studentët ishte krejtësisht shoqerore dhe njerëzore…Pjesë organike e kësaj kujtese është pedagogu tjetër Myfit Balani. Atë zë të butë dhe të qetë, sikur e dëgjoj edhe sot. Nuk ishte thjeshtë një pedagog, por edhe një educator i palodhur që preukupohej për cdo problem e hall të studentëve….Pedagogu i Materializmit Dialektik e Historik Profesor Hulusi Hako ishte një ligjërues i denj në auditor. Ai nuk krijonte ndonjë “hije” sepse nuk ishte tip imponues, por nxiste që truri të përtypte lëndën që në auditor. Bile nuk mungonte edhe ndonjë ndërhyrje humori nga pedagogu, sa herë shikonte mërzitje e vështirësi në fytyrat tona rinore…

Në Fakultetin e Agronomisë gjatë viteve 1960 – 1965 kishte edhe disa student të huaj : një irakian simpatik që vishej me pallto “Gub”, gri, një algjerian imcak -brun. Midis 5 kubanezëve (1964 – 1969) dallohej një zeshkan i zakonshëm, gjithnjë i qeshur. Dy nga këta studentë të huaj në vitin e parë i kisha në grup dhe në dhomën e konviktit. Në Institut studjonin atëhere edhe irakiani Sali Numan e algjeriani Almirush, që u shqua për inteligjencë e rezultate të mira që më 1978 ai shkoi në Kinë…


53 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page