
(përsiatje)
.1.
U linda në dheun tënd, Naim,
edhe fati,
edhe nderi im.
Gjeta të shkruar fjalën,
gjeta ndezur qiririn,
gjeta të gjelbër pyllin,
të lartë malin e lisin,
të shenjtë bagëtinë,
të gatuar me zjarr zemrën
që merr vrapin e s' ndalet,
kërkon mëmësinë.
Yti ish dheu im,
o i mërguari, Naim,
E lërove me penë,
grëc-grëc me penë,
i fale qëngjin dhe delen,
këngën e bilbilit,
xhyranë,
burimin e ujit të ftohtë,
bimën, frutin, kopenë.
E rilinde me penë.
2.
Qindra e mijëra shpatarë,
fituan dhjetra beteja,
grinë mijra barbarë,
vanë,
në varret e të shumtëve flenë.
Sikur kurrë nuk ishin,
sikur kurrë s'u panë.
Vanë.
Lisat e gjatë janë prerë
dhjetë herë, njëqind herë prerë,
cungjet kanë mbushur dhenë,
degë e gjethe u kalbën,
farërat ndërruan folenë.
Ti, këtu,
në çdo çukë,
në çdo kodër, gërxh e pemë,
grëc-grëc me penë
3.
Rrapo Hekali thirri, malet tundi,
nga tujet pashanë e shkundi,